“Gjyqtarët janë armiku më i madh se krimi në rrugë”

March 15, 2016 11:01

“Gjyqtarët janë armiku më i madh se krimi në rrugë”

“Armiku ynë më i madh, përveç atij që është në rrugë, është dhe ai që fshihet pas çekiçit dhe që rreh çekiçin, i korruptuar, për të liruar atë që arreston policia”. Është kjo deklarata e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të mbajtur nga Unioni i Gjyqtarëve lidhur me lirimin nga burgu të një personi, që ishte kapur me armë pa leje, nga gjyqtari Laurent Fuçia.

Duke folur për kandidatët e shkollës bazë të policisë, ministri Tahiri ka vënë shenjën e barazimit mes kriminelëve dhe gjyqtarëve të Shqipërisë.

“I jap të drejtë çdonjërit prej jush që mendon se është e vështirë puna e policisë. Akoma më e vështirë kur duhet të luftosh dy herë, njëherë me krimin në rrugë, dhe njëherë me gjyqtarin që liron kriminelin që arreston policia. Por nuk ka motiv për t’u dekurajuar”- tha Tahiri. / H.M/ Dita

March 15, 2016 11:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim