GOJËT E LIGA: Epidemi pakosh të dyshimta në gjithë vendin, policia në alarm

December 25, 2017 16:05

GOJËT E LIGA: Epidemi pakosh të dyshimta në gjithë vendin, policia në alarm

Për forcat shqiptare të rendit dhe sigurisë, kjo nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një sulm i orkestruar duke shfrytëzuar pikërisht atmosferën e festave.

Ky ka qenë përcaktimi i krerëve të policisë pasi një seri njoftimesh në gjithë vendin kanë bërë me dije prezencën e pakove të dyshimta poshtë pemëve, çka kanë alarmuar familjarët në Tiranë, Durrës, Shkodër e shumë qytete të tjera.

Tashmë të trajnuar me rastet e pakove, çantave dhe trajseve pa zot të gjetura nëpër trotuarë, rrugë apo pranë ndonjë lokali, policia shqiptare ka bërë thirrje që askush të mos i prekë objektet e dyshimta.

Porosisim familjarët dhe civilët që të braktisin vendngjarjen në çdo rast të tillë. Të mbajnë fëmijët larg dhe të njoftojnë ndërhyrjen e shpejtë. Njësitë e specializuara do bëjnë shpërthimin e kontrolluar të pakove”, thoshte njoftimi i Drejtësisë së Pëgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime të shastisura sqarojnë se seriali i frikshëm i pakove nisi në shtëpinë e 44 vjeçarit Petro Peshqeshi në Tiranë. Fëmijët e kryefamiljarit, Pier-Françesko 6 vjeç dhe Xhesika 7 vjeçe, mëngjesin e datës 25 dhjetor gjetën poshtë një peme të vogël të stolisur me xhingla-mingla në korridorin e banesës, disa pako të lidhura me fjongo dhe nisën të bërtasin: “O ma, o ba, gjetëm disa pako pa emër”.

Ende pa dalë nga dhoma e gjumit, babai i alarmuar u thirri fëmijëve të largoheshin nga pakot, telefonoi policinë dhe priti me gjak të ngrirë.

A kanë zemër këta kriminelë? Si mund të mendojnë të dëmtojnë fëmijët?”, deklaroi z.Peshqeshi, duke shtuar për gazetarët e kronikës ngjyrë vishnje se ai nuk kishte asnjë konflikt me askënd.

Në vijim, njoftime shqetësuese bllokuan sallat operative të komisariateve të policisë në gjithë vendin. Forcat speciale antiminë kryen gjithandej shpërthime të kontrolluara, ndërsa qentë nuhatës zbuluan tepsi me bakllava, shishe shampanje e vere, kuti kartoni me panetone dhe tava me kadaif të paliçensuar. Shumë prej materialeve të dyshimta u sekuestruan.

Këto produkte të poshtra do t’i asgjësojmë me metodat tona speciale”, deklaroi për mediat drejtori i përgjithshëm Haki Çako. “Do lodhemi pak, por do t’ja dalim”, shtoi ai.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pohoi se ky nuk mund mund të jetë veçse një sulm i orkestruar nga një qendër okulte, që shpresonte në mungesën e vigjilencës policore ditët e festave.

U themi agresorëve se gabohen rëndë”, deklaroi ministri, “policia është në krye të detyrës, për të sekuestruar dhe asgjësuar me metodat tona speciale, çdo pako të kësaj natyre!”

 

Shënim: Gojët e Liga vërtet është rubrikë satirike. Por që policia shqiptare është në gjendje të eliminojë çdo pako të dyshimtë, ky është fakt.

Raste te meparshme pakosh te braktisura

Kreret me te larte te policise ne inspektim

 

December 25, 2017 16:05
Komento

4 Komente

  1. H. M. December 25, 16:25

    humor koti

    Reply to this comment
  2. Agush December 25, 17:00

    Ironikisht keto pako pa emer po shperndahen me te vertete nga Kishat Ungjillore shqiptare dhe nuk kane emer pasi jane per te gjithe femijet pa dallim. Kur keni plane per te bere per te qeshur, kujdesuni te ruani te paprekur nje nisme kaq njerezore te ketyre njerezve te besimit te krishtere. Mos na shtini dyshime per sulme ndaj besimit, nuk do ishte ne nderin tuaj kjo e fundit.

    Reply to this comment
  3. Nuci December 25, 18:29

    Shume kot si humor o H.M. Kane lezet ato barcoletat, “nje italian, nje gjerman dhe nje shqiptar”. Pastaj ne nuk e shijojme po nuk fute dhe nje te share robsh brenda. Ke te drejte

    Reply to this comment
  4. Dushi December 25, 20:41

    O dita, ca i kini keta komentus idiot qe nuk kuptojne ironin dhe u ka ngel ora te baba qemua

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*