Gomarllëk të thuhet se qeveria pengon hapjen e negociatave me BE-në!

June 21, 2018 11:08

Gomarllëk të thuhet se qeveria pengon hapjen e negociatave me BE-në!

Në SHQUP dhe Në LSI,
vazhdojnë recitimet,
se Rama po bën gjithçka,
mos hapen bisedimet!

Kjo nuk është injorancë,
po ligësi e vërtetë,
se Komisioni Europian,
Ramës i ka vënë notën Dhjetë!

Se Komisioni Europian,
që korrigjon detyrat e shtëpisë,
ka kërkuar të hapen pa kushte,
bisedimet me Republikën e Shqipërisë!

Dyshja malinje që thamë,
vuri në punë kryqëzatat,
mbasi e nxinte gjithë ditën,
në darkë kërkonte negociatat!

Shqipëria nuk është pa probleme,
por për reformat është e angazhuar,
po në SHQUP nisin thashethemet,
që shkojnë në BE duke u amplifikuar!

Këtu opozita ka bërë,
fushatë të zezë-të vërtetë,
njëqind herë në ditë përsëritin të tërë,
se këtu kemi të bëjmë me një narko-shtet!

Kur përfundimi ka dalë,
nga mjedise të ndyra shqiptare,
BE-ja mund të thotë: “Hëngshi kokën!.”,
dhe s’ka pse ta dijë për neve fare!

Kur kundër hapur kanë lobuar,
si mund të akuzojnë tani qeverinë,
s’janë ndalur një çast këta qen të helmuar,
duke hedhur male balte mbi Shqipërinë!

Si për të vërtetuar narko-shtetin,
një bojë të zezë i kanë dhënë gjithë vendit,
me një përgjim kanë “vërtetuar”,
se drogën e manaxhon Ministri i Rendit!

Përgjimi i SHQUPIT do zbuloi,
pa dyshim pisllëqe të mëdha,
po kur PD-ë gjithandej e denoncoi,
ai gjurmët e veta i la!

Nuk është se na do kaq shumë,
Europa kurvë dhe e plakur,
kuptohet që keq reagoi,
kur pa një gazetar kokëmadh të përgjakur!

Ai me gurë u godit nga të tijtë,
është fakti që dimë të tërë,
po duke bërë xhiron e Botës,
ai dëmin e madh e ka bërë!

Dhe një javë e mbaron historia,
hapen a nuk hapen bisedimet,
po e dimë që SHQUPI dhe LSI-ja,
i kanë bërë të gjitha sabotimet!

A.DUKA

June 21, 2018 11:08
Komento

11 Komente

  1. anticensurë25642654 June 21, 13:17

    jo mor duk ë jo!!
    ajo po bën dhe më shumë, “Mbyllet pakti me Greqinë/ Mediat greke: Pritet të nënshkruhet në samitin e BE”,pa na shqetsuar ne bagëtinë shqiptare!
    po na lë të mërzejmë në këtë të nxehtë pa na prisur rrehatin!!
    falë saj,qeverisë,dhe një tufe zagarësh si puna tënde,ne jemi të qetë,të fjetur të lumtur në budallallëkun tonë!!
    beno mos ma mer për keq!!tradhëtinë ka një pjesë që e mbrojnë gjithnjë!!ata ulërasin nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe për inerci ju mbushin mëndjen dhe shumë të tjerëve që skan mënd!!
    dhe kjo tradhëti e ramës ka për të kaluar!ja ashut si për shalësh!si pa u ndjerë!
    vetëm se ka për të na lënë dobiçin në derë!!
    rrofsh o dukë o patrioti i madh i partisë tënde!!

    Reply to this comment
  2. info analitike June 21, 14:47

    Sa te kemi gomere si bejtexhia Kriepsikos nuk i prishet rehatia. Vjedhja, korrupsioni, trafiku i droges e propaganda nuk po rreshtin. Shqipetaret jane te paret ne listat e popujve emigrues e qy koqja i bejtexhiut thote qe fajin nuk e ka ai qe desh tepsine dhe timonin.

    Reply to this comment
    • N. June 22, 11:25

      O info, o Qorr,
      Je vertet Qorr, apo do e ben?!…
      Cfare i thua ti kesaj:
      Saliu, Nena dhe Babai i Hashashit, i republikes se Lazove dhe i perhapjes hashashit ne mbare Shqiperine, nuk po denohet akoma…
      ….Dhe Rames i kerkoi rrezimin e dy ministrave te brendshem, se gjoja jane pergjegjes per Hashashin, njeri bile kerkohet te shkarkohet per Vellain me intrigat e babale-Saliut dhe vet BabaleSaliu, te mos denohet, qe eshte Tano Karridi i kesaj mafje qe e perhapi si Murtaje?!…
      Ka bythe te rrije, te denosh Tahirin e Xhafen me shpifje dhe te lesh te lire BabaleSaliun qe lejoi dhe tentoi narkoshtetin?…
      Dhe cirret nate e dite Noriega, Noriega…kur kryeNoriega eshte vet Sali Monstra?!…

      Reply to this comment
  3. Syrja Qarri June 21, 15:09

    O Poet.
    Perpata se te thuresh vargje duhet te pranosh se Askush nuk eshte imun ndaj gomarlleqeve, as Rama dhe as ti.
    Apo jo o poet.

    Reply to this comment
  4. REALISTI June 21, 15:16

    BEDRI PO CKE ME PD
    LEXOJE O BEDRI
    PO TE MOS ISHTE PD SOT DO KISHTE;
    1 FRROKU.NDOKA .RROSHI DO ISHIN ME TE MIRET
    KUSH I LUFTOI PD APO PENDA JOTE?
    2.FLISNI SHUME PER REFORMEN NE DREJTESI KUSH E BERI..
    SHIKO DRAFTIN E PARE QE E GJITHA TE MVAREJ NGA NJE ZYRE KE SAJMIR TAHIRI NDERSA ME VENDOSMIRINE E OPOZITES SHKOI DISA HERE NE VENECJA QE ARRITI KETU.
    3.SA PER NEGOCJATAT TE GJITHA CKA ESHT ARRITUR VETEM NE KOHEN E PD SI NATO.VIZAT ETJ.
    ME THUAJ BEDRI NJE GENJESHTER ME TE MADHE QE ESHTE BERE NE KESHILIN EUROPJAN NGA 100 MESAZHE TE ERJON VELISE PER GRISELDEN(BASHKESHORTEN E ELVIS RROSHIT) QE POLICIA E BERISHES I HOQI FEMIJEN NGA BARKU DHE FEMIJA NUK GJENDET.
    PO TE ME THUASH NJE GENJESHTER ME TE MADHE QE KE DEGJUAR PO
    DHE KETO E KAN PENGUAR GJITHMONE EUROPEN

    Reply to this comment
  5. raqi June 21, 17:40

    Ben Duka je fantastik
    Te lumte dora dhe mendja ,,,,
    Shendet,,,

    Reply to this comment
  6. lushnjari June 22, 09:00

    Vate Europa vate me nder te zoterise tate. Ska negociata se sjan bere detyrat.

    Reply to this comment
  7. N.VJOSA June 22, 11:15

    Pershendetje Arben Poeti,
    Ato qe shkruan ti, nuk i luan as Topi, jane te verteta.
    Por fatkeqsisht shpesh here shqiptareve e keqa u vjen nga vet shqiptaret.
    Cfare do presesh nga Sali Monstra, Sali Babalja dhe dy Ciliminjt e tij Lulushi e Mona Kusarja?!…
    Por te jemi realist.Dje u deklarua Hollanda kunder.
    Tok ndoshta edhe me ndonje antar tjeter te EU-se…
    EU, sot per sot eshte nje Shtepi me 28 zoter!…
    Mire do ish te hapeshin negociatat nje ore e me pare…!
    Por edhe po su hapen, Shqiperia do mbijetoje!
    Do mbijetoje se ajo ka pasurit e saj te pashtershme!
    Ajo ka me shume se gjysmen e bashkkombasve jashte territorit shteteror!
    Ata, edhe si turist te vijne nuk e lene kurre ne balte Shqiperine!…Por shume prej tyre kane familjet ne Shqiperi dhe ato dy Leke qe kursejne do ti investojne ne Atdheun e tyre!
    Por Bota eshte e madhe.Shqiperia ka Aleatin e saj strategjik Shtetin me te fuqishem te Botes!
    Por dhe shtete te tjera jane te gatshme te investojne ne Shqiperi…
    Prandaj Rrofte SHBA, Rrofte Gjermania,Zvicra, Austria, Italia, Greqia, Turqia, Kina, …ka plot shtete te tjera qe kundrejt interesit reciprok, jane te gatshme te investojne…
    Dy milion , aq sa jane tani ne Shqiperi, nuk do rrine ne vendnumero…Shqiperia do ngrihet!
    Mjafton qe te vendos drejtesine, sigurine dhe njerzit kete duane, do punojne dhe do ta permiresojne gjendjen e popullates!
    Turp per ata europiane qe vene kushte pas kushtesh…
    Cfare e keqe do ti vije Europes nga dy Milion popull, qe eshte Zot i nje vendi me pasuri perrallore?!…
    Sukseset e para kane filluar te duken!
    Turizmi psh, por Shqiperia duhet te persose Infrastrukturen dhe ta mbaje paster vendin…Shqiperia eshte nje vend shume atraktiv!…

    Reply to this comment
  8. Tap Topi June 22, 12:48

    TRE TARTABIQET

    Sa për SHQUP dhe LSI,
    Gojë të flasësh nuk ke ti, (PS)
    Je e lyer dhe përlyer,
    Si asnjë tjetër tepsi !

    Me të parin bëre Paktin,
    Pa teklif në mes të Çadrës,
    Me të dytin Haleancën,
    E ngjalës atje në Lalëz !

    Negociatat kush pengon,
    Ajo copë duket sheshit,
    Që të treja kokë më kokë,
    I janë turrur veç përsheshit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*