“Gjyqtarët e lidhur me krimin, të dhënat e DSIK s’janë përfundimtare”

July 21, 2018 22:49

“Gjyqtarët e lidhur me krimin, të dhënat e DSIK s’janë përfundimtare”

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bëri publike të premten disa të dhëna që i referoheshin informacionit konfidencial të marrë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), sipas të ciIit rreth 200 gjyqtarë dhe prokurorë që janë pjesë e sistemit aktual të drejtësisë janë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Kontaktet e papërshtatshme të evidentuara për këto 200 subjekte janë në lidhje me shkaqe të tilla si për krimin e organizuar, korrupsionin, në formën e një takimi, komunikimi elektronik apo çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm që nuk është në pajtim me ushtrimin e detyrës nga subjekti i rivlerësimit.

Drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj tha për “Ora News” se këto të dhëna nuk janë përfundimtare dhe as të detyrueshme për organet e Vettingut.

“Këto të dhëna nuk janë të dhëna përfundimtare, nuk janë të detyrueshme për organet e Vettingut, pasi ka një jurisprudencë të Gjykatës Kushtetuese e cila ka marrë në shqyrtim ligjin për Vettingun kur subjektet e kanë kundërshtuar këtë ligj pranë këtij institucioni dhe kanë thënë se të dhënat që ofrojnë organet ndihmëse janë të dhëna të cilat shikohen në raport me të gjitha provat, faktet dhe dokumentat që KPK ka siguruar gjatë hetimit administrativ të thelluar dhe të specializuar që ky institucion bën.

Pra këto të dhëna edhe pse janë shqetësuese në pamje të parë, sërish nuk janë të dhëna që në mënyrë shteruese vendosin pikën dhe thonë që këto subjekte duhet detyrimisht të përjashtohen nga procesi. Të mos harrojmë që gjyqtarët dhe prokurorët, edhe ata që kanë rezultuar me probleme me pasurinë apo me figurën sipas organeve ndihmëse kanë të drejtë të dëgjohen, të mbrohen dhe të paraqesin fakte dhe dokumenta të cilat më pas mundet që ta çojnë organin vendimmarrës, KPK apo KPA, në një vendimmarrje të ndryshme”, tha ajo.

s.a/dita

July 21, 2018 22:49
Komento

3 Komente

  1. Aliu nga Selenic July 22, 01:25

    Duhet te bhet vetingu edhe ty para se te marresh ne mbrojtje kete bande qe ka shketrruar drejtesin shqiptare. Sa me shpejt kjo duhet te behet. Nje njeri qe nuk i shte vetingu nuk munde te flase per drejtesi. Thuaj Mora veshe.?

    Reply to this comment
  2. OPGJ July 22, 05:43

    QE sistemi i drejrejtesise eshte per tu zhdukur ne pjesen me te madhe te tij nuk.diskutohet por te perdoresht materialet e Shish.dhe Shkb.pengon reformen.Sepse keta jane organe qe me pare duhet te ishin spastruar.Si mundet nje strukture e drejtuar per vite nga Visho Ajazi dhe zagare te Gazidedes e Saliut te influencoje pozitivisht mbi.drejtesine.Kjo vetem ndonje naiv si Edi Rama mund ta pranoje.Shish me gjyqtaret e koruptuar kane qene bashke ne udheheqien e Berishes.Vetem do zgjasin terkuze reformen edhe nepermjet kohes se verifikimit te.dyshimeve te ngritura qe do te rezultojne te paverteta9

    Reply to this comment
  3. Zahim Toptani July 22, 15:18

    DSIK eshte nje mbetje komunisto,ish sigurimo,nje rrangall e vjeter moniste,qe merr informacione kuturu dashakeqase.SH.K.C.B,eshte nje ish seksion puntoresh operativ,pa din e iman,te kohes se Enverit.Ish krye drejtuesi i saje nje ish operativ legen qe kishte filluar karieren neMiras te Devollit,i njohur per intrigant e sajues,dhe per montime politike ne kohen e diktatures?Po ashtu edhe Sherbimi i Intelegjences Kombetare me ish Visho Ajazet,keta o lum miku vetem kane informacione kafenesh,pa arritur ti dokumentojne e ti provojne ligjerishte,kjo per shkake te aftesife te tyre profesionale,Nuk shkohet ne Europ me xhaketat e vjetra,jo.Vetingu eshte nje farse,partia ne pushtet ka bere listat edhe ata vetem i lexojne.Perse nuk u rrezua Kastaq Beluri qe u provua me fakte qe kishte pushuar nje dosje 100% te provuar,apo eshte ish sigurims dhe i duhet pushtetit?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*