“Xhihadistët”, dëshmitari: Vëllai iku në Siri pa asnjë paralajmërim, më telefonoi me numër të fshehtë

July 9, 2015 08:14

“Xhihadistët”, dëshmitari: Vëllai iku në Siri pa asnjë paralajmërim, më telefonoi me numër të fshehtë

Një nga dëshmitarët në procesin ndaj të dyshuarve për rekrutimin dhe dërgimin drejt Sirisë të besimtarëve myslimanë ka rrëfyer në Gjykatën për Krimet e Rënda “zhdukjen” e vëllait të tij pa asnjë paralajmërim.

Edi Halili pohoi se kishte humbur kontaktet me vëllain e tij në fillim të vitit 2012. Sipas tij, ky i fundit ishte larguar pa lajmëruar familjen për destinacionin e tij.

Gati dy javë nga largimi ai ka telefonuar familjen e tij me numër të fshehtë, ku u ka pohuar se ishte në Gjermani, raporton “Panorama”.

Dëshmitari ka treguar se disa muaj më pas ka komunikuar në Skype me një shqiptar që ndodhej në Siri dhe ky i fundit i ka dhënë lajmin se vëllai i tij ishte vrarë në frontin e luftës. Dëshmitari u shpreh se nuk njihte asnjë nga të akuzuarit në proces.

Dje dëshmuan dhe Artur Balla, Dionis Qevani dhe Mersin Allkoci.

Seancat e përjavshme të këtij procesi seanca e radhës u caktua pas dy javësh, bazuar në kërkesën e të pandehurve për shkak të Muajit të Ramazanit.

July 9, 2015 08:14
Komento

4 Komente

  1. Arben July 9, 09:36

    SERIA 10 E TELENOVELES

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 9, 12:30

    Kalbni ne burk kta turq .uti.

    Reply to this comment
  3. bugazi July 9, 13:44

    si qenkan ba me mjekrra keta mjerana.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim