Godet me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari

September 6, 2018 10:41

Godet me thikë bashkëfshatarin, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar nga fshati Lybeshë i Poliçanit është arrestuar, pasi ka plagosur duke goditur me thikë një 27-vjeçar.

Shtetasi Ermal Senka raportohet se është vendosur në pranga, pasi ka plagosur gjatë një konflikti për motive të dobëta bashkëfshatarin me inicialet L.XH.

27-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.

s.a/dita

September 6, 2018 10:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*