“Gjyshja punonte si vajtuese”, Eugent Bushpepa zbulon detajet që nuk kemi ditur për të

September 10, 2018 12:29

“Gjyshja punonte si vajtuese”, Eugent Bushpepa zbulon detajet që nuk kemi ditur për të

 

Mëngjesin e sotëm startoi edhe puntata e parë e emisionit të mëngjesit “Wake Up”, në “Top Channel”, ku i ftuar ishte këngëtari Eugent Bushpepa.

Në një rrëfim ndryshe Eugenti zbuloi disa detaje mbi talentin e tij dhe se nga e ka trashëguar zërin fantastik.

Eugenti rrëfeu se gjyshja nga ana e babait të tij kishte punuar vajtuese (një grua që thirret miqësisht apo kundrejt pagesës gjatë ceremonive mortore për të qarë të ndjerin).

“Gjyshja ime ka punuar si vajtuese. Thirrej nga njerëzit, sidomos nga njerëzit e babit nëpër ceremoni mortore. Babi më thotë gjithmonë se asaj i ngjan ti”, tregoi Eugenti.

Ndërsa përsa iu përket projekteve muzikore, Eugenti rrëfeu se përkushtimi ndaj interpretimit në jetën e natës e ka penguar atë të përqendrohet në studio.

Mirëpo pavarësisht gjithë angazhimeve ai premtoi se në dhjetor më në fund do të prezantojë një këngë të re.

a.s/dita

 

September 10, 2018 12:29
Komento

2 Komente

  1. Jimi September 10, 12:48

    Qaje me lote!

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 September 10, 16:04

    “Eugent Bushpepa zbulon detajet që nuk kemi ditur për të”
    a thu se na ka zënë meraku??
    apo duhet me i dit patjetër detajet e bushpepës??
    kaq i rëndësishëm është ky njeri,spese para majit asqë nuk e njihte ndokush(në masë,njerzit e familjes sigurisht që e kanë njohur)!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*