Gjyqtari Nikola Ricoli shpjegon penalltinë në Francë-Gjermani

July 8, 2016 21:31

Gjyqtari Nikola Ricoli shpjegon penalltinë në Francë-Gjermani

Gjyqtari italian, Nikola Ricoli, ka dhënë versionin e tij rreth gjysmëfinales të Euro 2016 që ai drejtoi, mes Francës dhe Gjermanisë, e sidomos episodin e shumëpërfolur të penalltisë në minutat e fundit të pejsës së parë.

“Ai ishte një episod i vështirë, edhe për faktin që duhet përfshirë efekti surprizë. 99% e njerëzve nuk e kanë parë atë episod. Fatmirësisht, unë isha në pozicionin e duhur për ta gjykuar si rast dhe mora këtë vendim”, shpjegoi ai prekjen e topit me dorë nga Bastian Shvajnshtajger, moment i cili u vlerësua gjerësisht si pika e kthesës së këtij takimi, shkruan Panorama Sport.

“Jam shumë krenar që kam drejtuar një ndeshje të tillë. Nga ana tjetër, kishte edhe shumë përgjegjësi, pasi ishte ndeshja më e rëndësishme e Europianit, ishin përballë dy skuadra me emër e traditë. Jam 100% krenar për atë që dhashë.

Nuk do të jem në finale? Për mua kjo ndeshje ishte maksimumi. Nga ky turne del një imazh shumë i mirë i kombëtares italiane, por edhe një imazh i mirë i gjyqtarëve italianë”, deklaroi Ricoli për “Sky Sport”.

July 8, 2016 21:31
Komento

3 Komente

  1. Arben July 8, 22:19

    KRIZA BEN LLOJ LLOJ GJEJE.

    NDESHJA DJE ISHTE E SHITUR.

    ME SA DUKET, NUK MERR ME NJERI PERSIPER TE ORGANIZOJE NJE KAMPIONAT, NESE NUK I PREMTOHET SE DO TE DALE AJO KOMBETARE FITUES.

    PER SHITJEN E NDESHJES U BINDA NE FUND KUR GJERMANET PO “MERZITESHIN” DUKE QESHUR.

    Reply to this comment
  2. Fredi July 9, 08:31

    Ik or pederas italian se ty te zgjodhi Platini me doren e atij Infantinos per te ndihmuar Francen. E para, penalltia fantazem ishte jashte kohes lojes rregullt. E dyta, te goli tjeter pati faull ne zone nga Giroud ndaj Neuer. Dhe e treta, nje italian te arbitroje ekipin qe eleminoi Italine?

    Reply to this comment
  3. demo July 9, 12:56

    Gjermanet nuk duhej te pranonin gjyqtar italian.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*