Goditën punonjësin e ujësjellësit, arrestohen vëllezërit nga Elbasani

August 31, 2018 09:54

Goditën punonjësin e ujësjellësit, arrestohen vëllezërit nga Elbasani

Dy vëllezër nga Elbasani janë arrestuar pasi kanë goditur një punonjës të ujësjellësit.

Të arrestuarit janë Andon dhe Uran Bërdufi, 55 dhe 29 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.

Ata akuzohen se kanë goditur me grushte dhe sende të forta në banesën e tyre, punonjësin F.B. 35 vjeç, duke i shkaktuar këtij dëmtime fizike.

Edhe punonjësi është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi raportohet t’u ketë kthyer goditjet me grushte dy vëllezërve.

Vëllezërit Bërdufi do të procedohen për veprën penale të “kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”, ndërsa punonjësi i ujësjellësit për “plagosje e lehtë me dashje”.

l.h/ dita

August 31, 2018 09:54
Komento

1 Koment

  1. Arben August 31, 10:28

    Ujesjellesi elbasan, shperndan 500 paga mujore per votuesit e edkokaines, I nderuar e respektuar.
    Keta qe punojne ne nderrmarje kriminale jane bashkepunetore ne krim, duhet te paguajne per hajduterite e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*