Gjyqtarit të plagosur i bllokohet makina dhe 20 mijë euro të gjetura brenda saj

January 18, 2016 15:47

Gjyqtarit të plagosur i bllokohet makina dhe 20 mijë euro të gjetura brenda saj

Të tjera pikëpyetje ngrihen në lidhje me gjyqtarin Artan Gjermeni, i cili mori disa plagë të lehtë mbrëmjen e shkuar.

Policia i ka gjetur atij 20 mijë euro me vete, ndërsa në spital ka shkuar me një automjet “Smart”, automjet jo shumë i shtrenjtë.

Gjatë kontrollit të makinës, policia ka konstatuar njolla gjaku, ndërsa në të janë gjetur edhe 20 mijë euro.

Si automjeti, ashtu edhe paratë janë bllokuar në cilësinë e provës materiale deri në momentin kur të zbardhet çështja.

Gjyqtari ka deklaruar se ishte plagosur aksidentalisht nga një llamarinë në banesën e tij, por për hetuesit kjo duket më shumë një alibi.

Ende nuk dihet se si është plagosur gjyqtari i Gjykatës së Tiranës. Policia e Tiranës nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare për plagosjen e gjyqtarit. Ai ka shkuar i vetëm në spital dhe familjarët e tij nuk kanë qenë të pranishëm. /Dita/

January 18, 2016 15:47
Komento

4 Komente

  1. Bilbil Sulovari January 18, 16:02

    Ja pra shikoni sa te varfer jane gjyqtaret e saliçit,gjynafqare,mezi hane buken e gojes,ka kursyer shume duke zhvatur “pak”dhe reforma salesh,lulesh prandaj duhet per te mbrojtur keta sa kane lesh ne koke ,numerojne lek ne xhep.Grabitqari sulmues ka patur nje “hall”.

    Reply to this comment
  2. Vlora January 18, 16:24

    Gjyqtar hale

    Reply to this comment
  3. Kapter Jari January 18, 18:37

    Ky hajdut aq euro u ka grabitur sa nuk ka pasur me vend ne shtepi dhe i mbante ne makine, pare e “madhe” or mik e vene me djerseme borderon (bordellon) e shtetit, me keta gjykates mburret Saliu, vetem nga Full-hajni ka marre 300 mije euro.

    Reply to this comment
  4. Arben January 18, 19:08

    KJO ESHTE REFORME NE DREJTESI, O MILET DUHET TU JAPIM DENIMIN KRIMINELAVE TE VESHUR ME KOSTUM, ME DUART TONA, SE NUK KA KUSH JUA JAPI.

    VDEKJE E KETYRE KRIMINELAVE ESHTE SHPETIMI I SHQIPERISE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*