Goditje në merkato, Reali blen portierin ukrainas

June 20, 2018 09:54

Goditje në merkato, Reali blen portierin ukrainas

Real Madrid ka realizuar një tjetër blerje për këtë merkato vere.

Kjo skuadër e ka nisur përforcimin e saj nga porta duke blerë ukrainasin Andriy Lunin të Zorya Luhansk, i cili është 19 vjeç dhe karakterizohet nga gjatësia e tij (1.91 m).

I kërkuar nga Liverpool dhe Roma, blerja e tij u mbyll për 8,5 milionë euro plus bonuse.

Mediat sportive spanjolle thonë se blerja e këtij portieri nuk e pengon afrimin e Alisson Becker nga Roma, i cili do të vijë për të luftuar për një vend titullari me Keylor Navas.

Ndërsa Lunin do të jetë portier i tretë ose portier i parë te ekipi i dytë i Realit.

s.a/dita

June 20, 2018 09:54
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*