Goditet korrupsioni në Shkodër, në pranga juristi i Hipotekës dhe 3 të tjerë

September 21, 2018 09:36

Goditet korrupsioni në Shkodër, në pranga juristi i Hipotekës dhe 3 të tjerë

 

Juristi i Hipotekës së këtij Shkodrës dhe tre persona të tjerë janë arrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit pasiv.

I arrestuari është Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv”.

I arrestuari tjetër është Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu janë arrestuar edhe Joan Zefi dhe Ndoc Tara, të dyshuar për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të dyshuarit janë arrestuar, pasi më 20 mars, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale “Korrupsioni pasiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

Mesohet se shtetasi Sokol Tirana i njohur si sekser, ka përfituar shumën 1000 € nga 2 shtetasit Joan Zefi dhe Ndoc Tara, që nëpërmjet shtetasit Mirjan Bleta me detyrë jurist pranë ZVRPP, të krijonte lehtësira për të përshpejtuar procedurat e marrjes së pronësisë së një objekti.

Në momentin e kryerjes së pagesës në një lokal ne afërsi të ZVRPP, ka ndërhyrë policia duke ndaluar në flagrancë 2 personat Ndoc Tara dhe Joan Zefi si dhe shumën e parave që do jepej në këmbim të favoreve të ndryshme .

l.h/ dita

September 21, 2018 09:36
Komento

2 Komente

  1. Adih September 21, 13:53

    Turp dhe hipokrizi se bashku. .Meruni me peshqit e medhenj , keta duhen te arrestohen te paret ,shkelin diten per diell kushtetuten nenin nr 181 ,te saj ,posacerisht per pronat ,sot e 27 vite te shkuara .E pastaj meruni me cironkat e vogla ..Vete i keni mesuar dhe ju keni dhene leje te abuzojne , jane pa diskutim pjella e juaj .

    Reply to this comment
  2. MH September 21, 14:10

    Adih
    Keto me cironka po bajne stazhin si te thuash ose filloren.Do kalojne ne 9 vjecaren,te mesmen e ku po di.E te perfundojne ne universitaren ku zihen peshqit e medhenj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim