Gjyq për ilaçet e rimbursueshme, farmacistët: Një ilaç me dy çmime të ndryshme

May 7, 2018 21:49

Gjyq për ilaçet e rimbursueshme, farmacistët: Një ilaç me dy çmime të ndryshme

Lista e re e barnave të rimbursueshme si dhe kontratat e reja të farmacive që tregtojnë barna me rimbursim do të luftohen në gjykatë nga Urdhri i Farmacistit dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

“Hyrja në farmaci e kësaj liste në mënyrë të paparalajmëruar ka shkaktuar tek farmacitë humbje të konsiderueshme financiare për shkak të gjendjes së barnave të blera me çmimin e listës së mëparshme.

Farmacistët gjenden sot para një situate kaotike, e cila do të sjellë përballje me qytetarët për shkak të çmimeve të ndryshme për të njëjtin bar. Farmacistët gjenden para faktit të mungesave të shumta të barnave qofshin këto alternativa të para apo të vetme”, tha Diana Toma, presidente e UFSH.

Duke qëndruar tek kontratat e vitit 2018, farmacistët shprehen se janë të njëanshme dhe se nuk janë konsultuar më parë me asnjë farmacist. Për më tepër, Urdhri i Farmacistit i konsideron disa kritere të kontratës diskriminuese.

“Vendosja e kritereve diskriminon një pjesë të subjekteve, lë vend për abuzime dhe i shërben ruajtjes së monopoleve të krijuara nga pronarë të farmacive të lidhura drejtëpërdrejtë me drejtues të FSDKSh”, u shpreh Toma.

Përmes këtij reagimi, Urdhri i Farmacistit kërkon zgjidhje të menjëhershme të situatës së krijuar, për shkak të futjes së barnave të rimbursueshme në një mënyrë të pazakontë dhe detyrimit për të nënshkruar një kontratë që shkel ligjin.

s.a/dita

May 7, 2018 21:49
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi May 8, 11:57

    Per mendimin tim, mafia me e forte dhe me e rrezikshme ne Shqiperi, eshte ajo e ilaceve! Dhe qeveria, si zakonisht, vazhdon te beje sehir!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*