Gol me kokë? Nuk lejohet! Vendimi i çuditshëm i Federatës Skoceze të Futbollit

January 17, 2020 11:59

Gol me kokë? Nuk lejohet! Vendimi i çuditshëm i Federatës Skoceze të Futbollit

Gol me kokë? Jo, nuk lejohet. Ky është vendimi i federatës së futbollit skocez për futbollistët e rinj nën 12 vjeç. Arsyeja nuk ka të bëjë me një ndryshim të rregullave të lojës, por një studim të universitetit të Glasgoë që ka evidentuar një rrezik më të madh ndaj sëmundjeve degjenerative të sistemit nervor të futbollistëve profesionistë.

Një nga faktorët kryesorë të këtij rreziku janë pikërisht goditjet me kokë, veçanërisht ato që jepen gjatë viteve të para të aktivitetit, kur fëmijët nuk e kanë ende të qartë mënyrën e goditjes dhe përllogaritjen e rrezikut.

Normalisht, nga momenti që për ndeshjet ku luajnë të vegjlit kemi të bëjmë me një ndryshim thelbësor të lojës, vendimi ka gjeneruar shumë pyetje nga trajnerët, por edhe nga prindërit.

“Studimi thotë se limiti për këtë vendim mund të vihet në moshën 12-vjeçare. Kjo nënkupton se një fëmijë 13-vjeçar e ka të qartë si të godasë topin. Si të dimë që kjo është vërtetë? Do të duhen studime më të thelluara për këtë”, thotë Peter Mçabe, presidenti federatës skoceze.

o.j/dita

January 17, 2020 11:59
Komento

3 Komente

  1. MH January 17, 14:10

    Vendim idiot.
    I’a spjegoni femijve,mesojani duke e praktikur praktikisht si goditet topi me koke.
    Ato futbolliste qe jane prekur nga goditja me koke me kalimin e kohes kane marr semundje.Tregon faktin qe nuk kane ditur ti bijn topit me koke.Nese godet topin ardhur nga nji shut i fuqishem ne zonen jasht ballit.Ka rrezik te dalesh me tegza nga fusha.
    Topi goditet me koke ne pjesen e ballit posht flokve mbi vetulla nga pjesa e brendeshme tek qoshja(cepi) i ballit dhe ballore.Goditja jasht kesaj pjese pa dyshim ndien dhimbje koke.Ku sic tregohet ne artikull kane ndodhur semundje tek futbollistet e vjeter.

    Reply to this comment
    • Lalai January 20, 09:07

      O MH….
      Futbollistet vuajne nga zmadhimi i zemres!
      E dyta,femijet që po ta thote ai …NËN 12 vjeç kafka/kocka nuk ka mbaruar akoma formimin.
      Sot futbollistet janë si 1 film dhene para shume e shume viteve me titull…A NUK I VRASIN DHE KUAJT KESHTU….futbolliste që sot bredhin si kuaj për 70-80 min ose 12 deri në 16 km a e kupton dot ti çdo te thote në një fushe me 100 x 75 mt te besh 12 km??

      Reply to this comment
  2. sulo Permeti January 19, 12:03

    Degjoni keshillat e specialisteve,per mire ju flasin!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*