Goditet banda e hajdutëve, 7 grabitje nga Durrësi në Përmet

February 17, 2018 14:01

Goditet banda e hajdutëve, 7 grabitje nga Durrësi në Përmet

Policia ka arrestuar dy persona, ndërsa njëri po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për 7 vjedhje banesash në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Golemit, Kavajë dhe Përmet.

Të arrestuar janë Ervis Berisha 35 vjeç dhe Fatjon Loca 30 vjeç, banues të dy në Tiranë.

Ndërsa në gjendje të lirë po hetohet A. S. 30 vjeç, banuese në Tiranë.

Nga kontrolli i banesave, të arrestuarve iu gjetën mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve dhe sendet që kishin grabitur.

Grabitjet e dokumentuara

  1. Më datë 03.01.2018 gjatës natës, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetasit Sh.K. ku kanë marrë paketa cigare të markave të ndryshme.
  2. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi Kavajës, dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit I.B. ku kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe një sasi parash.
  3. Më datë 14.02.2018, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Y.B. ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.
  4. Më datë 16.02.2018, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.B. ku i kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.

Në ngarkim të shtetasit Fatjon Loci, nga veprimet hetimore të kryera nga Efektivët e Komisariatit të Policisë Kavajë është dokumentuar se është autor i dyshuar i ngjarjeve si më poshtë vijojnë:

  1. Më datë 16.12.2017 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit R. Z., ne Qerret, ku ka marrë një televizor plazma dhe një biçikletë.
  2. Më datë 16.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I. K., në Kavajë ku ka marrë një televizor plazma.
  3. Më datë 30.01.2018 dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit S. L., në Golem ku ka marrë një televizor plazma.

Në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Komisariatit Përmet u bë e mundur dokumentimi i vjedhjes së një sasie prej 170.000 lekë dhe 350 € që ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur në një hotel në qytetin e Përmetit me datë 15.12.2017.

Nga kontrolli i banesave janë gjetur:

  • një mjet tip Opel që përdorej për transportimin e sendeve të vjedhura në banesa;
  • një sasi parash;
  • disa nga orienditë shtëpiake të vjedhura;
  • mjetet që përdornin për kryerjen e vjedhjeve si: leva , kacavida, çelësa, litarë.
February 17, 2018 14:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*