Gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi jep dorëheqjen para Vettingut
Nga Arkiva
Gjyqtarja e Dhomës Civile të gjykatës së Tiranës Brunilda Kasmi ka dhënë dorëheqje nga detyra e saj.
Dorëheqja i është dorëzuar presidentit Ilir Meta, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Burime pranë Presidencës janë shprehur se motivet zyrtare të dorëheqjes janë për arsye familjare.
Brunilda Kasmi, ka një eksperiencë prej 21 vitesh si gjyqtare.
Ajo ishte edhe kandidate për në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe kandidate për në KLGJ, që do të kalonin të parët procesin e vettingut.
Por pas dorëheqjes, Kasmi nuk do të kalojë në procesin e vettingut.
s.a/dita
Litari, litari
Plaku im ka nje shprehje”djersa e ballit te mban gjall”.Juve turp tu vij more plehera gjykates se shkaterruat nje Shqiperi te tere me korrupsionin tuaj…vetem lekun keni perendi..mos i gezofshi..pa merak se do u zeri haku i atyre qe kan vdekur per vendimet tuaja te shitura o te degjeneruar,vonon po nuk harron