Gjyqtari i Gjykatës së Lartë sërish para Vettingut

November 12, 2018 10:43

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë sërish para Vettingut

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj ka dalë sot para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pas ankimimit të Komisionerit Publik për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari Islamaj kaloi Vettingun, por Komisioneri Publik e ka ankimuar këtë vendim. Sot në orën 10:00, ka nisur seanca në ngarkim të tij. Trupa gjykuese e Kolegjit të Posacëm të Apelimit përbëhet nga Luan Daci, kryesues, Sokol Çomo, relator, dhe Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë.

Komisioneri Publik theksonte se verifikimet për gjyqtarin Islamaj nuk ishin të plota.

Në ankimim komisioneri publik përmendte transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkëjetuesen e tij S.T.

Më 7 qershor në seancën kur u dha dhe vendimi për të, vetë gjyqtari Islamaj tha se pasurinë e kishte trashëguar nga gjyshërit e tij.

l.h/ dita

November 12, 2018 10:43
Komento

3 Komente

  1. Niku November 12, 10:46

    Ky eshte zagar i Bujar Nishanit….nuk e meriton te jete as ne gjykaten e nje fshati jo me ne gjykaten e larte….kane bete batetdine me pronat duke ja rrembyer te zoteve dhe dhene njerezve te kapterit sakat .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*