Gjysh, mos më ço në xhami!

July 12, 2016 16:29

Gjysh, mos më ço në xhami!

Nga Flutura Açka

Kjo foto është bërë një nga mbrëmjet e ditëve të fundit, në një nga rrugicat e lagjes Kala të qytetit të Elbasanit, ku, në pritje të disa miqve të mi të huaj që fotografonin aty rrotull, ndesha me këtë fëmijë të vogël që i tërhiqte këmbët zvarrë dhe ankohej. Në respekt të privatësisë së tyre, i fotografova pas shpine, por ajo çfarë ndodhi para syve të mi, është një histori që nuk është edhe aq private. Dëgjova që fëmija iu ankua ketij burri dhe iu lut disa here që të mos shkonin në xhami, për ku mbase ishte nisur gjyshi i tij, që nga mjekrra e gjatë dhe veshja, dukej një mysliman i tejdevotshëm (e drejtë e tij).

Kur pa hezitimin e fëmijës, që mbase kishte pranuar të dilte me harenë e të gjithë fëmijëve kur dalin jashtë shtëpie, ai ndali dhe i tha: “Atëherë po të kthej në shtëpi!”.

Fëmija kundërshtoi sërish dhe e tërhoqi burrin djathtas, aty ku është një park i mrekullueshëm lodrash (privat, natyrisht), por as kjo nuk e tundoi gjyshin e tij, as fakti se mu aty pranë është një godinë që ka shërbyer disa vite si Normalja e Elbasanit dhe që ka shkolluar breza mësuesish që kanë ndiçuar Shqipërinë (Natyrale) anembanë, nuk besoj se i thotë shumë këtij gjyshi. Minuta të tëra dhanë e morën mes tyre, fëmija duke u ankuar të mos e çonte në xhami dhe gjyshi që gati e tërhiqte zvarrë. Duke i parë tek zhyteshin në rrugicë, pyeta veten se në cilin rresht të Kuranit të shenjtë shkruhet që duhet t’i tërheqësh fëmijët zvarrë për në xhami? Dhe si mund të mbrohet ky fëmijë nga ky gjysh që i imponon atij mbase çdo ditë? A mundet ndonjë mysliman i urtë të kthejë përgjigjje për këtë? A kanë komunitetet fetare në Shqipëri kontroll dhe rregulla mbi moshën e frekuentimit të kulteve fetare?

Nëse nuk kanë ata, sepse mbase nuk u intereson, a ka shteti përgjegjësi edhe për këtë fëmijë, edhe për të tjerë si ai që mbushin sallat e kulteve tona fetare? Kushtimi ne fe, besoj, është një marrëdhënie personale me Zotin – e shenjtë, diskrete – por jo të gjithë e kuptojnë kështu.

Madje më duket krejt e padrejtë dhe në kundërshtim me shenjtërinë e fesë dhe ritualeve, që në televizion të bëhet reklamë për muajin e Ramazanit mu rëndom si të bëhej për birrën, e madje më duket edhe më e pandershme që përfaqësues të shkolluar të religjioneve ekspozojnë fëmijët e tyre në television për të folur për bindjet e tyre dhe kënaqësitë që duhet të ndajnë me bashkëmoshatarët e tyre në këtë akt sublim.

Madje më duket antife që lutjet në Zot të ndahen me kompjutera, repetitorë e altoparlantë (që çdo vit u ngrihet zëri edhe më shumë!), shpikje këto të shkencës, duke ia cënuar shenjtërinë këtyre lutjeve.

Ndaj, më duket e rrezikshme ethja për të futur fenë në shkolla, dhe ai ose ajo i-e pamend që do të firmosë ta bëjë këtë, duhet ndalur. Ndryshe, do të shohim përditë fëmijë që do të zvarriten për t’u imponuar të tjera lojëra nga ato që u duhen moshës së tyre, duke i çuar në dyer kultesh për t’i bërë me zor myslimanë, ortodoksë, katolikë a tjetërçka. T’i bëjmë më parë të shkolluar e te mençur, të dijshëm dhe të vetëdijshëm për zgjedhjet e pasforcuara të tyre në jetë.

July 12, 2016 16:29
Komento

19 Komente

  1. SHPRESE HUMBURI July 12, 17:02

    Faleminderit zonja Flutura ! Keshille me mend e me vlere.

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 12, 17:13

    Ma i mencur fmija se gjyshi.
    Nje i marr hell nje gure ne uje,shkojn njeqind e nuk mund ta nxierrin.Ka qene nje gaf si qindra te tjera se nuk ka si te futet feja ne shkolla publike.Babaj i tij me pas kerkue kush te tilla gjera do ta kishte denuar sic denoj poetet.

    Reply to this comment
  3. PASHKO VASA July 12, 17:19

    FLUTURA TE PERGEZOJ PER ARTIKULLIN DHE REALITETIN QE TREGON asnje nuk esht antizot e as anti besim,po keta po e teprojn ,kta skan asnje lidhje me besimin ne zot,ky esht thjesht ekspansion dhe asimilim kombetar,nga dora e arabis saudite dhe turqis,sic esht dhe nga krahu greqis qe perpiqet te greqizoj ortodoksin shqiptare,keta duan ta arabizojn myslimanet shqiptar qe jan shum ndryshe nga keta mjekercjapet e sotcem.TURP PER SHQIPTARET NGA TE DY KRAHET…:( SA TURP

    Reply to this comment
  4. sabjani July 12, 17:22

    Keni shume te drejte. Ne shume raste praktikimi i fese kthehet ne bezdi ne vend qe te jape kenaqsi. Na cmenden ato altiporlantet duke bertitur ne mes qytetit ne cdo ore te dites. kesaj ithone tu imponosh te tjereve me zor dicka qe ata nuk e duan.

    Reply to this comment
  5. Arben July 12, 17:52

    AI E KA FEMIJE, E KA BERE VETE DHE E RRIT VETE.

    SA I DHIMBSET ATIJ FEMIJA, NUK TE DHIMBSET TY MOJ VAMPIRE.

    TE PERDORESH NJE FEMIJE TE PAFAJSHEM PER PROPOGANDE ANTI-SHQIPETARE, KUNDER FESE ISLAME ESHTE KRIM.

    NDERSA NE ANEN TJETER TREGON SE SA POSHTE KENI RENE DHE SA TE PASHPRESE JENI.

    ALLAHU EKBER.

    Reply to this comment
    • DIA July 12, 19:03

      Keto 2 fjalet e fundit nje mut i merr vesh shqiptar po hajd se po te degjojme, sa per femijen shteti ka ligje dhe nuk te jep te drejte ta besh cte duash, po te qeverrise kurani shko ne Arabi e bej si te duash, kjo vlen si per mendje mykurit si puna jote myslimane dhe mendjemykurit e krishtere.

      Reply to this comment
      • Arben July 12, 22:34

        UE, TE JEP NUK TE JEP,

        FEMIJEN E BERI VETE, NUK JA BERI SHTETI.

        KJO QE SHKRUAN PO BEN KRIM, DUKE E PERDORUR FEMIJEN, JO I ATI I VET.

        MENDOJE NJEHERE TEK FEMIJET E TU, PASTAJ FOL

        Reply to this comment
  6. Arben July 12, 18:34

    AI E KA FEMIJE, E KA BERE VETE DHE E RRIT VETE.

    SA I DHIMBSET ATIJ FEMIJA, NUK TE DHIMBSET TY MOJ VAMPIRE..

    TE PERDORESH NJE FEMIJE TE PAFAJSHEM PER PROPOGANDE ANTI-SHQIPETARE, KUNDER FESE ISLAME ESHTE KRIM.

    NDERSA NE ANEN TJETER TREGON SE SA POSHTE KENI RENE DHE SA TE PASHPRESE JENI.

    ALLAHU EKBER.

    Reply to this comment
  7. 6 SHKURTI July 12, 19:40

    DUHET NJË 6 SHKURT 1967…

    Reply to this comment
  8. Dielli mbi Korab July 12, 20:18

    Nje shkrim i guximshem i shkruar nga nje grua.
    Rreziku i islamizimit te shoqerish shqiptare sot eshte prezent mbas tranzicionit te gjate dhe çorodites
    Respekt e nderuar Flutra

    Reply to this comment
  9. Lpl. July 12, 20:45

    Ne te Krishteret e kemi me trasheguar familje dhe fe kjo eshte motoja jone dhe kesaj ja kushtojme jeten tone femijeve ky eshte urdheri i Zotit rrutja femijeve me fe qe te kete vazhfimesi njerzimi.Kurse disa lindin femije trashegojne veprst e Enverit librat e Fluteres qe nuk vlejn as sa dy rreshta te beslidhjes se vjeter dhe pastaj produkti shihet kriminele drogagji hajdute bankash politiksne si keta qe i shani gjithe jeten letrare e gazetsre studjosh qe eshte turp me shkru si kjo po kush ka dy pare tru e kupton se kjo nuk ka bote te gjalle mbrenda vetes qe i sherben te tjereve me idete e saje dhe libra pa vlere duke lexuar kete artikull kupton se edhte e fobet dhe e lexushme pa filozofi .Asnje se nderton jeten ne baze te librave te zonjes as te ndonje tjetri kurse bibla edhte shtylla ku mbeshtetet familja dhe modeli qe fuhet nfjekur ne jete .Ne si prind e kemi per detyre deri ne moshen 18 vjeç me i udhezuar rrugen dhe fjalen e Zotit dhe veprest e Krishtit e te Apostujve Shejterve eterve te Kishes dhe Martireve .Pas kesaj moshe te vendosi vete pastaj ndoshta e terheq rruga dhe behet i rruges si shumica Shqiptareve qe skane agjende shkojne nga i qon hunda e jo menfja.

    Reply to this comment
  10. temujin July 13, 09:07

    Kemi arritur ne nje pike ku intelektualet dhe gazetaret i japin me shume rendesi fjaleve te femijve dhe prostitutave se njerezve te ndershem dhe te pjekur…femijet nuk duan te shkojne as ne cerdhe as ne kopesht, as ne ambulance as ne shkolle…o tempora o mores…

    Reply to this comment
  11. dy fjale July 13, 09:53

    Fene vegjelia e beson.
    Fene politika e perdor.
    Fene kleriku abuzon.(SENEKA)
    Feja opium ne popull-Marksi

    Reply to this comment
  12. HC July 13, 10:33

    Shkrim idiot dhe populist( per momentin) nga Flutura Tyryfaçka. Te jesh praktikant ( ne çdo lloj feje ) eshte gjeja me e mire , te largon nga mekatet , te pakten te mban gjalle shpirterisht .

    Reply to this comment
  13. Dhia Skenderbeut July 13, 12:01

    E perdhosen Turko-Arabet token e Arbrit. S’ka me Iliro-Pellazg. Tani e tutje sundon Orjentalizmi dhe baba Sulltani.

    Reply to this comment
  14. heretiku July 13, 12:07

    Shume i goditur shkrimi, ngre nje problem madhor te raportit prind/gjysh-femije. Askush nuk ka te drejte ti imponoje me dhune femijes se çfare duhet te beje dhe çfare jo. Nuk ka te drejte i rrituri ta dhunoje pikologjikisht femijen, dhe aq me keq ta çoje ne xhami me force. Keta njerez-kafshe jane ndotja e vertete e ambjentit, e shoqerise, e familjes. Kundrejt ketyre plehrave, shoqeria, shteti duhet te ushtroje dhune e tua shtypi koken, se perndryshe jane ata qe u shtypin koken te tjereve te pafajshem. Edhe ato ulurimat ne arabisht, qe degjohen ne 5 te mengjesit nga altoparlantet e xhamive duhet te ndalohen, sepse zgjojne dhe shqetesojne njerez qe s’kane lidhje me xhamite, qofshin ata ateiste, te krishtere apo myslymane jo praktikante.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*