Gon Duka lë Mediun për Xhuvelin

March 19, 2016 09:38

Gon Duka lë Mediun për Xhuvelin

Burime për Facebook Spy konfirmojnë se deputeti Agron Duka pritet të largohet në ditët në vijim nga Partia Republikane e Fatmir Mediut. Kjo lëvizje e Dukës vjen si rrjedhojë e pakënaqësive që ka me Mediun, të nisura që nga zgjedhjet e 21 qershorit 2015.

Asokohe Agron Duka kërkonte kandidimin për Bashkinë e Durrësit nën siglën e Partisë Demokratike, por kjo u refuzua nga Lulzim Basha. Për këtë refuzim, Mediu nuk bëri përpjekje për të plotësuar ambicien e Dukës dhe kjo shkaktoi fërkimin e parë mes tyre. Një tjetër përplasje mes Dukës dhe Mediut ishin edhe zgjedhjet brenda Partisë Republikane. Duka kërkoi të merrte postin e kryetarit nëpërmjet zgjedhjeve, por kjo nuk u pranua nga Mediu.

Për këtë, burimet shtojnë se, Agron Duka ka mbyllur negociatat me Lefter Xhuvelin dhe do të marrë drejtimin e Partisë Agrare Ambientaliste. Duke qenë se ka një profil bujqësor, kjo zgjedhje e Dukës nuk është e pamenduar. Kjo pasi deputeti i zonës së Shijakut synon të drejtojë një parti për zgjedhjet e 2017-s duke refuzuar për të qenë pjesë e ofertave për t’iu bashkuar PD, PS apo LSI. Aktualisht PAA e Lefter Xhuvelit është në opozitë dhe nuk dihet nëse në drejtimin e ri të Agron Dukës do të mbajë ose jo të njëjtën linjë politike.

Xhuveli prej kohësh ka kërkuar të largohet nga politika për shkak edhe të moshës së tij, ndërkohë që ka miqësi të vjetër me Dukën që në kohën e qeverisë “Nano”.

March 19, 2016 09:38
Komento

2 Komente

  1. guri March 19, 10:20

    I takon Agronit ,sepse prof Xhuveli u plak dhe teoria e xhuvelizmit nuk vepron me.Agroni do kete mundesi ta coj PAA ne nivelet kur kishte tre deputet ne kuvend.Ai i ka aftesite dhe miqesit qe jane primare.

    Reply to this comment
  2. Fatmir Lohja March 19, 10:27

    Me kete vendim je treguar burre i zgjuar.Problemet e bujqesise i jihni mire.Jeni i majte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*