Goditet anëtari i LSI-së, Vasili: Policia e drogës nuk ka arrestuar horrin e PS-së

June 14, 2017 15:09

Goditet anëtari i LSI-së, Vasili: Policia e drogës nuk ka arrestuar horrin e PS-së

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim sapo ka denoncuar një rast dhune.

Ai bën të ditur se një anëtar i kësaj force politike në Zharrëz është dhunuar nga ata që i cilëson “horrat e Partisë Socialiste”.

Vasili bën të ditur edhe emrin e dhunuesit, siç shprehet ai të autorit të veprës kriminale, i cili është Agim Grembi, ndërkohë që nuk ka informacione se kush është anëtari i dhunuar.

Kreu i LSI-së kërkon që Partia Socialiste të distancohet nga kriminelët, e të mbajë përgjegjësi për këtë armiqësi të krijuar.

Ai paralajmëron se përgjigja do të jetë shumë e ashpër.

“Goditet një anëtar i LSI-së në Zharrëz nga horra të PS-së. Autori i veprës kriminale Agim Grembi. Policia e drogës nuk ka arrestuar kriminelin.

Partia Socialiste të dënojë aktin, të distancohet nga kriminelët. PS Fier, përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar. Përgjigja jonë do të jetë shumë e ashpër.

Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion”, është shprehur kreu i LSI-së, Petrit Vasili.

June 14, 2017 15:09
Komento

9 Komente

  1. Guri June 14, 16:24

    Petro! Keto jane perpelitjet e deshperuara te tuat dhe te Ilirit sepse po e ndieni çdo dite e me shume se po humbisni. Vazhdoni te shani dhe te kercenoni, por fundi eshte i pashmangshem. Vetingu po vjen, ngadale, por po vjen.

    Reply to this comment
  2. Paul Tedeschini June 14, 16:30

    S’po dijme se cilet jane horat e seiciles parti.

    Reply to this comment
  3. qani June 14, 17:11

    avash ti ore se na trembe mushken…..

    Reply to this comment
  4. Mersin June 14, 17:26

    E kane sajuar vete. Likja i njeh mire keto menyra se ia ka mesuar babai Sali.

    Reply to this comment
  5. Aliu nga Selenic June 14, 17:29

    KUSH MBJELL EREN KORRE FURTUNEN.!

    Sa shqetsimi i madhe per Vasilin.Po LSI sa here ka goditur antaret e Partise Socialiste ne rreth.Me qindra here. Po Kujtoni pake edhe Kryetarin LIka i cili ne shej revolte permbysi dhe theu te gjitha orendite e Salles se parlametit madje edhe vazot e luleve.!
    Keshtu qe kush mbjell eren do mte korre furtunen.Kete ere e ka mbjellur LIKJA dhe likja do ta korre kete furtune.!

    Reply to this comment
  6. Mos e beso po deshe June 14, 17:32

    Ky horri Vasili Kryecari dezhurn i LSI di emrin e dhunuesit dhe nuk di emrin e te dhunuarit, horrit te LSI.

    Reply to this comment
  7. demo June 14, 18:01

    Po jo kete more!Ate tjetrin.

    Reply to this comment
  8. fteri June 15, 06:50

    duhet rrahur Ilir Meta së bashku me hajdutët e tijë.

    Reply to this comment
  9. Qytetar June 15, 09:01

    Nuk i shkon aspak per shtat nje politikani te zgjedhur nga nje pse e popullit (kundrejt se cilit ka detyrime) si dhe perfaqesuesi i tij, te shprehet ne nje menyre te ketille pa kurfare pergjegjesie dhe pa kurfare argumentesh duke hedhur balte ndaj forcave ligjzbatuese, te cilat si kurre me pare pergjate ketyre 25 viteve kane arritur rezultatet me te larta dhe standarte europiane, kjo e deklaruar dhe nga partneret (homologet e tyre nderkombetare) nuk tregon gje tjeter pervecse joprofesionalizmit ose ne mos qellime antikombetare. Te hedhesh balte per qellime politike mbi punen e policise nderkohe qe dikush me nje arsyetim te shendoshe do ta stimulonte punen e madhe dhe te veshtire te tyre eshte nje gjest shume i ulet aq me teper kur behet nga nje politikan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*