Goditet një bazë falsifikimi dokumentesh në Elbasan

December 8, 2015 09:17

Goditet një bazë falsifikimi dokumentesh në Elbasan

Një operacion i koduar “Kalaja” përfundoi me sukses duke goditur një grup kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve. Tre persona janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar 5 vula të institucioneve të ndryshme. Policia ka sekuestruar edhe 1.500 euro para të thata, 1 milion lekë dhe 1 mijë dinarë.

Sipas komunikatës zyrtare, gjatë kontrollit në bazën operative të grupit, agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar 25 kg zhivë të bardhë, që shërbente për falsifikimin e dokumenteve.

Gjithashtu, mes sendeve të sekuestruara janë edhe shumë pasaporta me shtetësi të ndryshme e letërnjoftime, të prodhuara përmes taktikave kriminale.

Ndërkohë, personat e vënë në pranga janë identifikuar me emrat: Anastas Çyço, Alban Nuredini dhe Lulzim Gjoci, të tre banues në Elbasan dhe të dënuar për vepra të tjera penale.

Objektet e sekuestruara:

50 pasaporta shqiptare të falsifikuara;
3 pasaporta bullgare të falsifikuara;
1 pasaportë greke e falsifikuar;
3 karta identiteti bullgare të falsifikuara;
2 leje drejtimi bullgare të falsifikuar;
1 vizë kalimi të shtetit të Pakistanit e falsifikuar;
200 dokumente të tjera të falsifikuara, si: leje drejtimi, leje qarkullimi, dëftesa të ndryshme pjekurie, diploma të degëve ndryshme të shkollës së lartë, certifikata personale dhe familjare, akte pronësie noteriale të qytetit të Tiranës, vërtetime të shkollave të ndryshme, vërtetime të bashkisë Elbasan,
3 leje qëndrimi në shtetin italian;
1 raport mjeko-ligjor i Poliklinikës së Elbasanit;
2.5 kg zhivë e bardhë;
20 fotografi të personave të ndryshëm të cilët kanë bërë porosi për dokumente të falsifikuara;
4 aparate celularë;
5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitarë;
1. 000 dinarë, 1.000.000 lekë;
1.500 euro, si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumenteve të falsifikuara;

Gjithashtu janë gjetur vërtetime bosh të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës, akte vlerësimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, certifikata trajnimesh të ndryshme të lëshuara nga USAID.

December 8, 2015 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*