Gjyqtarja që la në burg Fatos Nanon, kush është Vitore Tusha?

April 4, 2018 17:01

Gjyqtarja që la në burg Fatos Nanon, kush është Vitore Tusha?

 

Vitore Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese që prej vitit 2008 e gjithashtu anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Tusha është gjyqtarja e radhës që i nënshtrohet Vettingut dhe me gjasa e para që e kalon këtë testim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmendi se ndaj gjyqtares në karrierën e saj ka patur pesë ankesa nga qytetarët për vendimmarrjet, nuk u dha asnjë konkluzion në këtë pikë.

Vendimi do të shpallet të enjten.

Por nga gjetjet e evidentuara, parashikohet që Tusha të jetë e para gjyqtare ndaj të cilës do të vendoset vula pozitive, e përshtatshme për të qenë gjyqtare.

Vitore Tusha mban gradën doktore shkencash.

Lindur më 26 nëntor 1960 në Tiranë, ajo u diplomua në vitin 1983 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi.

Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit.

Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.

Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.

Është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Tusha është mes gjyqtarëve që kanë shpallur si jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, sikurse marrëveshja e detit, apo ligji i lustracionit, ndërsa u rreshtua mes gjyqtarëve kushtetues që i thanë po ligjit të vettingut.

Por, çështja më e bujshme e shqyrtuar prej saj është regjistruar gjatë kohës që mbante detyrën e gjyqtares së Kasacionit, nga viti 1994 deri në vitin 2001.

Në nëntor të vitit 1995, Tusha rrëzoi kërkesën e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

Megjithatë, Nano e la burgun para kohe, pasi ndryshimet e atëhershme në Kodin Penal e ricilësuan veprën për të cilën ai ishte shpallur fajtor, duke ulur edhe parashikimin e dënimit.

a.s/dita

 

April 4, 2018 17:01
Komento

4 Komente

  1. mirel April 4, 17:07

    Gjyqtarja pedagoge donte kohe tju pergjigjej pyetjeve teoriko profesionale.
    Te paster kane per te fale te gjithe.

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini April 4, 17:14

    “Megjithatë, Nano e la burgun para kohe, pasi ndryshimet e atëhershme në Kodin Penal e ricilësuan veprën për të cilën ai ishte shpallur fajtor, duke ulur edhe parashikimin e dënimit.”

    Pra vendimi i gjyqtares PASKA QENE I DREJTE simbas Kodit Penal te kohes se kryerjes se vepres penale.

    Ku qenka problemi?
    Ne fakt problemi qendron tjeterkund.

    Reply to this comment
  3. Mark .U.K April 4, 18:11

    Fatos Thanas Nano kja vjedhur e nuk e ka denue Tusha po ligji.Me te ardhur ne pushtet komunistet e shperbyen.Urdheruesi i masakres se 2 prillit sot eshte kryetar kuvendi.Babaj i Edi Rames firmosi te te pushkatohen dy poetet e Librazhdit.Ministri i
    mbrendshem ish hetues qe ka torturuar njerzit qe ishin duke u hetuar.Ministri i jashtshem sot djali i Sulejman Bushatit.Te PS jan grumbulluar drogaxhi tutora femrash.Aty ka vrases qe nuk jan te paktet

    Reply to this comment
  4. MH April 5, 00:39

    Mark .U.K

    Duhet te jesh ftyre e ndyre kur flet pa kurrfare baze mbi familjen e S.Bushati.Une qe e njoh qe kur ishte nexanes ne gjimnazin e Shkodres tregonte qe ne ate kohe nji njeri i begenisun,i sjellshem me shume edukate dhe njerzillek i qeshun me cdo njeri qe mund te takonte ne cdo moment,si dhe i gjindshem per nevojtarin.Indershem dhe korrekt ne shoqeri dhe pune.I paster ne cdo vend ku punoj derisa doli ne pemsion.I biri Tije po tregon po te njejten edukate dhe njerzillek me nji pjekuri optimale ne funksion te detyres qe mban.Per ma teper njihet nga te gjithe shkodranet.Kurse ty zore se te njohin vec magjypet andje e kendej ures se Bunes.Dhe ne,qe po te njohim vetem me nofken Mark .U.K me nji nivel intelektit qe len shume per te deshirue.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin