GJYNAF KE ZOTI / Miçua ekspozon marifetin sesi bota e ka ngopur Edin me lugë bosh gjithë këto vite  

October 29, 2019 23:40

GJYNAF KE ZOTI / Miçua ekspozon marifetin sesi bota e ka ngopur Edin me lugë bosh gjithë këto vite  

ATHINË – “O gjigand, këtë kullaron e ke të paparë!”

Një sekuencë video e shpërndarë nga stafi i kryeministrit shqiptar Edi KM, që supozohej të ilustronte sharmin e parezistueshëm të shefit kundrejt liderëve të botës, zbuloi pa dashje mënyrën sesi dynjaja perëndimore e ka ngopur Edin me lugë bosh sistematikisht gjithë këto vite, mësojnë me dhimbje Gojët e Liga.

Episodi ka të bëjë me një takim 35 sekondash të të zotit të shtëpisë, kryeministrit grek Miço, me mysafirin Edi KM të ftuar në një forum të rëndësishëm greko-arab.

Miçua bëri sikur ishte pataksur aq shumë nga bukuria e kravatës së Edi KM-së, saqë nuk u përmbajt dot pa i bërë komplimentin e mësipërm.

Sipas burimeve, kreu i asaj që ka mbetur nga shteti shqiptar nisi t’i shpjegojë Miços sesi e kishte dizenjuar vetë kravatën, nisur nga një pikturë e tija, dhe sesi mund t’i gjente edhe atij një me çmim të mirë.

Nga njëri kompliment në tjetrin, Miço i kërkoi si rastësisht Edit të zbatonin marrëveshjen e vjetër të detit.

Edi KM, i bezdisur nga tema, i tha shpejt e shpejt “Po ore, ç’e vret mendjen”, dhe iu rikthye temës së dizenjove.

Sipas një kërkimi arkivor, Gojët e Liga zbulojnë se kjo është vetëm hera e fundit që shefin e ekzekutivit shqiptar e trullosin në atë farë feje me komplimente, saqë ai nuk e ka më vëmendjen e duhur kur thotë Po ose Jo për çështje jo dhe aq serioze sa arti dhe vizatimet, si për shembull, çështjet ekzistenciale të shtetit.

Ka mbetur në histori deklarata e sinqertë e politikanit rural ballkanik Vuçiç, katundarit që pranoi para kamerave të gjithë botës se ai nuk mund të jetë në lartësinë e një super-politikani global si Edi KM. Menjeherë pas kësaj, ky i fundit ishte dakord të këmbeheshin territoret e Kosovës dhe Serbisë me ligjin 7501 për tokat bujqësore.

Më herët akoma, politikanët italianë shpreheshin të mrekulluar me frëngjishten e tij, gjermanët me italishten e tij, francezët me greqishten e tij, e kështu me radhë.

Një tjetër pikë kulmore ishte kur Edi KM u paraqit në marshimin plurifetar të Parisit me tre lapsa me ngjyra në xhep. Siç tashmë dihet, që nga ajo kohë shumica e liderëve globalë qarkullojnë nëpër samite e forume, me tufa lapsash me ngjyra në xhepin e pasëm të pantallonave.

Gjithashtu kombinimi qiellor i kostumit zyrtar me atlete të bardha, mori aq shumë komplimente nga Angela Merkel, saqë Edi KM as e dëgjoi fare fjalinë e mëpasme të kancelares gjermane, “shiko, këtë punën e hapjes së negociatave harroje për ca vite; edhe drogë edhe negociata, nuk shkojnë bashkë”.

Madje Edi KM shtoi shkarazi, “e mo mirë, ç’e vret mendjen,” dhe vijoi të shpjegojë se ku i kishte blerë atletet.

Publiku e mban mend mirë, se i vetmi rast kur Edi KM u bind të hiqte dorë nga atletet në takime zyrtare dhe të mbathte këpucë lustrafin, hoqi pantallonat dhe veshi poture, për të cilat mori lëvdata zyrtare nga Samiti i III-të i fiseve uzbeko-turkmeno-kirgize…

P.S. Po e ndërpresim këtë raportim, për të njoftuar se Miçua sapo i bëri një kompliment tjetër Edi KM-së, këtë rradhë për cirkat fine të këmishës. Në këmbim, mori premtimin për ngritjen e një varreze të ushtarëve grekë në Burrel.        

 

*****

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike që nuk pranon komplimente. Dëgjuat?

October 29, 2019 23:40
Komento

9 Komente

  1. Zef Shpatari October 29, 20:42

    humor me shume vend

    Rama përpiqet që në takimet dhe samitet e mëdha, në vend të përgatitet për të arritur diçka në favor të vendit, gjithë preokupimi i tij është dukja si “specie” e veçantë.

    Kështu ka vepruar në Bruksel, Berlin e Strasburg, duke “korrur” vëmendje, por duke arritur zero rezultat për negociatat.

    Këtë gjë po bën dhe në Athinë, ku në vend që të përgatitej për bisedimet e vështira me Mitsotakis, kujdeset për “lukun”.

    Rikthimi në axhendë i marrëveshjes së 2009 Basha-Bakojanis për “Detin”, një skandal

    Reply to this comment
  2. Palla e Bishtit October 29, 21:35

    Mire ja kini ber ktij hajvani narcizist. Dhe dynjaja e ka kuptu lojen me ket bisht palle

    Reply to this comment
  3. Ylli October 30, 02:17

    Rubrika, pordhën e sotme mos e ler për nesër..

    Ja çtha Ministri Gent Cakaj sot:
    “Negociatat nuk u hapën për dy arsye;
    E para, sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë
    dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brënda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës.
    E dyta, sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi
    për asnjërën”.
    Uaaaaauuuu!

    Reply to this comment
    • Niko October 30, 19:06

      O Yll bote, qe i nuhat pordhet me te paren. Neqoftese sjell si kunderargumente ne nje rubrike humori, deklaratat e nje gjasme ministri te jashtem para-pubertitar, i ben nder humorit dhe jo argumentit!!!!

      Reply to this comment
  4. Zeqo October 30, 02:20

    Hahahahaa 🙂

    ….nje burre plak 80 vjecar con gruan 25 vjece tek doktori se i ankohej se i dhimbe barku…
    …doktori pasi e viziton i thote plakut se gruaja e tij eshte shtatzene….
    …nuk ka mundesi i thote plaku.
    ….mund te sqaroj dicka – i thote doktori….
    …doli nje burre nje dite per gjah ne xhungel…por ne vend te ciftes mori cader…
    Pas nja dy oresh ne xhungel…i doli perpara nje luan…!
    ….gjahtari drejtoi cadren dhe…BAAAM….dhe luani u shtri perdhe i ngordhur…!!!
    ….nuk ka mundesi – …i thote plaku…
    ….dikush aty afer tij ka qelluar…
    ….kete desha te sqaroj edhe une … — i tha doktori….!!!

    Reply to this comment
  5. Tan Shkreli - Mbjellesi i qimeve October 30, 14:08

    Carapuli i tha Rames ne Viene:
    -Edo, te pashe me kujdes ishe 1cm me i gjate se Vucic (me taka).
    -Pand Carapuli je mamuth, hallall korporaten e bregdetit me gjithe tapite e pronave – edhe nje PPP si bonus, u shkri Edvin Mustafai duke gogesitur ne menyre asimetrike hudher dhe orbit

    Reply to this comment
  6. demo October 30, 17:44

    Makroni nuk eshte Fatos Nano,qe u shastis nga corapet e kuqe.
    Makroni eshte si ai profesori tolerant,qe te dyron gjithe vitin,degjon dhe idjotlleqet e tua dhe ne fund te thote:-Nqs keta te tjeret do vijne per vjeshte,ty mor poturexhi nuk te mjaftojne as 2 vjet per negociatat.Prandaj duku njehere kur te me mbaroje mandati mua

    Reply to this comment
  7. Mark .UK November 2, 14:26

    Dikur te zero I popullit shkruhej.PROLETAR TE GJITH VENDEVE BASHKOHUNI.SOT TE PS JAN MBLEDHUR TE GJITH HORRAT ME NE KRYE EDI RAMEN, ‘ndis past’

    Reply to this comment
  8. Orteku i Fekenit November 7, 20:08

    Na mori malli per Salen, Meten dhe Nanon ata po qe ishin krye ministra jo ky!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*