Gjyqtarë apo biznesmenë? Rasti Broci dhe të tjerët

March 18, 2018 12:56

Gjyqtarë apo biznesmenë? Rasti Broci dhe të tjerët

 

Nga Erion Habilaj

 (Vijon nga numri i djeshëm)

Në verifikimet e fundit të njerëzve të drejtësisë për deklaratën e pasurisë, Artan Broci mund të konsiderohet një nga gjyqtarët më të kamur. Pasuria justifikohet vetëm me punën që kryen ai dhe bashkëshortja. Nga krahasimi vihet re se ka ndryshime të dukshme të deklaratave të pasurive veçanërisht mes tre viteve të fundit. Në listën e Vettingut me 68 emra, ai është një ndër 28 njerëzit e drejtësisë që nuk justifikon dot këtë pasuri. Emri i tij gjendet në listën e personave që do u verifikohet imtësisht çdo pasuri, nga veshjet, orenditë dhe bizhuteritë, deri tek pronat.

Pasuria e Brocit

Të ardhurat e Artan Brocit deklarohet se vijnë nga një sërë burimesh, nga puna si gjyqtar, si anëtar i KLD-së, i Bordit të Shkollës së Magjistraturës, nga qiratë, nga dhuratat etj. Ndërkaq bashkëshortja e tij rezulton e gjithanshme, si me mbi 10 llogari kursimesh ndër vite. Përgjatë vitit 2012, të ardhurat e Brocit kanë qenë vetëm nga paga si gjyqtar, nga qiratë e tre subjekteve dhe nga paga e bashkëshortes, ndërkohë nga viti në vit, pasuria e tij është shtuar.

Ndërsa në vitin 2013 janë rritur të ardhurat e tij dhe bashkëshortes, për të arritur kulmin në vitin 2014, ku figuron një apartament dhuratë dhe  bashkëshortja rezulton me dhjetë llogari bankare.

Në vitin 2015 figurojnë të shtuara edhe pesë llogari të reja bankare, ndërsa Broci dhe bashkëshortja e tij kanë edhe 7 llogari të tjera bankare.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë së gjyqtari Artan Broci, referuar formularëve në ILDKPKI.

Në vitin 2012, Broci ka deklaruar, pagën si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit 1 497 921 lekë, qira lokali 600 000 lekë, qira nga subjekti “Rexha-Gold” shpk 3600 euro, qira zyre 840 000 lekë, si dhe pagën e bashkëshortes si notere në shumën 2 272 797 lekë.

Në vitin 2013 ai ka deklaruar pagë si Gjyqtar i Gjykatës së Apelit, 398 500 lekë, pagën si Gjyqtar i Gjykatës së Lartë, 1 123 516 lekë, honorare si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 117 000 lekë, interesa bankare 17 840 lekë nga depozita plus në bankë të nivelit të dytë, qira nga subjekti “Rexha-Gold shpk”, 10 800 euro, si dhe qira zyre 840 000 lekë.

Ndërsa bashkëshortja Irma Broci, ka deklaruar pagën si notere 4 208 890 lekë, arkëtime nga shitja e autoveturës tip “Benz”, 500 000 lekë, interesa bankare 160 373 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë, interesa bankare 5 964 lekë nga llogari në bankë të nivelit të dytë, interesa bankare 7 019 lekë, nga llogari në bankë të nivelit të dytë, si dhe blerje autoveture tip “Benz”, me kursime personale në vlerën 1 000 000 lekë.

Përgjatë vitit 2014, Broci ka deklaruar të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1595 860 lekë, të ardhura si anëtar i KLD-së, 112 200 lekë, të ardhura nga interesa bankare, 12 657 lekë, të ardhura nga qiraja e një lokali dhënë shoqërisë Rexha-gold shpk, 10 800 euro, të ardhura nga qiraja e një zyre, 840 000 lekë, bashkëpronar i një apartamenti me sipërfaqe 65.76 m2, dhuratë, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 735 188 lekë, 17 329 lekë, si dhe 1 651 036 lekë.

Ndërsa bashkëshortja, ka deklaruar të ardhura nga puna si notere në Tiranë, 4 644 223 lekë,të ardhura nga interesat bankare, 88 257 lekë,të ardhurat nga interesat bankare, 72 510 lekë, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 5 079 431 lekë, 34 342 lekë, 1 296 euro, gjendja e llogarisë depozitë “Fëmija im”, në një bankë të nivelit të dytë, 361 951 lekë, gjendja e llogarisë depozitë “Fëmija im”, 413 201 lekë, si dhe një tjetër në shumën 290 108 lekë.

Gjithashtu bashkëshortja, ka deklaruar gjendjen e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, (Llogari e cilësuar për klientët e pasuritë e paluajtshme, sipas udhëzimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave), 170 300 euro, si dhe dy llogari të tjera në shumat 3 740 000 lekë dhe 4 euro.

Në vitin 2015, Broci ka deklaruar pagën si anëtar i gjykatës së lartë 1 573 316 lekë, honorare si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 102 000 lekë, të ardhura nga qiradhënia e një lokali një shoqërie tregtare 10 800 euro, të ardhura qiradhënie e një zyre 840 000 lekë.

Bashkëshortja Irma Broci, të ardhura fitim neto nga ushtrimi i detyrës si Notere 5 201 118 (pesë milion e dyqind e një mijë e njëqind e tetëmbëdhjetë) lekë.

Djali Arlind Broci paga si specialist në sektorin e asistencës ligjore Drejtoria Juridike pranë Shoqërisë Albbcontrol SHA, në vlerë 207 250 lekë.

Broci ka deklaruar dhe shtimin e llogarive rrjedhëse.

Shtuar llogaria rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë me 127 214 lekë.

Shtuar një llogari rrjedhëse me 99 816 lekë.

Shtuar një llogari lidhur me depozitën me 59 855 lekë.

Shtuar interesa nga depozita në vlerën 10 375 lekë.

Investime në obligacione vlera 5 000 000 (pesëmilionë) lekë.

Pakësuar llogaria depozitë e bashkëshortit dhe shtuar llogaria depozitë e bashkëshortes e sëbashku në vlerën 10 000 000 (dhjetë milion) lekë, janë blerë obligacione 2 vjeçare nga bashkëshortja.

Shuar interesa nga llogaria e depozitës vlera 27 351 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes 207 718 lekë.

Llogari rrjedhëse e zotit Broci ku paguhen qiratë vlera 2 985 euro.

Shtuar interesa në llogari depozite personale e bashkëshortes me 331 133 lekë.

Depozitë e llojit Fëmija Im 514 754 lekë si dhe një tjetër në shumën 526 226 lekë.

Llogari e bashkëshortes si person fizik 716 312 lekë.

Llogari e bashkëshortes si Person Fizik e specifikuar si llogari, noteri për Klient për pasuri të paluajtshme 300 euro dhe 3 400 000 lekë.

Llogari e bashkëshortes si Person Fizik, e specifikuar si llogari Noteri për Klient, për pasuri të paluajtshme 795 795 euro.

Në vitin 2016 ai ka deklaruar, të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës së Lartë, 1 566 462 lekë, të ardhura si honorare dhe dieta si anëtar i Gjykatës së Lartë, 102 000 lekë + 34 008 lekë, të ardhura nga anëtarësimi në Komitetin Disiplinor të Dhomës së Avokatisë si përfaqësues i KLD-së, 306 000 lekë, të ardhura nga obligacionet 4-vjeçare për vitin 2016 në një bankë të nivelit të dytë, 283 982.64 lekë.

Ndërsa bashkëshortja, zonja Irma Broci, ka deklaruar të ardhura nga obligacionet 2-vjeçare në një bankë të nivelit të dytë, 170 600 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë bankare depozitë plus në emër të fëmijës së mitur në një bankë të nivelit të dytë, 9 707.37 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë bankare depozitë plus, në një bankë të nivelit të dytë, 465.26 lekë, të ardhura nga interesat e llogarisë depozitë plus e fëmijës së mitur, 9 903.08 lekë, të ardhura nga qiraja e një lokali, 10 800 euro, të ardhura nga qiraja e zyrave, 840 000 lekë, të ardhura nga puna si notere, 5 273 388 lekë fitimi neto.

Djali, Arlind Broci, të ardhura nga paga pranë Albcontroll Tiranë, 994 053 lekë.

Broci ka deklaruar se ka fituar pronësinë e  një apartamenti me sipërfaqe 143.81 m2, (bashkim i apartamentit ekzistues me sipërfaqe 78.11 m2 + shtesës anësore të katit të parë me sip. 65.7 m.

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor, 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një apartamenti me sipërfaqe 157.99 m2 (bashkim i apartamentit ekzistues me sipërfaqe 92.29 m2 + një shtesë anësore me sip. 65.7 m2 në katin e dytë, shkëmbyer pa shpërblim me një shtetas.

Bashkë investitor në një kontratë sipërmarrje me dt. 17.04.2016 për ndërtimin e karabinës së një banese private në Shkodër, sipas lejes së ndërtimit, 1 500 000 lekë.

Fond pensioni vullnetar në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në dt. 17.05.2016 me të ardhura nga paga, periodikisht 10 000 lekë në muaj, 91 409.94 lekë + 1 409.49 lekë interesa.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, 160 913.77 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, Karta Viza Clasik, 198 597.13 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, Depozita Plus, 460 320.80 lekë.

Djali, Arlind Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, si person fizik, 46 891.60 lekë.

Bashkëshortja, Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, ‘Llogari Noteri e cilësuar për klientët pasuritë e paluajtshme’ sipas udhëzimit nr. 6915/2 dt.30.01.2012, të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, 207 250 euro.

Bashkëshortja,  Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, ‘Llogari Noteri e cilësuar për klientët pasuritë e paluajtshme’ sipas udhëzimit nr. 6915/2 dt.30.01.2012, të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave, 7 500 000 lekë.

Djali, Arlind Broci, gjendja e llogarisë bankare individuale në një bankë të nivelit të dytë, 134 036.48 lekë.

Bashkëshortja,  Irma Broci, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 417 778.07 lekë.

Llogari rrjedhëse, të ardhura nga qiratë, 252 550 lekë.

Bashkëshortja, zonja Irma Broci, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 895 469.13 lekë.

Djali, zoti Arlind Broci, certifikatë regjistrimi në QKB me llogari si person fizik pranë një banke të nivelit të dytë, 46 891.60 lekë.

Kush është Artan Broci? Shkollimi dhe karriera e gjyqtarit, katër vitet e ‘shkëlqimit’

Artan Broci ka lindur në Shkodër, më 3 mars të vitit 1973. I martuar dhe me katër fëmijë. Bashkëshortja, Irma Broci, punon si notere. Prej shumë vitesh banues dhe me detyrë në Tiranë. Në periudhën 1991-1996 kryen studimet për Juridik në Tiranë dhe merr titullin Jurist. Gjatë kohës së shkollës punon edhe në KLSH. Në vitet 2004-2006 zhvillon specializim në Nebraska. Më 14 dhjetor 2012 u zgjodh anëtar i KLD-së. Në prill 2013 votohet në parlament me votat e së djathtës si anëtar i Gjykatës së Lartë, ku ende i ushtron detyrat. Zotëron gjuhën e huaj Italisht. Ka punuar në RTSH në 1992-1994, KLSH më 1994-1996, Gjykata e Tiranës 1996-2010, Gjykata e Apelit Tiranë, deri më 2013 dhe në vijim në Gjykatën e Lartë. Këto të dhëna janë të përfshirë në kurikulumin zyrtar të gjyqtarit.

Vijon

March 18, 2018 12:56
Komento

23 Komente

  1. Tirona March 18, 13:29

    Ka qendruar 2vjet ne Nebraska per tu specializuar …….. pa ditur gjuhen Angleze haaaaaaaaaaa

    Reply to this comment
  2. hakunamatata March 18, 13:38

    2 vjet qendrim per specializim ne Nebraska dhe zoteron si gjuhe te huaj Italisht??!!.Arsimimi i ketyre “Intelektualeve”e ben me turp arsimin Shqiptar dhe jo vetem.

    Reply to this comment
    • maria March 18, 23:18

      Arsimimi i tij ishte fiks me moshen e tij nuk ishte arsimu me vone.

      Reply to this comment
    • romeo March 19, 02:01

      O popull!
      Rrini rehat se ky ishte kapitalizmi,por ju kujtuat se ishte parajse? Harrojeni jeten ne socializem,qe ishim te gjithe njelloj!
      Tani ulni kurrizin dhe vuani pasojat!

      Reply to this comment
  3. AM March 18, 13:45

    Ku i mbaroka qitapi ketj mor amani. Po qysh e doni korrupsjonin te dale me tabele ne balle!!

    Reply to this comment
  4. perkthyesi March 18, 14:06

    Vazhdojini ketij dhe mijra te tjereve skanimin, dhe ne se nuk i justifikojne pasurite me pagen, atehere vendi i tyre eshte ne qeli! Ky eshte ligji, pse nuk e zbatoni? Keshtu nuk vazhdohet me! Paraja ka vajtur ne xhepat e shume pak personave, duke e polarizuar ne kulm shoqerine! Kerkohet zgjidhje urgjente!

    Reply to this comment
  5. h March 18, 14:07

    Leket vijne nga korrupsioni,aktivitetet shërbejnë për të pastruar ato.
    Merni një aktivitet te pastër të njëjtë dhe shikoni sa fitime ka.
    Kjo është skemë e vjetër por shqiptarët kanë filluar me vonesë si çdo gjë.
    Vetëm pushkatimi mund ta ndalë korrupsionin dhe vjedhjen ne shqiperi.
    Shqipëria është vend MUTI. jeton mirë vetëm HAJDUTI.

    Reply to this comment
  6. Adih March 18, 14:52

    Mafja e cunave te Ramizit ,qe i dhane driten jeshile ,per te rrenuar shqiptaret dhe per interesat e mafjes ne fuqi ketyre gjykatesve .Fshataret gjygjtare te pa ngopur kujtuan se do ishin agallare e pashallare per jete te jeteve .Jane kapul gafil ,nuk e parashikuan ,se do vinte kjo dite . Ky eshte zoti vonon, por nuk haron .Do habiteni o popull ,kur ti dalin shumat galopande te parave peshqeve te medhenj dhe te vilave dhe rezorteve e hoteleve ne te gjithe bregdetin ,ku Rama ja ka lene me 0% taksen per 10 vjet ?? .Faleminderit Amerikes dhe BE per jete te jeteve , zoti i bekofte ,se pa ndihmen e ketyre ,ne populli i neperkembur ,do mirnim aratine nga syte kembet , nga ky vend i bukur i shqiponjave .

    Reply to this comment
  7. Alpizo March 18, 15:33

    E morem vesh se paska shume e shume para ky njeri. Kjo eshte nje kampionat kush ka para me shume te fituara me dhe pa rruge te drejte ( kete te fundit merreni korrupsion e si te doni ) POOOR çfar u be apo do te behet me te ? Apo do te zgjidhet deputet se paska para shume?!! Mendoj qe do te realizohet kjo e fundit.

    Reply to this comment
  8. Kris March 18, 15:51

    Ai e meriton pasurine sepse i ka sherbyer Sales!

    Reply to this comment
  9. Fat man March 18, 16:14

    Mos e ngacmoni Artanin eshte familje “Deshmori”.
    Ky plehre ka perfituar nga “Deshmori i Demokracise” Arben Broci i vrare me 2 Prill 1991 ne Shkoder nga Sali Berisha, burgaxhinjet plehra Pjeter Toma (Arbnori), Ali Spahia dhe banditi Azem Hajdari nga brenda turmes me gjasme proteste e qytetareve e ngrehur qellimisht ku u realizua edhe skenari i vrasjeve per te bere me faj Qeverine Socialiste te asaj kohe dhe Policine e Shtetit.
    Kjo ngjarje nuk do te zbardhet kurre dhe per te u denuan 3 oficere qe ishin punonjes te Policise ne Shkoder.
    Artan Broci eshte per BURG, nga Shkodra ne Tirane u emerua nga Saliu ne Kupolatt e Organeve te Drejtesise, nje medioker dhe kokrra e hajdutit.

    Reply to this comment
  10. nord.al March 18, 16:46

    Ky pleh islamik, mbasi grabiti nje prone te kishes ne nje lagje te vjeter katolike ne Shkoder, ndertoj nje saraj qe kushton mbi nje milion dollar, qe ta kete per nje dite ne vit kur vjen ne kete qytet per te rishitur gjakun e vellait.

    Reply to this comment
  11. lencil March 18, 18:10

    mire, mo mire…ky qenka i tille dhe me te do merret vettingu. po deputetet, shumica nga PS, qe deklarojne llogari me 10 milione e me shume euro. me ta kush do merret ndonjehere!

    Reply to this comment
  12. MH March 18, 19:02

    Kris !

    Sala ka gjete variantin per ti kompensue vrasjen e te vellait.Per te mos ia dhan kesh direkt ne dore se kuptohet.E ka gjuejt larg e larg.Tu i ndej gadi me cdo post qe te rrufasin many many pa mund e djeres.E ka specializue per biznes ligjesh.Popullorshe: Dallaveragji.

    Reply to this comment
  13. Alban Dega March 18, 20:17

    From: [email protected]
    Date: April 2, 2012 at 11:31:
    From: Alban Dega [email protected]

    Opinione

    VRASESI SERIAL ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot mbushen plot 21 vjet nga vrasjet makaber te 2 prillit 1991 ne Shkoder.
    Nder e lavdi heronjve te 2 prillit! U qofte i lehte dheu i Shkoderloces!
    Drite u paste shpirti heronjve te 2 prillit !
    U vrane me arme serbe!
    U vrane me plumba serbe!
    Vrasja e tyre u urdherua e u pagua nga mercenare shqipfoles te Beogradit qe synonin ta fusnin Shqiperine e raskapitur e drobitur nga katrahura komuniste ne nje kasaphane e gjakderdhje.
    Pse…. Vetem qe te ngrinin karriken e tyre, poltronat e tyre neokomuniste mbi shkulmet e gjakut te paster e te dlire shqiptar te Arben Brocit, Nazmi Kryeziut, Bujar Bishanakut dhe Besnik Cekes e dhjetra te tjereve.
    A nuk jane po ata mercenare te Beogradit qe e deklaruan ashiqare para shqiptareve ne janar te vitit te kaluar se jo kater e katerdhjete por edhe mijera do te vriteshin prej tyre per te mbrojtur karriken e poltronat e tyre te ngritura mbi gjak.
    A nuk e pat thene vete babai i tyre Lenini se pushteti eshte me veshtire te mbrohet se te ftohet!
    E kush eshte vrasesi!?
    … Jo dorasi! Urdheruesi!
    … Jo Ekzekutori ! Kryekzekutori!?
    Vrasesi i 4 heronjve te Shkodres eshte vrasesi i Remzi Hoxhes, qe i zhduken edhe kufomen…
    Eshte vrasesi i mbi 4000 shqiptareve ne 1997-en…
    Eshte vrasesi i 175 tropojaneve ne
    vitet 98-2000 !
    Eshte vrasesi i Otrantos…
    Eshte vrasesi i Azem Hajdarit …
    Eshte vrasesi i Gerdecit!
    Eshte vrasesi i 4 protestuesve te 21 janarit 2011…!
    …. Eshte vrases serial…
    …. vrasesi serial nuk eshte vrases dosido. Eshte vrases ne plumba !
    Vrasesi serial nuk vret vetem me plumba….!
    Vrasesi serial vret edhe me fjale, me rrena pa fund, me trillime , me mashtrime pa ane, me sajime qe as djallit vet nuk i shkon mendja djallezore deri tek ai !
    A nuk vepron pikerisht keshtu e gjithnje Mafia !
    Fillimisht vret me fjale, me balte, me llangosje, me rrena, me zhurme…
    Pastaj perdor plumbat…. E pastaj prape rivret me fjale, me rrena, me mashtrime, me trillime….per tu rikthyer tek plumbat
    Vrasesi serial vret me fjale.. Vret me fjale e vret me plumba ! Vret me plumba e vret me fjale. Vrasesi serial eshte djalli vet .
    Jo vrases dosido! Eshte vrases Vicidoli!
    A nuk ishte Vicidoli baza kryesore e kryevrasesve te Beogradit, UDB-es serbe…
    Eshte koha qe vrasesi serial ti dorezohet drejtesise e te jape llogari per 13 vrasjet e Shqiperise si shtet e mijera vrasjet e shqiptareve si popull !
    Drejtesia vonon… Drejtesia nuk harron as vrasesin serial dhe as bashkepunetoret e tij !
    Vrasesi serial eshte vrases i Shqiperise!
    Jo vetem i saj, por edhe i enderrave te shqiptareve, i aspiratave te tyre ” e Duam Shqiperine si e gjithe Evropa!” ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike!”
    Eshte ai qe ne vend te Evropes dhe Amerikes po i con shqiptaret e Shqiperine drejt Moskes e Beogradit, drejt Athines e djallit!
    E beri vendlindjen e tij Tropojen dhe mbare Shqiperine Kandahar e Gerdec!
    Eshte vrasesi serial i Shqiperise : te pakten 13 here ne 13 vjet sundimi te tij! 13 here ne 13 vjet Salikraci ! Vrases perserites me shumice !
    Vrases serial
    Vrasesi serial eshte ai qe mos qofte !

    Reply to this comment
  14. Alban Dega March 18, 20:22

    NJE VAMPIR QE E PSHURRI GJAKUN E
    VELLAIT TE VET !

    -Arben Broci ne Altarin e pavdekesise !
    – Artan Broci ne prangat e Drejtesise !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Arben Broci u vra me arme serbe nga mercenare serbe shqipfoles apo serbfoles me ne krye Mareshallin e Beogradit Sali Berisha !
    Nje dite para se te ndodhte masakra e 2 prillit takoj rastesisht per here te pare ne jeten time Elez Byberin ne kafe barin e Hotel .Dajtit.
    Pershendetemi si bashkefshatare me njohje te hershme familjare dhe kur i them se kisha shkuar aty per tu takuar me kryeredaktorin e gazetes kryesore spanjolle “ El Pais “ per Evropen Lindore, korrespondent i se ciles isha per Shqiperine e Kosoven… me thote
    – A do shkosh neser ne Shkoder…
    – Pse? e pyes pa te keq.
    – Priten zhvillime shperthyese e ndoshta ka interes edhe “ El Pais “!?
    – Nuk kam asnje mundesi sepse punoj ne ATSH dhe situata ne Kosove eshte teper shperthyese … dhe nuk mund te kargohem per asnje aresye.
    Te nesermen nga ora 1 marr vesh per masakren e Shkodres ku u vrane kater heronjt e demokracise, me plumba serbe, nga mercenare serbe, shqipfoles apo serbofoles ka pak rendesi, dhe menjehere mu kujtua ftesa e Elezit per te shkuar ne Shkoder..
    Nuk e di pse mu kujtua edhe nje analize fantastike e kryegazetes franceze “ Le Monde Diplomatique “ me titullin “ Revolucioni Nekrofil “ per ngjarjet ne Rumani qe akuzonte UDB-ne e Milloshevicit, KGB-ne dhe GRU-ne sovjetike …. per gjakderdhjen ne Rumani
    Iu luta Zotit qe te mos ndodhte e njejta gje edhe ne Shqiperi …
    Sic e ka analizuar ne menyre te persosur dhe profesionale Ish – shefi i policise se Shkodres Gjeke Celaj ne librin e tij, pas masakres se 2 prillit ishte dora e UDB-es se Milloshevicit dhe e mercenareve te saj ne krye te PD-se me Sali Berishen ne krye.
    Viktima kryesore dhe me e njohur e ketij akti terrorist ishte Arben Broci , vellai i ketij Grykatesit Vampir te gjakut te vellait te vet Artan Broci…
    Haram e ilace per semundje te pasherueshme iu befte cdo qindarke e vjedhur e grabitur me kusari e korrupsion pa fund e pa ane ketij vampiri te gjakut te vellait te vet Arben Broci… qe ne vend te jepte shiste drejtesi e ligj !
    Ne vend ta lartonte e nderonte edhe me emrin dhe vepren e tij, aktin heroik te vellait te vet ne saje te cilit arriti pothuajse gjithcka, Artan Vampir Broci e pshurri gjakun e Arbenit, i dhjeu mu ne varr me vetdije te plote.
    Makuteria e tij, kusaria e tij, hajnia e tij, korrupsioni i tij e rivrau vellain e vet duke bere dallavere e pazare ndoshta edhe me dorasit e tij e bosat e tyre ne krye te politikes shqiptare
    Ky eshte njeriu i ri i Sali Karaxhicit qe ne vend te jape Drejtesi shet ligj e drejtesi sipas te vetmit parim te Bandes se Gangstereve politike e biologjike te tij kush paguan me shume …
    Shihni vellezer e motra deri ku shkon babezia, makuteria, pangopesia e kucedrave te krimit dhe korrupsionit…
    Dhe vjen nje dite….
    Dhe vjen nje dite e paguajne deri ne nje per te gjitha zolllumet e krimet e tyre pa fund.
    Drejtesia dhe Ligji edhe vonon!
    Vonon por nuk harron!
    Heret a vone haka shkon tek i Zoti !
    Arben Broci ne Altarin e pavdekesise !
    Artan Broci ne prangat e Drejtesise !
    Pa meshire e me ndeshkim shembullor ligjor ne rrethana teper renduese !
    A ka rrethane me renduese se te pshurrish gjakun e dlire per liri e demokraci te vellait te vet !
    Lanet ! Vampir !

    Reply to this comment
  15. Maria March 18, 23:15

    Sa njerez te ulet qe jeni si gjithmone njerezit e ligj kane perqa vellane me vella .Ju qe flisni sot per dy te dhena te pa fshehura as nje qindarke me ndershmerine me te madhe.nese i dhogaritni mire jane me qindra shqiptare qe e kane kete pasuri ,jane me qindra te tjere qe ekane edhe me te madhe qe vetem tu shit ne treg apo duke sjell rroba gabi kane kete pasuri qe sot ju po komentoni.Pse nuk pyesni per politakanet qe bajne pushime per nje jave sa nje shpi e ketij gjyqtari ku i moren parate .Mos harroni se nje emigrant tu pastru e jo gjyqtar kane bere vila sa pallate ,pse vetem se eshte gjyqtar nuk duhet te kete as pasuri ,as shtepi e katandi.Turp per te gjithe qe flasin pa i njohur njerezit dhe punen e tyre te vertete, nje lloj si kur hyri partia qe armiq te popullit ishin njerezit e shkolluar e tregetaret pse se ishin me lart se injorantet se gjithmone e kemi luftuar ate qe eshte me i zoti.Sa per vellane i gjithe populli i shkodres e dine qe urdheri ka ardhur nga lart nga Gramoz Ruci qe sot drejton Kuvendin.Merruni me kokat e medhaja qe me nje rruge droge kane fitimin e 25 viteve pune te gjyqtarit me gjithe familjen e tij Turp

    Reply to this comment
  16. Maria March 18, 23:23

    perse duhet burg ?Denoi ndonje me pa te drejt ,ka fakte korrupsioni? Apo si gjithmone komunistat denojne pa gjyq,thjesht se i eshte prish viza.

    Reply to this comment
  17. Maria March 18, 23:43

    Ketu shkruhen vete sms qe doni ju per kete arsye nuk paska sms pro gjyqtarit

    Reply to this comment
  18. Populli SHqiptar ka vuajtur per lider. March 19, 02:01

    Ka me dhjetera si puna e ketij jane miliardera qe i ka zgjedhur Berisha.

    Reply to this comment
  19. Shpetim March 19, 10:18

    Ky gjygjtar makut qe vjedh hallexhijte se bashku me shumicen e gjygjtareve te tjre, mire do benin qe hajdutet te mos vjedhin hallexhijte dhe i lene pa puke, por te vjedhik kete kategori ku nuk dine se ku i kane dhe sa kane para. Per kete te tere hajdutet qe do benin nji veperim te tille do te quhen “Pishtare te Demokracise”.

    Reply to this comment
  20. ts March 20, 20:29

    Moj Marie po ku na ishe ti moj Ma-zi qe ska ku te shkoj , qe passi lexon gjith kte histori ,vrapon te ne besh krahasime me gabin e pasur, qe nxjer e shet roba te perdorura ,por nuk vjedh ne emer te drejtesis ,Kta politikan qi thu ti ,qi bojn pushime sa nje shpi e ktij vampiri ,dhjesin ne nji poc me kte, se kta e kan vu qe mos ju heq veshin e as mos germoj se ku i gjejn paret ! Spaske kuptua hala qe kta politikan e vun aty kte hien e shum te tjer e “shef rrushi rrushin ” ! Avash Marie ,mos mer flak e lexo mir cfar shkruhet per kte, ne lei “dhogarit” ti bojn ata qe sjan te “perqar” ,ne rri e mshoi atij veni ku ha e pi e mos u ngatero ne hallet e atyne qe jon rrjep deri ne koc prej ksi hajnesh e vagabobdash ! Paske shpetu e ske ra ne dor te ndonji “ustai” si pun e ktij , qe “Zot shyqyr” osht mush plot , an e kon Shqipnia ,e te perlajshin edhe breket e ateher do shifshe si te kenote “ciftelia”ene tu flejt ! Pranaj Z.MARIJE kur shef se 99% e komentusve jan ne nje mendje , nuk jan ata “njerez te ulet” ………………

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*