Goditet grupi kontrabandës së naftës në Durrës, 4 në pranga

October 9, 2017 10:11

Goditet grupi kontrabandës së naftës në Durrës, 4 në pranga

Katër persona janë vënë në pranga nga Policia Kufitare e Durrësit ditën e sotme pasi akuzohen për vjedhje dhe kontrabandë me mallra që paguhet akcizë. Janë arrestuar pas një pune hetimore të mirë organizuar nga Specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, shtetasit:

Sadri Haklaj, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Françesko Gërdeci, 24 vjeç, banues në Shijak.
Sadik Krasnaj, 33 vjeç, banues në Durrës.
Artur Zhugri, 20 vjeç, banues në Kavajë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVKM-Durrës në bashkëpunim me Sigurinë Portiale, pas një raportimi të ardhur në Portalin e Komisariatit Dixhital, i cili bënte fjalë për kontrabandë nafte në Portin e Peshkimit Durrës, pas një pune hetimore të mirë organizuar, rreth mesnatës së datës kanë dokumentuar me prova ligjore aktivitetin e jashtëligjshëm të shtetasve të mësipërm. Të arrestuarit në Ish-Kantierin Detar Durrës, janë kapur në flagrancë ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin vjedhur me qëllim shitjen jashtë territorit të Portit Durrës, naftë të marrë në anijet e peshkimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale

dy bidona me një sasi prej 60 litra naftë
gjashtë bidona bosh
një bateri
një pompë me tuba dhe tela të montuar, e cila shërbente për thithjen e naftës nga depozitat.

Sakaq, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” e kryer në bashkëpunim.

October 9, 2017 10:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*