Pasaportat diplomatike, Shoqata e Gjyqtarëve padit Këshillin e Ministrave

July 11, 2019 13:49

Pasaportat diplomatike, Shoqata e Gjyqtarëve padit Këshillin e Ministrave

Gjyqtarët kanë paditur në gjykatë qeverinë. Ata kërkojnë rikthimin e pasaportave të shërbimit diplomatik.

“Sot, me datë 11.07.2019, dorëzuam në Gjykatën Administrative të Apelit padinë kundër Këshillit të Ministrave, me objekt shfuqizimin e Vendimit nr. 389/2019, për pjesën që anulon pasaportat e shërbimit të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit dhe për pjesën që heq të drejtën e tyre të pajisen me pasaporta shërbimi.

Dëshiroj të sjell në vëmendje një pjesë nga Vendimi nr. 40/2014 të Gjykatës Kushtetuese mbi interpretimin e nenit 138 të Kushtetutës:

“Paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë mgeitur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat/përfitimet, të cilat burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ. Formulimi i togfjalëshit “përfitime të tjera është i një natyre të përgjithshme dhe nuk konkretizon në mënyrë shteruese rrethin e përfitimeve të gjyqtarëve. Kushretutbërësi, jo pa qëllim e ka lënë të hapur kuptimin që i duhet dhënë rrethit të përfitimeve, pasi ka syniar të përfshijë në tërësinë e të drejtave që gjyqtarët i gëzojnë në funksion të ushtrimit të detyrës së tyre”, thuhet në dokumentin e zbardhur për mediat.

e.t./dita

July 11, 2019 13:49
Komento

6 Komente

  1. London July 11, 14:08

    Te gjithe kta gjygjtaret qe kane ngecur ne veting or jane larguar vet duhet te hetohen per korrupsion.shume nga keta kane punur paralel dhe po punojne si avokate tani.Duhet tu revokohet lincenca urgjentish . te largohen nje here e mire nga drejtesi.dhe te shkojne ne burg kush del i korruptuar.Per pashaport diplamtike nuk ka!

    Reply to this comment
  2. Salamandra July 11, 14:09

    Hajdut me imunitet !

    Reply to this comment
  3. Drejtesia July 11, 14:29

    Hahahaaaaaa hajdutet dhe ktyehajdutet kerkojne akoma privilegje

    Reply to this comment
  4. am July 11, 15:10

    Kjo shoqata e gjyqtareve duket si kulle malokesh te marre. Qisin pushke sa here kalojne njerez afer.

    Reply to this comment
  5. Amerikani July 11, 20:03

    Dhe çokollate dhe akullore. Veshtire te humbasesh privilegjet. Nuk eshte gjithçka leku.

    Reply to this comment
  6. MALI IVAN July 11, 22:43

    kryekeput,hajdute me cizma,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?