Goditet mafia shqiptare në Spanjë, kapet 1 ton kokainë dhe 1.5 mln Euro

April 30, 2018 12:57

Goditet mafia shqiptare në Spanjë, kapet 1 ton kokainë dhe 1.5 mln Euro

Një grup kriminal, që trafikonte drogë, është goditur në Madrid.

Në pranga kanë përfunduar 5 persona, në mes tyre edhe lideri i këtij grupi kriminal.

Në mesin e 5 të arrestuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë 2 shqiptarë, 2 spanjollë, si dhe lideri i organizatës me kombësi kolumbiane.

Sipas mediave spanjolle, ata transportonin sasi të mëdha kokaine me valixhe të zeza nga Kolumbia për në Spanjë me fluturime charter, duke u hequr si një kompani që ofronte transport.

Agjentët e policisë spanjolle kanë sekuestruar në total 790 pako me kokainë (1 ton), një shumë prej 1.5 mln euro, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.

Hetimet ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur që në nëntor, kur autoritetet zbuluan ekzistencën e tij.

Roli i shqiptarëve në këtë organizatë duket se fokusohej tek transportimi i sasive të mëdha të kokainës që vinin nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.

Operacioni i këtij grupi kriminal është realizuar nga policia spanjolle në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europolin.

s.a/dita

April 30, 2018 12:57
Komento

1 Koment

  1. Orteku i Fekenit April 30, 19:55

    E ka fajin Edi Rama……

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*