Goditet banda italo-shqiptare e grabitjeve, 9 në pranga

August 3, 2014 08:29

Goditet banda italo-shqiptare  e grabitjeve, 9 në pranga

Policia italiane e Verbanias ka shkatërruar një bandë, kryesisht me shqiptarë, që kryente vjedhje nëpër banesa në veri të Italisë. Banda përbëhej nga 9 persona, 7 shqiptarë dhe 2 italianë, të akuzuar për një sërë vjedhjesh dhe për riciklim të mallrave të grabitura. Mediat italiane bëjnë të ditur se për grupin hetohej prej gati dy vitesh, sepse kishte shumë ankesa nga familjet e dëmtuara. Pjesa më e madhe e grabitjeve bëheshin ndaj bizneseve dhe vilave. Ndërkaq, për rastin në fjalë, janë të akuzuar 13 persona dhe operacioni për arrestimin e tyre ka nisur që në janar të vitit të kaluar. Ata janë të akuzuar për të paktën 31 grabitje dhe bastisje të ndryshme në Itali. Ndërkohë, ende nuk janë dhënë detaje rreth identitetit të tyre, ndërsa ngjarja është në hetim e sipër, pasi dyshohet se numri i sulmeve mund të jetë më i madh. Nga hetimet rezultoi se banda italo-shqiptare e kishte bazën në Milano, ndërsa vjedhjet i kryenin në Biella, Verona, Brescia, Bergamo dhe Vercelli.

 

 

August 3, 2014 08:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim