Gorbaçovit i ndalohet hyrja në Ukrainë

May 27, 2016 10:21

Gorbaçovit i ndalohet hyrja në Ukrainë

Udhëheqësit të fundit të ish-Bashkimi Sovjetik i është ndaluar së fundi hyrja për pesë vite në Ukrainë. Mihail Gorbaçov, tashmë 85 vjeç, është ndaluar të vërë këmbën në tokën ukrainase për shkak të komenteve mbi ribashkimin e Krimesë me Rusinë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, Elena Gitljanskaja, që ka shkruar në faqen e saj të një rrjeti social: “Ne e kemi ndaluar për pesë vite Gorbaçovin të hyjë në Ukrainë për shkak të mbështetjes së tij për aneksimin e Krimesë nga Rusia.”

Në një intervistë të dhënë përpara pak ditësh për Sunday Times, Gorbaçovi do të deklaronte se bashkimi i Sevastopulit dhe Krimesë me Federatën Ruse ishte një vendim i drejtë.

Në fillim të kësaj jave, Anton Herashçenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, bëri të njohur se i kishte dërguar ministrit të Jashtëm dhe kreut të Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës një propozim për t’ia ndaluar hyrjen Gorbaçovit në vend.

Gorbavoçi do t’u përgjigjej cinikisht më herët zërave për ndalimin e tij që të hyjë në Ukrainë. “Sido që të jetë, nuk po udhëtoj dhe nuk do të udhëtoj për atje.

May 27, 2016 10:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*