Gomone e skafe pa dokumente? Kushtetuesja: Shteti s’i konfiskon

November 8, 2017 18:39

Gomone e skafe pa dokumente? Kushtetuesja: Shteti s’i konfiskon

Gjykata Kushtetuese shfuqizon penalitetet për pronarët e mjeteve lundruese gomone dhe skafe nën tonazhin 20 ton, të cilët i disponojnë ato apo i përdorin të paregjistruara apo matrikulluara pranë autoriteteve portuale.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht vendimin e gjykatës kushtetuese ku për herë të parë pas 17 vitesh mjetet lundruese të paregjistruara dhe të pamatrikulluara nuk mund të konfiskohen dhe pronarët e tyre nuk do të gjobiten me 100 deri në 200.000 lekë siç ka qenë deri më tani masa ndëshkuese.

Një tjetër masë e shfuqizuar nga Kushtetuesja është dhe ajo e konfiskimit të këtyre mjeteve, të cilat deri më tani n.q.s kishe të regjistruar apo të matrikulluar gjobiteshe nga 100 deri në 200.000 lekë deri në konfiskimin e mjetit. Përafërsisht rezulton se në të gjitha pikat kufitare detare për mungesë matrikullimi dhe regjistrimi, janë bllokuar 140 mjete lundruese si gomone, skafe dhe Jet Ski (motorë uji).

Po ashtu me vendim të Gjykatës Kushtetuese të cilën Report Tv ka mundur ta sigurojë ekskluzivisht është shfuqizuar dhe penalitetiti me gjobë apo konfiskim të mjeteve lundruese për mungesë të deklarimeve të ndryshimeve si në rastin e pronësisë, apo personit të autorizuar për përdorim.

(Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ligjit)

Masat ndëshkuese të shfuqizuara përcaktohen në ligjin numër 8663 të miratuar më datë 18 shtator në vitin 2000. Padia në kushtetuese për këto dy nene është depozituar pak kohë më parë nga Gjykata e Durrësit e cila ka kërkuar shfuqizimin e tyre si antikushtetuese për llogari të një gjykimi që ka ndjekur Durrësi.

Janë këto dy nenet e shfuqizuara dhe masat që ishin në fuqi prej 17 vitesh si penalitetet për pronarët apo poseduesit e mjeteve lundruese përfshi gomone dhe skafe. Neni 24 pika 1 parashikon “Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit. Pronësia, mbajtja ose zotërimi i një mjeti lundrues, objekt i këtij ligji, të pamatrikulluar ose të paregjistruar, sipas nenit 5, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 100.000 (njëqind mijë), deri në 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me konfiskimin e mjetit lundrues.

Ndërsa neni 28 pika 1 “Mosdeklarimi i ndryshimeve. Mosdeklarimi i ndryshimeve të parashikuara në pikën 1 të nenit 13, në nenin 14 dhe në pikat 1 e 2 të nenit 16 përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) deri në 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Për disa vite rresht në Shqipëria ishte në fuqi moratorium për skafet çka pengonte përdorimin e tyre, ndërsa tashmë këto mjete përdoren masivisht dhe në shumicën e rasteve ato janë bërë pjesë dhe e trafikut ndërkombëtar të drogës nga grupe kriminale.

November 8, 2017 18:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*