Goditet banda në Itali, sekuestrohet sasi e konsiderueshme droge

July 9, 2018 15:09

Goditet banda në Itali, sekuestrohet sasi e konsiderueshme droge

Një bandë qe merrej me trafik droge është goditur në Itali dhe për pasojë, tre shqiptarë janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim.

Shqiptarët e kapur raportohen të jenë: A.A, 42 vjeç, E.A, 47 vjeç dhe I.P, 38 vjeç.

Atyre iu është sekuestruar një laborator me mbi 20 kg heroinë e kokainë, të krijuar në një banesë në zonën “Lido di Classe”.

Mediat lokale raportojnë se janë ekzekutuar 7 nga 6 urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria, në operacionin policor të koduar “Amarcord” në mbrëmjen e 8 korrikut.

Autoritetet italiane kanë deklaruar se hetimet kanë nisur më 16 maj të 2015-s, pas të shtënave që u shënuan në parkingun e urgjencës së spitalit të Ravenna-s. Për rastin e përmendur, u arrestua tuniziani 40-vjeçar Abdessalem Aissaoui dhe italiani 37-vjeçar Francesco Liuzzi, pasi tentuan të vrisnin 32-vjeçarin shqiptar Xhevahir Gjojdeshi. Të dy të arrestuarit së bashku me një bashkëpunëtor të tretë qëlluan 10 herë kundër shqiptarit, por pa arritur ta lëndonin.

Hetimet e mëvonshme kanë zbuluar se origjina e këtij konflikti ka ardhur pas mosmarrëveshjeve mes dy bandave që kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën në trafikun e drogës në Ravenna.

Sikurse deklarojnë hetuesit sot, grupet shfaqen mjaft të dallueshme nga njëra-tjera.

E para është një bandë e trafikantëve të drogës (kokainë, heroinë) që përbëhet nga shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë të marrë nga Shqipëria, në Itali. Ndërsa sa i takon bandës së dytë, ajo përbëhet nga tunizianë, të cilët shpërndanin drogën kryesisht në qytetin e Ravenna-s, por edhe në zonat përreth.

s.a/dita

 

July 9, 2018 15:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*