Gjykatësi me rreptësi ekzemplare: 15 vjeçari i bardhë dënohet si me qenë 25 vjeçar rom

June 10, 2018 17:01

Gjykatësi me rreptësi ekzemplare: 15 vjeçari i bardhë dënohet si me qenë 25 vjeçar rom

Vjedhësi i bardhë 15 vjeçar i kapakëve të pusetave, do të marrë ndëshkim shembullor: Ai do të gjykohet si një hajdut 25 vjeçar rom i pusetave.

Ngjarja ka ndodhur në seancën e djeshme ku u caktua masa e sigurisë, gjyqtari Skifter Qifti bëri një hyrje deklarative, të denjë për analet e historisë së jurisprudencës shqiptare:

“Shoqëria jonë nuk mund të tolerojë më këto sjellje. Urdhëroj që këtej e tutje, 15 vjeçari i bardhë Euglent Popi të gjykohet si hajdut evgjit 25 vjeçar i kapakëve të pusetave”.

Ashpërsimi i ligjit, që synon t’i frenojë këto fenomene të padenjë për qytetarët jo-romë të Republikës, ka zënë gafil familjarët e adoleshentit të bardhë dhe vetë atë. Të afërmit shpërthyen në lot, ndërsa vetë i pandehuri humbi toruan dhe s’po merrte vesh çfarë kishte ndodhur.

 “Jo si xax, jo të lutem plako”, u përlot adoleshenti, por pa dobi.

Kështu, Euglent Popi mori masën e arrestit me burg, por ndëshkimi spektakolar i gjyqtarit Qifti nuk mbaron me kaq.

Ne kuadër të luftës kundër paragjykimeve racore në drejtësi dhe unifikimit të dënimeve pavarësisht ngjyrës së të pandehurve, ai udhëzoi sekretarinë që hajdutit të bardhë, këtej e tutje t’i referohet si Moli me banim tek bregu i Lumit, baba i shtatë fëmijëve.

“Le ta shohin tani të huajt si i zbatojmë ne reformat radikale,” deklaroi solemnisht gjyqtari Skifter Qifti.

Shënim: Gojët e Liga është një rubrikë satirike anti-diskriminim; të në kundërt, është për diskriminimin uniform të të gjithëve, pa dalli.

June 10, 2018 17:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*