Goditet grupi “Ndragheta”, kapen 3 tonë kokainë, 90 në pranga

December 6, 2018 09:48

Goditet grupi “Ndragheta”, kapen 3 tonë kokainë, 90 në pranga

Italia ka intensifikuar luftën për goditjen e mafies dhe sekuestrimin e pasurisë së saj, e cila raportohet në shuma të konsiderueshme. Kjo ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe disa  anëtarë të mafies italiane ‘Ndrangheta’ kanë qenë në shënjestër në një sulm të njëkohshëm dhe të koordinuar nga policitë e Evropës.

Mediat raportojnë se në operacion janë përfshirë qindra policë, ndërsa arrestimet e mbi 90 personave janë  kryer në Belgjikë, Itali, Gjermani dhe Holandë. Gjatë operacionit janë kapur mbi tre ton kokainë dhe mbi 140 kg ekstazi.

Restorantet italiane dhe sallat e akulloreve, janë  përdorur për pastrimin e parave, ndërsa policitë e Evropës kanë kryer kontrolleve të imtësish me duke i bastisur ato.

“Miliona euro u konfiskuan në këto biznese” thanë zyrtarët, të cilët njoftuan se operacioni ka çuar në  kapjen e disa prej anëtarëve të “rangut të lartë” të mafies famëkeqe “Ndrangheta”.

Operacioni “Pollino” ka nisur që në vitin 2016 dhe pas dy vitesh hetime intensive përmes veprimeve të koordinuara nga policitë e vendeve Europiane.

Mafia e Ndrangheta vjen nga Kalabria në Italinë jugore. Mafia siciliane u bë e famshme në transmetimet e filmave  nëpër televizione. Grupi famëkeq i mafias  ‘Ndrangheta mendohet të kontrollojë rreth 80% të tregtisë së kokainës në Evropë dhe me rreth 6,000 anëtarë.

Ajo  konsiderohet nga raportet e publikuar se është një forcë e konsiderueshme dhe e përhapur në krimin evropian, e cila përmes aktiviteteve të paligjshme të tregtimit të drogave në sasi të mëdha krijojnë edhe pasuri të mëdha”, përcjell BBC, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë hetimet vijojnë për zbërthimin e të gjithë grupit kriminal në të gjitha vendet ku mendohet se janë aktivë.

o.j/dita

December 6, 2018 09:48
Komento

1 Koment

  1. ??? December 6, 10:37

    Mafia siciliane u bë e famshme në transmetimet e filmave nëpër televizione. – Mire qe dilni nga kontesti duke folur per nje mafje tjeter, por qe te thoni se mafja Siciliane u be e famshme se transmetonte filma neper TV, kjo eshte shume qesharake!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*