Goditi dy basketbolliste të Flamurtarit, arrestohet 46-vjeçari

March 5, 2018 17:54

Goditi dy basketbolliste të Flamurtarit, arrestohet 46-vjeçari

Policia ka vënë në pranga shtetasin Ardian Çobo, 46 vjeç, banues në Përmet, i cili ka dhunuar 2 basketbolliste të Flamurtarit.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 15:00 të datës 04.03.2018, në Përmet, pas përfundimit të ndeshjes së basketbollit për femra mes ekipeve “Përmeti” e “Flamurtari”, disa nga lojtaret e të dy ekipeve kanë debatuar në korridorin e dhomave të zhveshjes.

Shtetasi i arrestuar, babai i njërës prej basketbollisteve të ekipit të Përmetit duke kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë ka hyrë në korridor dhe ka goditur e lënduar 2 nga lojtaret e “Flamurtarit”.

o.j/dita

March 5, 2018 17:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*