Gomonia me 9 emigrantë shqiptarë ngec në La Mansh, shpëtohen nga roja britanike

January 31, 2018 21:54

Gomonia me 9 emigrantë shqiptarë ngec në La Mansh, shpëtohen nga roja britanike

Roja bregdetare angleze ka shpëtuar 9 shtetas shqiptarë të cilët po tentonin të kalonin nga Franca për në Angli me një gomone e cila pati probleme për shkak të dallgëve dhe erarëve të forta.

Tetë burrat dhe një grua ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë drejt Britanisë së Madhe, por për shkak të problemeve me varkën nuk kanë arritur në destinacionin e tyre.

Sipas raportimeve të autoriteteve britanike nuk bëhet e ditur se si u sinjalizua për problemet e varkës, por helikopterët dhe varkat e shpëtimit hasën vështirësi në shpëtimin e klandestinëve për shkak të detit të trazuar dhe erërave të forta, shkruan shqiptarja.com.

Shpëtimi i tyre është bërë mëngjesin e sotëm rreth orë 05:00, ndërkohë që autoritetet nuk japin detaje për identitetin e shqiptarëve të shpëtuar ditën e sotme.

“Nuk dihet akoma se si u dërgua sinjali për ndihmë nga grupi ose çfarë shkaktoi që anija kishte probleme, megjithëse roja bregdetare përjashtoi probleme me motorin”, shkruajnë mediat britanike.

Agjencia Kombëtare e Krimit ka nisur një hetim në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që 9 personat të cilët kanë thënë se janë shtetas shqiptarë, po trajtohen nga Forcat Kufitare angleze për thyerjen e rregullave të emigracionit.

Sipas autoriteteve angleze kalimi i këtij kanali në dimër, është shumë i rrezikshëm dhe ky rast mund të kishte përfunduar në tragjedi.

o.j/dita

January 31, 2018 21:54
Komento

1 Koment

  1. Socialisti i Ndershem January 31, 22:29

    Duhej te vinte ne pushtet Edi Rama qe shqiptaret perseri te humbin jeten ne dallget e deteve te botes.
    Ndoshta qellimi eshte qe kur te rilindin te jene me tesere te PS ne dore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*