Goditja e Llallës, DW: Skeptikët e BE po binden për negociatat

July 24, 2018 11:45

Goditja e Llallës, DW: Skeptikët e BE po binden për negociatat

 

Për  herë të parë në historinë 27 vjeҫare, post-komuniste të Shqipërisë një ish kryeprokurori të Përgjithshëm, organi i akuzës i sekuestron pronat. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në një njoftim për shtyp bën me dije sot ( 23.07.2018) citoj se” si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale”. Njoftimi i Prokurorisë thekson se “Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, pranoi kërkesën e Prokurorisë, për vendosjen e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të ish- Kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Akuza për pastrim parash në përmasa të mëdha

Pasuritë nën sekuestro preventive janë 22.050  m² tokë arë në Tiranë  dhe një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m² . Vendimi i Prokurorisë vjen pas më shumë se 5 muaj hetime ndaj Llallës, “për pastrim parash në përmasa të mëdha”.  Në njoftimin për shtyp të Prokurorisë bëhet me dije se citoj “ka dyshime që pasuritë e Adriatik Llallës janë të pajustifikuara. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme kap shifrën e 98 milion dhe 772 mije lekë”.

Me kursin aktual të këmbimit Lek/Euro kjo shumë është afërsisht rreth 800 mijë Euro.

Në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit

Një muaj para se organi i akuzës të niste hetimet për pastrim parash në marsin e shkuar, ishte Departamenti Amerikan i Shtetit që u parapriu hetimeve kur mori vendimin në shkurt 2018 që  ish-kryeprokurori dhe familja e tij të futeshin në listën e zezë dhe të mos u lejohet hyrja në SHBA “për shkak të përfshirjes së tij në raste të mëdha korrupsioni kur ka qenë në detyrë”. Adriatik Lalla erdhi në krye të Prokurorisë në fillim të vitit 2012 dhe qëndroi deri në mbyllje të mandatit 5-vjeҫar, më 3 dhjetor 2017.

Media- botim i fakteve, transparencë e  pastrimit të parave dhe korrupsionit

Hetimet filluan kur media bëri transparente për publikun fakte dhe dokumenta zyrtare që tregonin për shitblerje tokash, ullishtesh në sipërfaqe të mëdha. Formula e pastrimit  të parave ishte: blej shumë lire, bëj më pas rivlerësimin e tokave të blera, shiti  20-30 herë më shtrenjtë. Dokumentet zyrtare të botuara në medien e Tiranës treguan për transaksione financiare të ish-kryeprokurorit me persona me precedentë penalë që lidhen me krime të rënda.

Rezultate domethënëse në luftën kundër korrupsionit

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, nuk i është nënshtruar vettingut  të prokurorëve. Para se të fillonte vettingu ai deklaroi largimin vullnetar nga sistemi i drejtësisë. Por kjo nuk e pengoi drejtësinë që të mos e hetojë atë. Sekuestrimi i pasurive të patundshme është një sinjal pozitiv që lufta kundër korrupsionit do të përfshijë edhe të ashtuquajturit “të paprekshëm” apo “peshq të mëdhenj”. Është paradoks sesi për 5 vjet kreu i akuzës që duhet të drejtonte luftën kundër korrupsionit po hetohet ne bazë faktesh për korrupsion, pastrim parash dhe ka të sekuestruar pasuritë e tij të paluajtshme.

Hetimi i tij i paanshëm dhe profesionist është një gur prove për reformën në drejtësi. Llalla do të gjykohet nga gjyqtarë që kanë kaluar në sitën e vettingut. Nëse rasti i tij do të ndiqet edhe nga ish-pushtetarë apo pushtetarë aktualë për të cilët hidhen dhe priten akuza për korrupsion të pavërtetuara, që ndizen dhe fiken sipas politikës së ditës, atëherë Shqipëria do të ketë argumente se Shqipëria po arrin rezultate domethënëse në luftën kundër korrupsionit. Me të tilla rezultate do të mund të binden pas një viti shtetet skeptike të BE, si Franca dhe Holanda që Shqipëria ka bërë progres në atë shkallë sa meriton të nisë në qershor 2019, negociatat e pranimit në BE./ Deutsche Welle.

l.h/ dita

July 24, 2018 11:45
Komento

9 Komente

  1. Nje durrsak July 24, 12:28

    Per ata qe nuk e kuptojne qe 1 milion euro dhe per nje fshatar epileptik Jane qime bythe…

    Reply to this comment
  2. lana July 24, 12:44

    Popullit i gjithe eshte i zemeruar deri ne palce nga keta politikaqne batakcinj dhe hajdute me miliona euro dhe ne proteste nese do u kerkohej do merte 95% e popullit.

    Reply to this comment
  3. Arben July 24, 12:53

    Show.

    Reply to this comment
  4. Der Clown July 24, 13:10

    Eh sa ka zanati peqe-lepe…

    Njeri rilindjot i kalon parate “e sekuestuara” nga xhepi i djathte per ke i majti, kurse rilindjoti tjeter ben sikur e fut hajdutin ne burg nga dera kryesore dhe nxjerr perjashta nga dera e halese.

    [ https://classic.cinemaxx.de/art/film/web/e6/42/eb/73533_szene_gross_08_w900.jpg ]

    Reply to this comment
  5. h July 24, 13:28

    O Llallë degenerata,të q… kina grune dhe gocën.

    Reply to this comment
  6. Dodona mbi Tomorr July 24, 16:46

    Nuk e di ne se jane gjetur te gjitha ato qe mund te kete fshehur kryeprokurori , se pati kohen e mjaftushme per ta bere kete.Ajo qe po vertetohet deri tashti eshte se nuk ka jurist te paster(gjykates -prokuror).Me keta , “peshqit e medhenj”nuk mbaron pastrimi i drejtesise ; Jane me mijra notere e avokat qe kane kryer vepra edhe me te shemtuara se keta , “eproret” e tyre ata duhen gjykuar me shpejtesi sepse nen shembullin e ketyre te medhenjve do te cdukin cdo gjurme te krimeve te kryera!

    Reply to this comment
  7. info analitike July 24, 18:18

    Godet Llallen po eshte e katerta here qe propozon Sokol Berberin ne Strasburg pasi Strasburgu ia ktheu mbrapsht per 3 here rresht. Qy Vettingun e sheh si loje kungulleshkash e jo si crrenjosje te korrupsionit. Menyra se si po aplikohet po tregon qarte qe po zevendesohet nje grup gjyqtaresh “te saliut” me nje grup tjeter te “kriepsikos”. Ja qy eshte vettingu i drejtuar nga bijte e partise kapobanda Tahorri dhe vellai i trafikantit Xhafaj. Ore u mor vesh gje per ate shoferin qe u vetevra me bresheri me 7 plumba apo varja se nuk ka shume rendesi. Ne fund te fundit ishte vetem shoferi i ministrit te brendshem, gje pa rendesi.

    Reply to this comment
  8. Prokurori Amerikan July 24, 22:19

    Po Like Florit kur do ti sekestrohen pronat?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*