Gjykatat bosh, KLGJ nis procesin e transferimit të gjyqtarëve

January 27, 2019 14:29

Gjykatat bosh, KLGJ nis procesin e transferimit të gjyqtarëve

Ndërsa shkarkimet po bëjnë që në disa gjykata të mos arrihet plotësimi i trupave të nevojshme gjyqësore, qeveria ka gjetur një zgjidhje alternative për të zgjidhur të paktën përkohësisht problemin.

Përmes një vendimi që mban datën e 1 janarit, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë udhë procesit të delegimit dhe të transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve në gjykatat që nuk arrijnë të krijojnë dot trupa gjykuese.

Vendimi është miratuar më 21 janar nga Këshilli i Ministrave dhe e lejon KLGJ të ndërmarrë Fillimin e procesit për krijimin e skemës së delegimit, si dhe, deri në zbatimin e saj, për transferimin e përkohshëm në çdo gjykatë ku  evidentohet nevoja për krijimin e trupës gjyqësore në rastin konkret.

Vendimi parashikon që të kërkohet pëlqimi i të gjithë magjistratëve në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit në Republikën e Shqipërisë, që pa lëvizur nga pozicioni ku është emëruar, të kandidojnë në skemën e delegimit.

Deklaratat për dhënien e pëlqimit grumbullohen nge Krerët e Gjykatave përkatëse, të cilët i depozitojnë më pas pranë Këshillit të lartë Gjyqësor.

l.h/ dita

January 27, 2019 14:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*