Gjysmëfinalja e Europa League, tifozët e Eintrachtit heqin ulëset

May 3, 2019 12:34

Gjysmëfinalja e Europa League, tifozët e Eintrachtit heqin ulëset

Mbrëmjen e së enjtes u luajtën ndeshjet e para të turit të gjysmëfinaleve të Europa League, Arsenal-Valencia 3-1 dhe Eintracht Frankfurt-Chelsea 1-1.

Qyteti i Frankfurtit dje festonte një mbrëmje historike për faktin se skuadra e qytetit ka mundur të shkojë kaq larg në një turne futbollistik kontinental. Ndaj dhe tifozët vendas u kujdesën t’i ruanin gjatë kujtimet nga ajo ndeshje.

“Tifozët e çmendur” të skuadrave donin që këtë 90 minutësh historik të mos e kalonin ulur në ndenjëset e stadiumit të Frankfurtit, por të ngritur në këmbë dhe gjatë të gjithë kohës në mbështetje të skuadrës së tyre të zemrës.

Ndaj tifozët vendas të Eintracht, përpara vërshëllimës së fillimit të ndeshjes hoqën nga vendi ulëset e stadiumit dhe i treguan ato për kamerat duke i ngritur me duart lart për t’i dhënë më shumë “zë” tifos së tyre.

j.l./ dita

May 3, 2019 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*