Gjyqtarit nuk i dalin llogaritë, KPK: Nuk justifikon 20 mln lekë

April 11, 2018 15:35

Gjyqtarit nuk i dalin llogaritë, KPK: Nuk justifikon 20 mln lekë

 

Flamur Harri është i biri i Sulë Harrit, të cilit pas vdekjes dhe me rënien e diktaturës ju dha titulli “Mësues i Popullit”.

Por, për shkak të problemeve me drejtësinë për pronën në Elbasan dhe pakënaqësisë nga vendimet e të gjitha shkalleve, Flamuri kishte zgjedhur të protestonte kundër njërit prej tyre.

Duke marrë shkas nga një njoftim në televizor dhe gazetë, se Besim Trezhnjeva do të dilte për vettingun, erdha të protestoj për të thënë që ky njeri ka mbajtur anën e së keqes, sepse jam ndeshur me atë në proceset gjyqësore. Ai më ka mohuar të drejtën e pronës dhe ka mbrojtur gjyqtarin Zihni Shahu dhe pushtetarët e Elbasanit”, thotë ai.

Protesta e Harrit u zhvillua pak minuta para hapjes së dëgjesës publike të vettingut për gjyqtarin e Apelit Durrës, Besim Trezhnjeva, raporton Top Channel.

Besim Trezhnjeva

Megjithëse duhet të kontrolloheshin së pari gjyqtarët kushtetues, gjyqtarët e lartë dhe të KED , duket se gara e Trezhnjevës për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor e ka ndryshuar radhën.

Në sallën e Pallatit të Kongreseve ku u mbajt procesi, ishte ulur si pjesë e publikut edhe Agim Elezi, i shpallur fajtor pesë vjet më parë dhe i dënuar me gjobë për mashtrim me kreditë.

Relatorja e dosjes “Trezhnjeva” tha se gjyqtari i Apelit ka fshehur pasuritë, ka bërë deklaratë të rreme të tyre dhe burimi i tyre nuk është i justifikuar.

Si pasuritë të gjyqtarit u treguan tre apartamente në Tiranë e Durrës, një sipërfaqe prej 1920 metra/katrorë tokë në Baldushk, e blerë gjatë 2012 –ës për 878 mije lekë dhe një automjet prej 16 mijë eurosh.

Por, sipas kontrollit të vettingut dyshohet se gjyqtyari nuk justifikon burimin e aseteve në vlerën e 20 milionë lekë, ndërsa nuk ka deklaruar edhe një llogari bankare prej 150 mijë lekësh, kjo e fundit u konsiderua nga avokati i tij si një harresë e të bijës.

Gjyqtari nuk tha asnjë fjalë përpara KPK-së përveç emrit e mbiemrit.

I vetmi që foli ishte avokati, që këmbënguli se bashkëshortja e gjyqtarit, Arta Trezhnjeva prej dy dekadash punon farmaciste dhe se të ardhurat e saj nuk janë llogaritur.

“Nga viti 1981 deri në vitin 1994 nuk është llogaritur asnjë e ardhur e imja”, deklaroi vetë gjyqtari.

Përveçse gjyqtar, Trezhnjeva ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Pritet shpallja e vendimit për të premten, por nga ajo çfarë u kuptua nga seanca, mundësitë janë të pakta që ai të konfirmohet në detyrë.

a.s/dita

April 11, 2018 15:35
Komento

5 Komente

  1. Nje dursak: April 11, 15:43


    Me tere ato pare dhe te punoi ende..?
    Ju befshin ilace,por mos ti gjeje tek farmacia e gruas

    Reply to this comment
  2. Fat man April 11, 15:57

    A jeni ne “terezi” si more te denoni nje Gjykates per 20 milion leke????
    Cdo gjyqtar kete shume parashe te “falura” i ka ne vend te aperitivit, eshte bere kerdia me miliona leke, euro, dollar, prona ne toka apartamente e biznese dhe na dilni ketu me nje shume qesharake.
    Po qejfet familjarish dhe me dashnoret kurva ne vendet ekzotike a u kontrollohen ketyre pushtave?
    Vetting per te lare gojen, po qytetaret nuk e hane, boll kane duruar 28 vjet per te shkuar ne “Perendimin e Larget” qe per ne eshte i paarritshem dhe nuk ekziston.

    Reply to this comment
  3. ZULLUMI April 11, 17:00

    I PLASI ATIJ SE E PUSHUAN NGA PUNA AI KA PARA PER 7 BREZA DHE NUK JA KONFISKOJNE…!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  4. i persekutuari April 12, 00:51

    Se si qendron puna e ” mosvertetimit ” te parave une nuk e di por ajo qe di une me siguri eshte fakti se ne organet e drejtesise shqiptare eshte teper e veshtire te gjesh nje individ me integritet moral si z. Besim Treshnjeva. Nga te afermit dhe shoke te mi dij 4-5 raste te gjykimit te tij vetem sipas ligjit dhe te refuzimit te tij qofte edhe per te pire nje kafe.. Ne qofte se organet e Vetingut do te kapen pas disa vicklave dhe do te lene ne hije personalitetin e plote te personit ka shume mundesi qe banditet e drejtesise te kalojne Vetingun dhe te ndershmit te perjashtohen.

    Reply to this comment
  5. Demi April 12, 12:17

    Si ka mundesi te gjitha keta pa perjashtim, kane blere toka ne nje kohe qe nuk i lidh asgje me bujqesine apo me investimet ne ndertim etj.
    Pra kane marre aq shume para sa ju dalin teper dhe blejne ctju dali perpara.
    Keta nuk duan keto komisionet….Keta duan hetuesine e Enver Hoxhes qe i ulte dhe e benin vete listen e njerezve se kujt i kane xhvatur parate… Felliqesira te ndyra…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*