Gjykatat janë në ngërç, KLD “shpik” gjyqtarët fluturues

January 20, 2018 20:45

Gjykatat janë në ngërç, KLD “shpik” gjyqtarët fluturues

Prej muajsh Këshilli i Lartë i Drejtësisë po vepron me kompetenca të kufizuara derisa të ngrihen organet e reja, siç është edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Por përsa kohë KLD nuk mund të emërojë gjyqtarë, kriza ka prekur të gjitha gjykatat e Apelit, tek të cilat ka mungesa me gjyqtarë.

Por KLD ka mundësi të ndërhyjë në këtë situatë vetëm duke deleguar trupa gjyqësore nga njëra gjykatë në tjetrën.

Rezulton se për shkak të konsumimit të trupave gjyqësore në Apel , delegimi është forma më e shpeshtë e ndërhyrjeve në gjykata duke sjellë gjatë këtij viti edhe fenomenin më të ri, që është gjyqtari shëtitës.

Ky fenomen ka prekur të gjitha gjykatat e Apelit, ku përmes delegimit janë kthyer në gjyqtarë shëtitës, trupa gjyqtarësh që gjykojnë nga Vlora në Shkodër dhe anasjelltas, nga Vlora në Gjirokastër, apo nga Tirana në Gjirokastër. Me gjyqtarë shëtitës pra, të deleguar, po gjykohen edhe dosje të forta në Apelin e Krimeve të Rënda sikurse është edhe dosja e Dritan Dajtit.

Ndërkohë dy gjykata, ajo e Lushnjes dhe e Kavajës kanë ngelur me dy dhe tre gjyqtarë.

Nga ana tjetër gjykata që ka nevojë më shumë për gjyqtarë për shkak të stokut është gjykata e Apelit Administrativ që shqyrton në rang vendi si shkallë e dytë.

Edhe në këtë gjykatë pritet të delegohen 10 gjyqtarë me vendim të KLD që do të ndikonin në zhbllokimin e dosjeve e për pasojë edhe në gjykimin sa më shpejtë në dobi të qytetarëve.

Situata është rënduar akoma më tej edhe nga ndërhyrja e Gjykatës Kushtetuese që me shfuqizimin e disa neneve në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve i ka lidhur gjithashtu duart organit të vetëm të qeverisjes së gjyqësorit.

Pas shfuqizimit të neneve 101 dhe 102, KLD nuk mund të veprojë me masa administrative apo vërejtje për gjyqtarët që abuzojnë me detyrën.

Sikurse shfuqizimi i nenit 152 i krijon ngërç KLD-së në vendime, me përjashtim të rasteve kur gjyqtari është i arrestuar apo është marrë i pandehur.

January 20, 2018 20:45
Komento

2 Komente

  1. traveling board of judges January 20, 21:33

    delegimi i gjyqtareve perkohshmerisht nuk i pelqen dikujt?
    ketej pertej detit mos i kujtoni gjyqtaret te instaluar pas karrigeve me vida e nuk luajne vendit?
    Dy here ne vit delegohet nje skuader gjyqtaresh nga qendra ne institucionin ku punojme, per te gjykuar padite e kerkesat.
    Plus edhe gjykimet permes Videokonferencave, pra ne distance.
    Njerezit komentojne shume por vetveten e edukojne pak.

    Reply to this comment
  2. alphade January 21, 01:15

    Deri tani gjyqtaret nuk shikonin dosjet por xhepat e tyre. Flinin gjume mbi dosjet dhe tash qe u “zgjuan” ,ia hoqen
    dosjet nga duart.
    Sa per gjyqtaret “shetites” ,nje metode pune e tille eshte
    praktikuar ne Angline e shek. 18-te dhe kjo tregon se ne
    si vend,si popull dhe si shtet jemi 200 e ca vjet mbrapa,
    me keto “gjykates shetites” , me nje ndryshim se atehere
    ne Angli udhetimi behej me Pajtona,qe terhiqeshin nga
    kuaj te zinj,ndersa sot ” gjyqtaret shetites” udhetojne me
    benza te tipit te fundit dhe me xhepat plot me para e sall-
    tanete sulltanatesh dhe zhargoni i tyre i ngjan atij Zago-
    njorit apo “Kostas” qe jane shndrruar ne turpi i botes.
    Megjithate neve si popull na ngushullon fakti se ditet e
    ketyre hajnave e te korruptuarve jane te numuruara…!
    Vettingu,melhemi i sherimit te sistemit te drejtesise e po-
    litikane te korruptuar te tipit : Sali Ram Vicidoli, Ilir Meta
    Cepani,Lulzim Basha Dibrani ,Kokemadhja, etj.etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*