Gjyqi për shpifje, Rama: Paloka nuk ka prova, por vetëm opinione

March 9, 2015 13:50

Gjyqi për shpifje, Rama: Paloka nuk ka prova, por vetëm opinione

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Grupit Parlamentar demokrat Edi Paloka janë përballur sërisht në Gjykatën e Lartë në lidhje me akuzat që deputeti demokrat i ka drejtuar Kreut të Qeverisë.

Pas dy orësh në këtë seancë, kreu i qeverisë është larguar e ndërsa ka deklaruar për mediat se Paloka kërkonte të pushohet çështja, pasi nuk kanë prova, por opinione.

Nuk kanë prova po kanë opinione. Ky është fundi i një force politike që komunikon me qytetarët duke i dezinfomuar në mënyrë të qëllimshme, në përppjekje për ta bërë Shqipërinë të baltosur dhe sa më e ndotur. Turp!” , deklaroi Rama.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka tha se provat do të paraqiten në Gjykatë.

“Seancën tjetër do të kërkojmë tabulatet telefonike të Kryeministrit, përmes të cilave do të provojmë lidhjet e Ramën me disa nga bandat”, theksoi Paloka.

Më parë në gjykatë është zhvilluar seanca e parë, e konsideruar si pajtimi, mes Kryesministrit Edi Rama dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Arben Ristani. Ky i fundit tha se akuzat drejtuar Ramës janë qëndrimi politik i PD-së dhe jo akuza personale, duke kërkuar nga Kreu i Qeverisë që të hiqte dorë nga padia.

Por Rama u tregua i prerë duke theksuar se i duhej dhënë fund politikës së shpifjeve.

March 9, 2015 13:50
Komento

6 Komente

  1. D O K L A T I March 9, 14:20

    CPIFJET NUK JANE OPINIONE
    CDO DEKLARATE NE PARLAMANT ASKUND NE BOTE NUK GAZON PRIVILEGJE APSOLUTE (SHIQO: SPEECH AND DEBATE CLAUSE)

    POSACERISHT KUR LEH DITE E NATE NE PARLAMENT. AJO ESHTE NJE “NUISANCE”. PE PENGON TE USHTROJ TE DREJTAT DHE PRIVILEGJAT E MIJA.

    Reply to this comment
  2. ss March 9, 14:56

    Nje gje skuptoj me Z Rama si merret vesh me gagacin Palioka Thua te kete mbaruar dhe shkollen e shurdh-memec Rama???

    Reply to this comment
  3. gunabardhi March 9, 15:18

    PALOKA JE I PAPAM,, SA HERE JAM MUNDUAR QE TE KUPTOJ ATO QE THU, POR SKAM ARRIT AS NJI HERE, SI TJA BEJ PER TE KUPTUAR SE NUK KAM AS LEK PER TE PERKTHYER, JAM KURJOZ TE DI ATO QE THU TI,, RAMA ESHTE I FORTE QE TE KUPTON,,,,, DUHET TE JESHE INTERESANT PER ATO QE THU,,,,,, THU,,THU,THUTHUQQQQQQ,,,( NGA TEMA KURIOZITETE)

    Reply to this comment
  4. arbi March 9, 15:41

    Paloka ka 25 vjet qe genjen. Duhet te kishte bere 25 vjet burg . 25 vjet deputet qe merr rrogen kot dhe nuk ka sjelle asgje te re.

    Reply to this comment
  5. Sokol March 9, 17:17

    Ligjëratë e Edi Ramës me tone reformatori politik:

    « Është në të mirën e të gjithë neve dhe të fëmijëve tanë, që fjala e lirë të mos përndiqet me dekrete që janë hartuar pak a shumë me qëllim që të trullosin kokat e njerëzve duke përhapur panik. Është në të mirën e të gjithë neve dhe të fëmijëve tanë që të nxjerrim në sipërfaqe të vërtetat e varrosura brenda nesh, që të mos bëhemi më qesharakë përballë komunitetit ndërkombëtar të popujve me nostalgjinë për metodat kineze, duke trembur ose arrestuar studentët që duan të ndryshojnë Shqipërinë. Si mund të mendojmë ne për të ardhmen pa u pastruar më parë nga njollat tona? Vetëm ky katarsis do ta bëjë shqiptarin të mos i paguaj më haraçe gjaku gjysmë shekullit të kaluar të historisë së vet».
    [ Fragment nga letra e hapur që Edi Rama i ka dërguar Ramiz Alisë më 02 shkurt 1991: libri «Refleksione», botimet Albania, Tiranë 1991, faqe 128].

    – Gjersa teorikisht i njeh kaq mirë këta fenomene shoqërorë, pse o kryeministri Rama nuk e bën sot atë katarsis të domosdoshëm për të mirën e Zahos dhe të gjithë fëmijëve të tjerë shqiptarë? Pse po na turpëron para komunitetit ndërkombëtar evropian e botëror, duke mbajtur Enver Hoxhën «Hero Populli» në shek. XXI? A thua me «shokun Enver» në krie do na çosh në BE?
    Pse po e rrit djalin tënd në mes të familjeve të ngujuara shqiptare, si në mesjetë? A do të ketë të drejtë yt bir të krenohet me ty, kur të mësojë një ditë se Ti & Co i përdornit të ngujuarit e gjakmarrjes si kavie për të frikësuar pjesën tjetër të popullit, gjë për të cilën ke akuzuar Ramiz Alinë në letrën e mësipërme? A nuk është ky «një haraç gjaku» që po u paguajnë larove-politikanë shqiptarët e keqtrajtuar me dekada? Pse nuk ia drejton vetes sot këtë pyetje që i ke drejtuar Ramiz Alisë më 02 shkurt 1991: «Si mund të mendojmë ne për të ardhmen, pa u pastruar nga njollat tona»?

    Reply to this comment
  6. Xhuxhmaxhuxhi March 9, 22:13

    Pall me oke.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim