Gomone me gjysmë ton kanabis drejt Italisë, në pranga 4 persona

March 26, 2018 10:06

Gomone me gjysmë ton kanabis drejt Italisë, në pranga 4 persona

 

Policia italiane ka përfunduar me sukses operacionin “Themis2018” nga ku është kapur një gomone e mbushur me gjysmë ton kanabis e nisur nga Shqipëria drejt Italisë.

Gomonia është kapur në zonën e San Marinos dhe janë arrestuar dy skafistët shqiptarë që ndodheshin në bordin e gomones. Ata janë identifikuar si K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç,  ndërsa në Triport të Vlorës janë arrestuar dy efektivë të policisë kufitare.

Ata janë nënkomisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni në stacionin e policisë kufitare Triport dhe inspektori Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.

Dy punonjësit e policisë u arrestuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave i Ministrisë së Brendshme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas hetimeve, ka rezultuar se dy punonjësit e Policisë Kufitare në Triport nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e gomone.

Mjeti lundrues u ndalua mbrëmjen e së shtunës, ndërsa lajmi është bërë i ditur mëngjesin e sotëm nga mediat italiane. Autoritetet sekuestruan 500 kg kanabis gjatë operacionit anti-drogë që u zhvillua nga deti dhe nga ajri, me ndihmën e helikopterëve të Frontex.

Gomonia ishte 7 metra e gjatë dhe me motor të fuqishëm 200 kuaj. Trafikantët tentuan të arratiseshin dhe ndjekja u zhvillua për disa orë në det në kushte të këqija atmosferike.

Sipas hetuesve italianë, vlera e kanabisit përllogaritet në rreth 5 milionë Euro nëse do të shitej me pakicë. Në këtë operacion ka bashkëpunuar edhe policia shqiptare.

 

l.h/ dita

March 26, 2018 10:06
Komento

1 Koment

  1. Tahir Habilaj March 26, 12:02

    Ja dhe rrena e perhershme qe shoqeron gjithmone kapjet e droges te nisur nga Shqiperia drejt Europes
    “Ne aksion ka bashkepunuar edhe policia shqiptare”
    Po u kap super ngarkesa, eshte bashkepunim i “Policise qe duam” me policite europiane, po nuk u kap super ngarkesa, eshte vazhdimi i eksportit te droges te vetmit sukses te qeverise Rames dhe qe i sherben vetem qeverise Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*