Gjysma e tenderave, me shkelje

May 14, 2019 15:46

Gjysma e tenderave, me shkelje

Në vitin 2018 operatorët ekonomikë që kanë marrë pjesë në tendera kanë dorëzuar 1145 ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kryetarja e këtij autoriteti, Evis Shurdha, tha se autoritet kontraktore kanë vepruar në shkelje të ligjit në pothuajse gjysmën e rasteve, ose 39%, çka bërë që komisioni të kthejë vendimin e tyre.

Por kreu i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj kërkoi që Komisioni i Prokurimit të rekomandojë masa për punonjësit që kanë bërë shkeljet. Sipas tij, janë rreth 2300 zyrtarë të shtetit, të cilët kanë shkelur ligjin e prokurimit publik.

Në 2018-n Komisioni i Prokurimit Publik ka rekomanduar vetëm 4 masa ndaj zyrtarëve të administratës, ndërsa Arben Ahmetaj propozoi edhe ndryshim të ligjit për ashpërsimin e masave ndaj punonjësve që shkelin ligjin, pasi procedurat e Prokurimit Publik analizohen në një kapitull të veçantë të progres-raportit për Shqipërinë, duke sjellë probleme për integrimin në BE të vendit.

o.j/dita

May 14, 2019 15:46
Komento

8 Komente

  1. Kuq e Zi May 14, 15:57

    Perse Ahmetaj propozon masa per shkelesit. Ligji parashikon penalitete per personat e abuzojne detyren. Ne burg.
    Dhe Arben Ahmetaj te kuptoje qe 2300 zyrtare te implikuar jane pergjegjedia e tij direkte.
    Burgu eshte pak per dhjaksin Ahmut

    Reply to this comment
  2. Drenova May 14, 16:02

    Nuk jane vetem keto ankesa qe vertetojne korrupsionin ne tendera,por duhet te kete me mijra tendera me shkelje ligjore qe cojne ne korrupsion!
    Rasti skandaloz te dhenies se tenderit te Unazes se Re nje firme fantazem dhe me keq me dosje te fallcifikuar,verteton se krimi fillon nga kryeministri,ministrat perkates etj,qe jo vetem kane bere ligje ne perkrahje te grabitjesve skandaloze,por edhe te mbrojne korrupsionin!
    Prokuroria te mos heshte,por te verifikoje te gjitha tenderat dhe te vertetohet korrupsioni i sakte!

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri May 14, 17:06

    Hajduti Arben Ahmetaj,kreu i Komisionit te Ekonomise!Gjysma e tenderave me shkelje,qe as ne Afrike nuk ndodh,
    dhe pastaj pretendojn per hapjen e negociatave me BE-ne!Kaq shume abuzime,kaq shume korrupsion,kaq shume
    fukarallek,kaq shume emigracion,…padrejtesi,kriminalitet,depresion social dhe ekonomik,por Kryemistri drogaxhi
    Edvin Ecobar D’Rama,nuk merr asnje pergjegjesi!Karrikja elektrike eshte pak per kete pevers.

    Reply to this comment
    • Arqile Angoni May 14, 17:36

      Gurezi Rrote Karri qe paske veshur veladonin edhe te Prokurorit dhe te Ekzekutorit. Mjerre ti more kokedru Vicidoli qe paguhesh vetem per te helmuar blogun me diarene tende psiqike. Je per tu meshiruar o vemja Zigur, o mase amorfe qe ushqehesh ne ujrat e zeza te pusetes PeDe.

      Reply to this comment
      • 888 May 14, 18:20

        Bythelepiresi Arqile Angoni!
        Se pari qenke legen se nuk ke gjetur menyre tjeter me te fisme te mbrosh karrigen tende prej lepiresi!
        Se dyti,dukesh qe je legen,se po te ishe i zgjuar dhe i afte nuk do perdorje fjalorin e rrugacit sic perdor kryeministri yt rrugac,por do perdorje nje kulture te fisme!
        Se treti,ne se mendon qe komenti yt vlen sado pak, dhe ne se je vete ne nje nivel me te larte nga i komentuesit qe shan,duhet te perdorje argumente te sakta qe te na bindje edhe ne te tjereve qe ti ke te drejte!
        Fakti qe ti nuk arsyeton,por vetem shan si rrugac verteton mjerimin qe ka pushtuar administraten e rrugacit Rama,fatkeqesisht i votuar edhe nga une!

        Reply to this comment
  4. dashamires May 14, 18:47

    Shoke te gazetes Dita, jo kaq te ashper me qeverine Rama! Mos ja hani hakun duke i pergjysmu suksesin ne tenderat me shkelje, te vetmen arritje te ketyre viteve qeverisje.

    Reply to this comment
  5. Adih May 14, 19:27

    Arqile Angoni @……..
    Qe ka korrupsion pa frena shqiperia ka . Apo jo ?
    Qe te zhduket korrupsioni nuk do as edhe nje investim , por duhet vetem predispozite . Por nga ana tjeter ,spitalet Rruget kanalet e tj e tj duhen para , investime apo JO? Prandaj ..?????Mos e ul steken aq poshte .

    E ka qare kete fjale i nderuari AV Ngjala ,po nuk desh kryeministri kushdo qofte ne ate karrige nuk ka zot nene as edhe njeri te bej korrupsion .
    Prandaj mos e ul vehten tende ,nuk ka me budallenj sot .

    Reply to this comment
  6. Qylafi May 15, 10:28

    Cdo objekt i perfunduar apo mall i marre ne dorrezim, prishet apo demtohet nderkohe qe nuk eshte marre akoma ne dorezim. Komisionit të Prokurimit Publik, eshte i paafte te nxjerre pergjegjesine apo ti coje ne gjyq keta gllaberues te fondeve publike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*