Gjyqtari i SMS-ve seksi nuk e pranon akuzën

October 3, 2016 11:13

Gjyqtari i SMS-ve seksi nuk e pranon akuzën

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta zhvillojë sot seancën me gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, i akuzuar për korrupsion.

Kjo pasi ai kërkoi kohë që të njihej “me të gjithë dosjen e Prokurorisë”.

Në seancën e sotme, gjyqtari tha se “ne kërkuam që të bënim ballafaqim me të dëmtuarën, ndërkohë që prokuroria të nesërmen çoi dosjen në gjyq”.

Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon atë për korrupsion.

Këtë vepër, sipas akuzës, gjyqtari e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një proces civil, për divorc.

Referuar kodit penal, gjyqtari Çobo nëse deklarohet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.

Çobo nuk e ka pranuar akuzën para prokurorit të çështjes.

Ai ka pretenduar se prokuroria me qëllim denigrimin e figurës së tij ka shtrembëruar kontekstet e bisedave dhe mesazheve telefonike, të dërguara në numrin e telefonit të 30 vjeçares që po gjykonte.

Gjykata e Krimeve të rënda pritet të nis gjykimin në shtator ndaj tij.

Gjatë 3 muajve, prokuroria ka zbardhur rreth 300 telefonata në drejtim të numrit që përdorte kallëzuesja dhe mbi 200 mesazhe telefonike të cilat janë administruar si prova.

Më poshtë disa nga mesazhet e gjyqtarit:

Ende s’jam investuar në dobinë tuaj … Ndonëse statura juaj sociale post-martesore për një person të performancës që unë disponoj – do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh triumfe… Do të flasim!! Ok.

Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë -Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??

…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje…!!

Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… Mos injoro CV-në tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehinë se …”Miqësia shndërrohet në dashuri, ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?

Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se: “Në jetë të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera kemi”!

October 3, 2016 11:13
Komento

1 Koment

  1. demo October 3, 11:30

    Cojeni ne burg maskarane katunar, se atje gjen experte te filozofise shkerdhatore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*