Prokuroria ndryshon akuzën, kërkon 7 vjet burg për protagonistin e incidentit me policinë në Tregun e Elbasanit

November 4, 2019 12:51

Prokuroria ndryshon akuzën, kërkon 7 vjet burg për protagonistin e incidentit me policinë në Tregun e Elbasanit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 7 vite burg për Suel Çelën alias Marjus Lulaj, i cili është shpallur në kërkim për goditjen e automjetit të policisë te tregu Agroushqimor në Elbasan.

Lidhur më këtë çështje, Prokuroria ka ndryshuar akuzën, nga vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësit të policisë, ai akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe goditje për shkak të detyrës

Ndërkohë, për Enea Bekteshin dhe Kelmend Xhaferrin, organi i akuzës kërkon dënimin me 6 vite burgim.

Bekteshi akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe prodhim narkotikësh.

Xhaferri akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe largim nga vendi i ngjarjes.

j.l./ dita

November 4, 2019 12:51
Komento

2 Komente

  1. Glaukias November 4, 14:44

    Kjo tregon më së miri çfarë shteti kemi ndërtuar e pse duhet një sistem tjetër. Sulmohen punonjësit e policisë, që përfaqësojnë shtetin, nga një grup kriminelësh e prokurorët kërkojnë të njëjtin dënim që kërkojnë për një hajdut ordiner apo ndonjë që kapet me 2 cigare me kanabis ! Kur shteti nuk mbron dot veten si mund të më mbroj mua ? Nëse këta kriminelë që sulmojnë policinë e nuk dënohen më shumë se 7 vite, nëse do të më kishin sulmuar mua ose ndonjë qytetar tjetër sa do të dënoheshin ?

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 4, 15:41

      lali
      u qëllua për tu vrarë një prokuror?!
      është i ndershëm a i korruptuar si thotë krye i korruptuari i shqipërisë edvin ahmet rama!?
      nuk me intereson!më intereson pozita shtetërore që ai ka!!dhe përs kohë ai quhet “prokuror i shtetit shqiptar”nuk ka asnjë arsyetim të bëhen spekullime përse është qëlluar!!
      për mua është qëlluar drejtësia shqiptare!!(që nuk egziston)!!
      pra ne nuk kemi konceptin e një fjale të thjeshtë,ne kemi konceptin “mua më leverdis kështu.dhe ashtu do të bëhet”!!
      edhe në këtë rast e njëjta gjë!!sulmihet një organ i shtetit shqiptar,çfardo qofshin arsyet,është sulmuar shteti!!
      e njëjta gjë në shtator ’98,asnjë lloj ndëshkimi,asnjëlloj përgjegjësie!!
      kjo është katastrofale!!
      në këtë mënyrë nuk do të shkojmë kurrë përpara!!
      sa herë që në ndyrësirë si saliu që quan kurva bulevardesh kryeprokuroren,sa herë që dobiçi i burgajetit quan gjyqtarin xhin xhon,sa herë dërgon zagarin e tij çiuaua në mënyrë demostrative në gjyq,për aq kohë nuk do të kemi drejtësi!!
      po nuk patëm drejtësi!?
      nuk do të kemi ne!!NE IDIOTËT QË E QUAJMË VETEN SOVRAN,se ata “shërbëtorët tanë”ata bij kurvash që na ndërsejnë ndaj njëri tjetrit,ata e kanë “drejtësinë e tyre”!!ata kanë të drejtën të na RRJEPIN!kuptohet përqindjen më të lartë e merr më i forti,pra ai që ka karrigen e madhe!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*