Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Vlorë, 3 të arrestuar

May 13, 2018 10:33

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Vlorë, 3 të arrestuar

 

Policia e Vlorës ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në fshatrat Oshtimë dhe Lapardha.

Në fshatin Oshtimë u arrestuan Abedin Jonuzi dhe Lejli Jonuzi, ndërsa në kërkim u shpall Xh.Jonuzi.

Në banesën e tyre uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 2800 fara bimë kanabis sativa, 167 fidanë kanabis, 169 bimë kanabis si dhe 132 kg kanabis të tharë.

Kurse në fshatin Lapardha u arrestua Artur Aliaj, i cili kishte kultivuar 55 bimë narkotike kanabis sativa në një sipërfaqe toke në pyll.

Policia e Vlorës thotë se do të vijojë intesivisht punën dhe kontrollet e vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut Vlorë me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo rasti kultivimi apo prodhim, shitje të narkotikëve.

a.s/dita

May 13, 2018 10:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*