Goxhaj: Beteja e Koshares, forcat e UÇK-s asgjësuan 39 ushtarë serb

Përgatiti: Kujtim Boriçi September 11, 2013 14:39

Goxhaj: Beteja e Koshares, forcat e UÇK-s asgjësuan 39 ushtarë serb

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Beteja e Koshares më 9 prill të vitit 1999 mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK e aleatët e saj të NATO-s, shoqëruar me shtimin e radhëve të vullnetarëve në front. Në ditarin e tij, Dilaver Goxhaj, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së jep detaje nga kjo betejë ku ai ishte pjesëmarrës si dhe historinë e rolin e komandant Gurit që mundi të sfidoj me sukses një përballje të pa parashikuar me forcat pushtuese serbe…

 

LUFTA NË KOSHARE

Koshare, 9.4.1999, ora 19:30. Në ora 03:30, datë 9 prill 1999, forcat e UÇK-së që veprojnë në rajonin e Junikut ndërmorën një sulm të befasishëm kundër forcave serbe që ishin stacionuar në fshatin Koshare dhe ato të Karakollit, 1 km në perëndim të Koshares. Armiku atje pat përqendruar rreth 200 forca. Fillimisht forcat e UÇK-së goditën forcat armike të Karakollit, ku u vranë 38 ushtarë serbë si dhe bënë rrethimin e forcave serbe të strehuara nëpër shtëpitë e fshatit Koshare, të cilin e patën boshatisur shumë më herët.

Në agimin e ditës, forcave serbe u vijnë në ndihmë forca të tjera nga fshati Batushë, të shoqëruara nga tanke. Forcat tona i pritën me zjarr, ku asgjësuan qysh në momentet e para të zjarrit edhe një tank, një transportues të blinduar si dhe dy makina me ushtarë. Si rrjedhojë, forcat serbe detyrohen të tërhiqen përsëri në fshatin Batushë, duke goditur me artileri forcat tona që mbajnë në rrethim armikun e strehuar në fshatin Koshare, që tashmë është i banuar nga ushtarët serbë.

Djemtë e Kosovës, të ardhur nga emigracioni, po luftojnë me kasapët e Serbisë që janë të futur në blind, dhe përsëri ne po fitojmë mbi këta përbindësha me fytyrë njeriu. Fitojnë djemtë e Kosovës sepse po luftojnë për lirinë e atdheut të tyre. Ndërkohë ushtarët serbë janë futur si miu në bodrumet e Karakollit dhe dridhen nga frika. Edhe atë luftë që bëjnë, e bëjnë sepse i stimulojnë me drogë e me propagandë. Në këtë luftë prej orësh të tëra, deri tani që po i hedhim shënimet, na kanë rënë në fushën e nderit luftëtarët: Bashkim Jashari, Agush Logu, Ramiz Krasniqi, Rifat Qehaj si dhe na janë plagosur Bujar Maloku e Smajl Trofaj.

Forcat tona deri tani kanë realizuar dy rrethime si dhe kanë zënë një vijë mbrojtëse për të mos mundësuar ardhjen e forcave armike nga Batusha. Artiljerët tanë, në ora 14.00 filluan të godasin me zjarr pozicionet e zjarrit të artilerisë armike në Batushë. Edhe ky fshat është i banuar krejtësisht me ushtarë serbë, pasi popullata e tij është dëbuar me kohë.

Ngushtimi i rrethimit të Karakollit pengohej nga zjarri i serbëve të pozicionuar në një shtëpi 500 metra më larg. Në ora 16.00, pasi u gjet një pozicion zjarri i përshtatshëm nga forcat tona për topin me qitje direkt e pa zmbrapsje 75 mm, u godit kjo pikë dhe u mundësua asgjësimi i serbëve në atë Karakoll.

Luftimet vazhdojnë…

 

KOMANDANT GURI

Lanishtë, 10 prill 1999. Komandant Guri është një burrë që porsa i ka kaluar të dyzetat, me shtat mesatar e të lidhur dhe i fuqishëm. “Ai është shtylla jonë”, shprehet Komandanti i Brigadës 125 të UÇK-së, Luli.

Komandant Guri e ka marrë pushkën në dorë qysh në marsin e vitit 1998 dhe nuk është kthyer më në fshatin e tij, në Topillën e komunës së Suharekës. Tani ai është komandanti i batalionit autonom vëzhgues diversionist i Shtabit të Përgjithshëm. Ai ka luftuar në Llapushnik, në Bajrak të Luzhanicës, në Qafën ë Duhlës, në Grykën e Graiçecit e të Lushicës, në Reshan të Suharkës etj. Nuk njeh as lodhje e as frikë. “Nuk dimë se kur fle e sa fle”, shprehen vartësit e tij.

Ka udhëhequr deri sot rreth 36 luftime, duke sulmuar i pari në ballë, nga të cilat 12 prej tyre kanë qenë luftime trup me trup. Shumica e tyre në muajin mars 1999.

“Jam krenar, thotë Komandant Guri, që kam luftuar me Komandant Kumanovën”, ish komandantin e tij të Brigadës 121, rënë në 25 gusht 1998, në Kleçkë. “Në të gjitha këto luftime, vetëm dy luftëtarë më janë vrarë”, shprehet komandant Guri dhe të sheh drejt e në sy, duke marrë pamjen e fajtorit pse i janë vrarë dy shokë lufte.

Është një komandant gjithë fantazi.

Para pesë ditësh u organizua kryerja e një sulmi mbi një postbllok të ushtrisë serbe në fshatin Mavlan. Sulmi do të kryhej natën. Për të zbuluar saktësisht pozicionin e vendosjes së ushtarëve serbë, Komandant Guri se nga gjeti një kalë hergjele e të vjetër dhe pasi i dha bar të thatë që kalin ta merrte etja, i dha dhe piu një litër raki,  sajoi një samar dosido dhe mbi të i vendosi një minë kundërtanke, të cilën e lidhi për merak. Ia mbështolli thundrat e këmbëve me lecka, të cilat i lidhi me kujdes që të mos zgjidheshin. E mori kalin dhe me ngadalë e tërhoqi deri në afërsi të postbllokut serb.

Me t’u afruar në lagësinë që dëgjoi zërat serbisht, i ndezi minës fitilin e shkurtër që i pat vendosur dhe i ra kalit, i cili iku në revan. Roja serbe, me të dëgjuar këmbë, të cilat iu dukën si këmbë njeriu, filloi të godasë. Kjo bëri që ushtarët e tjerë serbë të dilnin nga strehimet dhe kapën kalin. Në atë moment shpërthen mina dhe vriten shtatë ushtarë serbë, por kryesorja ishte se u zbulua transheja ku ishin vendosur forcat serbe.

Menjëherë filloi sulmi i batalionit i komanduar nga Komandant Guri. Nënreparti serb u detyrua të tërhiqej pas një rezistence të shkurtër. Batalioni i komanduar nga Komandant guri përmirësoi pozitat.

Komandant Guri kurrë nuk e përdor dy herë resht një dredhi kundër armikut. Ky është Komandant Guri, sikundër i flasin luftëtarët e tij, ngaqë është i paepshëm, si guri, por emrin e ka Jetullah Qarri. Njeri i lindur për ushtarak.

 

PRAPASHTICË-GOLLAK, 24.03.2001

(Duke shfletuar ditarin). Në 24 mars 2001, jam i ftuar të marr pjesë në përkujtimin e dy vjetorit të rënies heroike të ish shefit të Logjistikës së Brigadës 153 të UÇK-së, Ismet Asllanit, në vendlindjen e tij, në fshatin Prapashticë, në Gollak. Para meje përshëndeti komandanti i asaj brigade, ish kolegu im në ushtrinë e shtetit amë dhe shoku im i luftës dhe i paqes, heroi Adem Shehi, komandanti i Ismet Asllanit. Ai foli në emër të gjithë brigadës luftarake. Kështu që, mua më takonte të përshëndesja në emër të të gjithë vullnetarëve nga Shqipëria amë që, si kryetar i shoqatës së tyre, të cilët, ashtu si dhe Adem Shehi, erdhën  dhe i bashkuan armët me djemtë, vëllezërit dhe baballarët e Ismet Asllanit dhe luftuan deri në çlirimin e Kosovës. Për këtë arritje, thash midis të tjerave, jemi krenarë. Një pjesë prej shokëve tanë vullnetarë nga shteti amë, ashtu si dhe Ismet Asllani, dhanë jetën për këtë liri.

Mirëpo, edhe pse këta dëshmorë dhanë jetën për këtë liri, na dalin sot disa të “mençur” këtej e matanë kufirit shqiptar, dhe na hedhin një sërë etiketash dashakeqe kundër tërë atyre që u radhitën në radhët e UÇK-së. Ato etiketa ndaj UÇK-së janë fjalë që sot sundojnë mendjet e shumë politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë dhe të zagarëve të tyre të penës e të gojës. Madje atyre etiketave që ata duna të na vënë ne luftëtarëve të UÇK-së, ka edhe persona që u besojnë.

Ata që u vënë etiketa UÇK-së e kanë bindur veten se janë shumë patriotë, por kur erdhi momenti për ta provuar patriotizmin e tyre, nuk e  justifikuan atë “patriotizëm”, nuk erdhën me ne në luftë, por ose ikën nga Kosova; disa prej tyre shkuan e kërkuan mbrojtje te policia serbe.

Pretendimi i tyre se janë më patriotë se ne që morëm pjesë në atë luftë zbehet në rast se politika i jep UÇK-së vendin e nderit që ajo e meriton. Them “në rast se politika”, pasi jetojmë ende në paradoksin e madh njerëzor, ku historinë e bën politika dhe jo politikanët. Kjo u bren ndërgjegjen etiketuesve, pasi dalin abstenues në ngjarjen më të rëndësishme të Historisë së Kosovës. Për këtë arsye kjo brerje ndërgjegjeje u është shndërruar atyre në xhelozi dhe smirë, e cila gradualisht u është kthyer dhe po u kthehet në urrejtje, pa e kuptuar as ata vetë. Për këtë qëllim ata kanë zgjedhur rrugën e etiketimeve kundër UÇK-së, por, fatkeqësisht në moçalin e tyre kanë rënë edhe disa bashkëluftëtarë tanë, që duan ta privatizojnë atë luftë të popullit shqiptar në Kosovë.

Mjafton një etiketë nga një qëllimkeq e thënë për UÇK-në, se “djemtë dhe vajzat që përbënë atë ushtri janë të këqij”, dhe të gjithë partiakët e pushtetarët aktualë shqiptarë, abstenues në atë luftë të madhe, për mos të thënë edhe propagandues në dëm të asaj lufte, u besojnë dhe e quajnë të mirëfilltë gjithçka që flitet keq për UÇK-në dhe për ne që e përbëmë atë. Kështu, ata me vullnet bëhen pjesëmarrës  në denigrimin e UÇK-së, bëhen bashkëluftëtarë të propagandës shoviniste serbe. Smira që ata kanë tashti ndaj nesh i bën ata mos të duan të dinë se kush ishim e kush jemi ne në të vërtetë. Ata u besojnë shpifjeve të tyre nga që janë më të këqij se etiketat që përhapin kundër nesh. Ata nuk duan të na njohin se, po të duan, nuk i ka ndaluar kush të ulen e të njohin nga afër botën e luftëtarit të vërtetë të lirisë.

Ata duan t’u besojnë atyre etiketave nga që nuk e besojnë se ne ishim të vendosur dhe thamë: “Ose do ta ndryshojmë Kosovën, ose vdesim të tërë”. Dhe ishim ne që e ndryshuam Kosovën, që sot ata e kanë atë temë bisede në të gjitha axhendat e tyre kombëtare e ndërkombëtare. Ishim ne, bijtë e thjeshtë të popullit të thjeshtë që e vumë veten në rrezik dhe që u çlirua Kosova. Ne, duke shkuar në luftë, bëmë eksperiment me jetën tonë, me vullnetin tonë, për idealin mbarëshqiptar: Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Të bësh provë me jetën tënde është veprim magjepsës, është vetëmohim.

Kur dashuria për atdheun qëndron mbi të gjitha dashuritë, vetëm atë herë nuk ke frikë nga vdekja. Ndaj dhe nuk u trembëm aspak; ndoshta nga që jetonim pranë vdekjes. Ne erdhëm këtu në luftë, u bashkuam me Ismet Asllanin dhe shokët e tij dhe luftuam së bashku nga që në ndërgjegje ishim të qetë. Ishim të qetë sepse e ndjenim që jeta jonë e rehatshme, atje në Tiranë nuk kishte më vlerë. Për këtë arsye e shkundëm vetëkënaqësinë, e braktisëm atë liri false të atjeshme dhe erdhëm këtu te ju, kur ju dhe ne kishim aq shumë nevojë për njeri-tjetrin, sepse e deshëm lirinë e vëllezërve tanë në Kosovë. E deshëm më shumë se veten tonë, ndaj dhe erdhëm.

Erdhëm në luftë pa e shkuar ndërmend  se do na e kthente apo jo Kosova dashurinë me të njëjtën monedhë. Erdhëm në luftë nga që synonim të shkonim si komb edhe më larg se sa ne i kishim mundësitë; ndaj erdhëm dhe luftuam këtu, bashkë me ju, duke fluturuar mes yjesh. Ne erdhëm dhe rrezikuam për Kosovën që edhe Kosova të ishte e lirë. Nga që bëmë gjithë këtë sakrificë të pa imagjinueshme prej atyre që i venë etiketa UÇK-së dhe neve, ndaj dhe ata i shtyn smira të shpifin e të sajojnë ndaj nesh.

Shpesh, shumë nga shokët e luftës na thonë me pikëllim neve, vullnetarëve nga shteti amë: “Na vjen turp pse politikanët e Prishtinës dhe shumë liderë të tjerë, të dalë nga lufta ose të asaj ushtrie, tregohen kaq mosmirënjohës ndaj vullnetarëve të ardhur nga shteti amë dhe trevat e tjera shqiptare, dhe aq më shumë turp na vjen që për vullnetarët internacionalë nuk kanë thënë as edhe një fjalë të vetme”. Dhe ne u themi atyre se, kur u nisëm për në luftë nuk menduam as për shpërblime, as për grada, as për dekorata dhe as për pasuri. Le të pasurohen ata që iu bashkëngjitën luftës për poste, pasuri e lavdi, dhe që përbuzen aktualisht nga ju.

Ata nuk e dinë se, respekti dhe mirënjohja e popullit shqiptar në Kosovë nuk na ka munguar dhe nuk mungon ndaj nesh; ata nuk e dinë se ne, vullnetarët e ardhur nga shteti amë respektohemi nga populli shumë herë më shumë se ata. Për sa u përket institucioneve politike dhe shtetërore të Kosovës, do të vijë koha që do të tregohen mirënjohës ndaj veprës tonë, por vetëm atëherë kur ajo dhe ato institucione do të drejtohet nga njerëz fisnikë, si Ismet Asllani, i cili jo vetëm që vuri në dispozicion të lirisë së Kosovës gjithë pasurinë e tij, por edhe jetën e tij.

Respektin e politikës dhe të institucioneve të Kosovës ne do ta kemi vetëm  kur Kosova të drejtohet jo nga njerëz që ndoshta dolën në luftë apo në politikë për t’u pasuruar në kurriz të popullit. Besojmë se edhe ajo ditë nuk do të jetë e largët për Kosovën. Për këtë jemi të sigurt.

Ne, ish luftëtarët e UÇK-së rrezikuam se e deshëm dhe e duam bashkimin e Kosovës me shtetin amë. Rrezikuam të frymëzuar nga ideali kombëtar. Ne e dinim se mund të vriteshim të gjithë, por përsëri rrezikuam. Por, që të dali i gjithë populli dhe të luftoi me armë në dorë për lirinë, kjo nuk është punë që bëhet, pasi për këtë lloj rreziku duhet zemër e fortë; ashtu si dhe të afërmit e luftëtarëve që u drithërohej zemra çdo sekondë të natës e ditës; ashtu si dhe ata që na mbështetën me gjithçka. Bazuar në ato çfarë kam parë e kam ndjerë gjatë luftës tek të gjithë ata, që rrokën armët për lirinë e Kosovës, nuk kam parë as edhe një gjurmë frike ose tronditjeje përveç se urrejtjes kundër armikut; trimëri që i ngjasonte çudisë.

Kështu janë ata që rrokin armët, një lloj brumi i veçantë. Ndaj them se ata që nuk rrezikuan asgjë për Kosovën, nuk mund të bëjnë gjë, sepse nuk kanë asgjë nga brumi i luftëtarëve të lirisë. Ata që nuk rrezikojnë asgjë për popullin dhe Atdheun, janë asgjë. Ata që nuk rrezikojnë asgjë për lirinë, nuk bëhen gjë, prandaj dhe ne nuk mund të presim mirënjohje nga këto asgjë. Nga asgjëja vjen kurrë gjëja. Për ne mjafton respekti dhe mirënjohja që tregoni ju, populli shqiptar në Kosovë ndaj nesh, që na ftuat dhe erdhëm edhe sot nga Tirana për të nderuar bashkë me Ju, kujtimin e dëshmorit Ismet Asllani dhe tërë luftën tonë, që e bëmë së bashku.

NESËR DO TË LEXONI:

-Beteja e 21 majit 1999 në Malin e Berishës, Divjakë. Sulmi i kombinuar midis forcave të Zonës Operative të Drenicës dhe asaj të Pashtrikut për asgjësimin e bazës serbe të raketave.

-13 prill 1999. Si arritën forcat e Brigadës 123 UÇK, në vijën Bllacë-Banjë, të bënin pastrimin e rajonit të Pagarushës nga forcat serbe, që po digjnin fshatrat e zonës me radhë.

-Pjesë nga ‘Ditari i Luftës’. Jezercë, Mëhalla e Sylajve, prill 1999. Një ngjarje e luftëtarit Zymer Arifaj…

Përgatiti: Kujtim Boriçi September 11, 2013 14:39
Komento

21 Komente

  1. Kursk September 11, 16:03

    Titulli teper bombastik:
    -“Goxhaj: Beteja e…… Koshares, forcat e UÇK-s asgjësuan 39 ushtarë serb”!!!
    Kur lexova fjalen “BETEJE” menjehere kujtova se behet fjale per “BETEJEN E STALINGRADIT”,apo te tjerat te ngjashme me ate,ku moren pjese DHJETRA DIVIZIONE KEMBESORIE TE TE DY PALEVE,QINDRA GRYKA ZJARRI E AVIONE LUFTARAKE,QINDRA TANKE etj!!!
    Vetem ne STALINGRAD,USHTRIA E KUQE ZURI ROB 300 MIJE NAZISTE me ne krye gjeneralin e tyre FON PAULUS!!!
    Keto jane BETEJA,bile as LUFTA PER CLIRIMIN E TIRANES NE NENTOR 1944-tes NUK U QUAJT BETEJE,ndonese moren pjese disa BRIGADA PARTIZANE,pa permendur FORCAT GJERMANE!!!
    Ndonese kolonel Goxhaj merr persiper te MBURRET ME BETEJAT E TIJ,SI NJE DON KISHOT,nga ana ushtarake i tregon ato si nje REZERVIST ME PUSHKE DRURI!!!
    Terminologjia,qe perdor ky “gjeneral” ,ndonese krekoset se paska qene pedagog ne AKADEMINE USHTARAKE TE SHQIPERISE,eshte sa MJERANE aq edhe skolareske!!!
    Nga ana ushtarake,nje LUFTIM tregohet si profesionist e jo si letrar!!
    Kerkon te tregoje LUFTEN NE KOSHARE,por asnje te dhene USHTARAKE NUK JEP!!!
    Ne se ka per qellim te shkruaje per femijet e shkollave fillore,eshte tjeter,por ne fund te mos krekoset si KOLONEL!!!
    Ndersa ushtaraket duan te dine TE DHENA me shume e me sakte per kete LUFTIM!!
    Per cdo luftim:
    1-Situata politike,ushtarake e te dy paleve ne zone!!!
    2-Raporti i forcave ne NJEREZ E ARMATIM!!!
    3-FAVORI DHE DISFAVORI I TERRENIT PER TE DY PALET!!!
    4-TE DHENA NGA ZBULIMI NE TERREN PER PIKAT E FORTA E TE DOBETA TE AMIKUT!!!
    5-KU DO PERQENDROHEN FORCAT E MJETET PER SULM DHE DREJTIMI I SULMIT!!
    6-BASHKEVEPRIMI I FORCAVE TE UCK-se ME ATO TE FSHATRAVE PER RRETH !!!
    7-Bashkeveprimi me FORCAT E NATO-s(ne se mundet)!!!
    8-VENDIMI I KOMANDES EPRORE PER ORGANIZIMIN E LUFTIMIT DHE DETYRAT PAS PERFUNDIMIT TE TIJ!!!etj,etj
    Ne menyre KONCIZE,ushtaraku duhet te tregoje ZHVILLIMIN E LUFTIMIT ME TERMA LUFTARAKE E JO LETRARE!!!
    TAKTIKAT E PERDORURA GJATE LUFTIMIT,UDHEZIMET PLOTESUESE TE DHENA NE RAST NDRYSHIMI TE SITUATAVE,FURNIZIMI ME MUNICIONE,TERHEQJA E TE VRAREVE DHE TE PLAGOSURVE ,FUTJA NE LUFTIM E FORCAVE TE FRESKETA PER ZHVILLIMIN E METEJSHEM TE LUFTIMIT etj!!!
    Ka plot zanati,kolonel,ndaj BOLL ME MENDJEMADHESI!!!
    As gjeneralet AMERIKANE,qe kane drejtuar LUFTEN PER CLIRIMIN E KOSOVES,nuk jane MBURRUR KAQ SHUME E KAQ LIGSHT!!!
    Gazeta “DITA” duhet ta ndaloje kete SHARLATANIZEM!!!

    Reply to this comment
    • perralla September 11, 17:16

      O Dilo, na merzite me keto perralla
      Kemi halle te tjera tani, ska me njeri kohe dhe nerva per perralla,Dilo trimi

      Reply to this comment
    • Korabi September 11, 17:51

      Mos u nxeh o shoku, se vete ky Koloneli eshte shprehur ne shkrimet para ketij qe UCK-ja nuk ka bere dot beteja, dhe ato qe ke shkruar ti zotrote jane po fjalet e kolonelit. Madje dhe shembujt qe ke dhene ti si luftimet per Tiranen etj i ka thene ne te njejten menyre kolonel Goxhaj ne shkrimin e para 3-4 diteve.
      Sharlatani i vertete je ti, madje je dhe plagjiator se perpiqesh ta diskreditosh jo me njohuri te tuat por me njohuri qe ja ke kopjuar po personit mbi te cilin po hedh balte. Sharlatan dhe karagjoz, ku ishe ti kur kol. Goxhaj luftonte ne Kosove? Nese ske qene dhe ti duke luftuar atje, qepe halene dhe lexo se cfare kane bere te tjeret ne lufte!

      Reply to this comment
    • lumasi September 12, 11:27

      fort i nderuar kurks. perpara se te shkruash gjate rreth shkrimeve te kolonelit me pare lexoj gjate te gjitha shkrimet e tij. qe ne intervisten e tij te pare ai ku shkruajtur se cfare eshte beteja dhe se beteja nuk ka pasur nuk ka pasur ne kosove. opinioni yt eshte medioker dhe ke folur pa i lexuar intervistat e deritanishme. nuk ka ke marr parasysh rolin e ketij njeriu ne lufte.

      Reply to this comment
  2. [email protected] September 11, 16:54

    Ore! Po cfar eshte ky mo qe ka kopjuar dhe perserit Rregulloret e Enver Hoxhes, teorizon kot… Duhet te jete ndonje gjysh i rrjedhur. Dilaveri dhe shoket e tij te UCK bene lufte ne kushtet konkrete, bashke me forcat e NATO-s. Ky i rrjedhuri nqa kerkoka beteja te hapura si ajo e Stalingradit, apo me tej ato me shpata ne kohen e romakeve… Lerini te rrjedhurit e njihuni me aktin e ushtareve te UCK qe ndikuan jo pak, bashke em aleatet ne clirimin e Kosoves…

    Reply to this comment
  3. Gramoz September 11, 17:52

    po ti palaco qe mundohesh te denigrosh ,madje dhe te ironizosh vajte ne kosove ,a luftove per vellezrit tend ..ky eshte turp dukesh qe je dhe [ specialist ]e flet me kompetenca .. z goxhaj vetem vajtja atje eshte nder per te gjithe ne ,po eshte me fyese per ne kur degjojme keto qelbesirelleqe nga goja e nje sharlatani si ju une nuk e njoh goxhaj .po tani me rastin me te pare do interesohem dhe do ta pershendes per ate qe ka bere ….ndersa me ty do te bej te kunderten do te mbeshtyj publikisht …ne jemi njeres te poshter po e pame tjetrin me larte mundohemi ,po aq ta fundosim ..c ke dashur te na tregosh me keto qe ke shkrojtur a mos ke qene ti ne betejen e stalingradit qe te marim per baze keto qe po na thua ti …ti dikujt i sherben per te denigruar dhe poshteruar luften e u c k po njeres si ty nuk do arijne kure ta zbehin luften e djemve tane …se c,ushtarak je ti e sa trim je ti e tregon dhe pseudo emri te cilin ti shkruan ,,,.ti je frikacak ti je burec ti nuk ke as nder e as dinjitet ,sepse te flaseshper kete teme ,per kete lufte ,qe mori qindra jete njerezish qe shkateroi nje vend te tere .qe u trondit nje komb i tere ,eta denigrosh me fjale te tilla eshte poshtersi .. kure na qenke kaq strateg dhe kaqe trim pse nuk del hapur e te dekllarohesh se kush je ,,,pra tije ai qe te kam pershkruaar me lart e si perfundim nga njerez sity duhet te qendrosh larg ..ti te vret naten e te qan diten …revanshi,dhe cinizmi juaj nuk ja ul vlerat kol goxhajt ,,perkundrazi ja ngrejne akoma me lart….tani te japedhe nje keshille….mos i jep mendje dhe keshille gazetes ,,dita ,,,dhe bosit te saj te talentuar z,,thano sepse ai di se c,ben ,,dhe nuk ka nevoje te mare keshilla nga njeres qe fshihen prapa perdes dhe lehin ashtu si leh ti …njeres si ty nuk i duhen as dreqit njers si ty jane pa shtylle kurizore ,dhe nuk kane dinjitet per derisa nuk dalin hapur e te flasin si buri me burin ,e jo si grate e liga qe haen me leckat e tyre ..lere goxhajn ne punen e tij dhe thuaj te faleminderit qe ju ndodhe kombit ne diten me te keqe ,e kure ai kish nevoje per te githe ne ..po nuk e besoj ta besh kete sepse te mungon bureria

    Reply to this comment
    • Kursk September 11, 20:14

      @Gramoz!
      Dukesh nga fjalet,qe perdor ,gjoja per argument kundershtues,se je nje IDIOT komplet!!!
      Lexoji mire ato,qe une kam shkruar,bile ti bashke me ca SHARLATANE,qe shkruajne so OSMAN GAZEPI zogollian,e ofendojne popullin e Kosoves dhe vete UCK-ne!!!
      Kemi dite e jave te tera,qe lexojme MBURRJET e ketij DELIRANTI injorant,qe i duket vetja si koke e madhe!!!
      UNE-UNE-UNE-UNE UUUUUUUUNEEEEE!!!
      Kudo e nxjerr veten sikur ky ka qene CLIRUESI I KOsoves!!!
      Pikerisht per LUFTEN E UCK-se dhe luftetareve kosovare te UCK-se kemi nevoje te njihemi e jo me MBROCKULLAT e ketij MENDJEMADHI TE PA SKRUPULLT!!!
      Ne se ka qene TRIM,I ZOTI DHE HERO,jo te mburret vete,por le t’ia thone vete kosovaret!!!
      Ketij sharlatani i takon te shkruaje per te tjeret,jo te nxjerre veten SHPETIMTAR ne cdo veprim!!!
      Thote ,qe kam qene zv,shef i SHTABIT TE PERGJITHSHEM te UCK-se,por nuk nxjerr eprorin e tij te PARE,por veten e tij!!!
      Po Hashim Thacin,si nuk e zuri ne goje se cfare ka bere gjate luftes???
      Qe te kesh qene ne lufte,nuk do te thote,qe pas lufte te na DERDELLITESH PA KUFI DUKE MBURRUR VETEN!!!
      Keshtu,jo vetem,qe i ul vlerat e tua dhe ofendon kosovaret,por tregohesh se ke vajtur atje per FAME e jo per IDEAL!!!

      Reply to this comment
      • perralla September 12, 08:47

        Akoma ju me kosovaret?
        Rregulloni nje here punet ne shtepine tuaj
        Ju pseudoatdhetar jeni larg realitetit,hapni syte

        Reply to this comment
  4. Liku September 11, 18:04

    Pshn Liku!
    Ke plotesisht te drejte… Po ne Shqiperi ka pasur e ka plehra, me te cilet nuk ja vlene te merresh… Djemte kosovare dhe luftetaret nga Shqiperia en UCK, meritojne respekt, respekt e vetem respekt!

    Reply to this comment
    • antonio September 11, 23:53

      Nuk e kuptoj,se cfare niveli IDIOT kane keta “fshataret”,qe u duket se po njolloset lufta e UCK-se,vetem se po kritikohet nje mendjemadh nga LABERIA,qe i duket vetja si QENDRA E BOTES???
      O derdimene!
      Nuk e shan njeri UCK-ne,por ky koloneli trap po ju ofendon duke vene veten mbi ju!!!
      Ne se keni ndonje gje kundra ,jepni fakte e jo sharje!!!
      Po ju shkruaj edhe une me te njejten gjuhe,sic e kuptoni edhe ju me mire!!
      Te shkruash per LUFTEN e nje populli heroik si Kosova,nuk behet me “UNE,UNE,UNE.UNEEEEEE…”!!!,sic ben koloneli juaj!!!
      Doemos,eshte tip si Sali Berisha,qe ju e mbani per “HERO”,me qe ai FURNIZOI TANKET DHE AVIONET SERBE PER TE GJAKOSUR KOSOVEN!!!

      Reply to this comment
  5. Gramoz September 12, 00:23

    ti je plere dhe si i tille nuk meriton te besh debat po me detyron qe te behem harbut ,po njeres si ty qe dine vetem te perbuzin ,,meritojne vetem nje pergjigje ,,dilaveri ka nje force te madhe argumenti dhe eshte krenar per ate qe ka bere,po ti cbere ne kete lufte ……….ti je nje hije perpara dilaverit ,dhe ky mengjes per mengjes ,ben nga nje madh dhe i ve emrin tend yyyyyyyyyyy largohu dhe mos nxir balte nga goja sharlatan

    Reply to this comment
    • antonio September 12, 14:51

      O mali “Gramoz”!!
      Po pse,a derezi,nuk thua dy fjale te mencura ku te kundershtosh me argumente ato,qe them une dhe te tjeret si une???
      Dukesh se je nje COPE COBAN DHISH dhe na merresh me Dilaverin(ne mos qofsh ti dora vete)sikur ky SHARLATAN na paska bere LUFTEN ne Kosove!!1
      Nje ushtaraki larte nuk flet DOKRRA,por persdor terminollogji ushtarake dhe jep fakte e jo PERRALLA ME MBRET!!!
      Nuk tregohet nje LUFTIM duke i vene emertimin “BETEJE”,se del qe je KOKE BOSH!!!
      LUGA NGA GARUZHDJA ndryshojne shume,o mozi,por ti nuk ke faj se nje ZBORIST i thjeshte je me uniforme ushtarake,pra nje DORDOLEC!!!
      Ti kerkon te besh debat me ne,por nuk ta mban se aq TRU ke!!!
      Bej debat po ta mbajti dhe te shohim se cfare mbrockullash do na nxjerresh!!!
      Une jam ish ushtarak i larte dhe e vleresoj kolegun jo nga SASIA E FJALEVE,JO NGA MBURRJET,JO NGA LLAFOLLOGJIA,por nga TE DHENAT,QE JEP PER NJE MOMENT TE CAKTUAR TE LUFTES!!!
      Ne se ky,birko,fillon e thote se kete urdher e DHASHE UNE,atje ne luftim isha UNE,kete vendim e SUGJEROVA UNE etj,atehere nuk bie ere profesionisti,por SHARLATANI!!!
      Ne se ky Dilua paska dhene kontribut ne Kosove,le te shkruajne vete kosovaret per ate e jo ky te KREKOSET VETE,pale kur na nxjerr edhe djalin TRIM MBI TRIMAT!!!
      TAMAM LAB GJYSEM OPINGE!!!

      Reply to this comment
    • antonio September 12, 15:08

      Ja kush eshte dora vete “Dilaveri”,por me emrin “Gramoz”,qe na mburr veten se cfare meritash ka!!!
      Edhe OSMAN GAZEPI DIKUR NUK ESHTE MBURRUR KAQ SHUME E KAQ PATURPESISHT!!!
      Lexoni se sa fshatarshe mburret ky idiot:
      -“…,dilaveri ka nje force te madhe argumenti dhe eshte krenar per ate qe ka bere,po ti cbere ne kete lufte ……….ti je nje hije perpara dilaverit ,dhe ky mengjes per mengjes ,ben nga nje madh dhe i ve emrin tend yyyyyyyyyyy largohu dhe mos nxir balte nga goja sharlatan”!
      A e kuptoni nevelin BASTARD te ketyre FSHATAREVE TE KOHES SE MESJETES???
      Edhe SANCO PANCO ishte me i zgjuar nga keta DALLKAUKE TURKOSHAKE!!!
      Turp i madh edhe per vete kosovaret,qe pranojne te shkruhet kaq POSHTERSISHT PER KETE LUFTE CLIRIMTARE NGA NJE DELIRANT IDIOT!!!

      Reply to this comment
  6. beni September 12, 09:16

    Degjo o Dilaver nje fjale nga une beni!
    Forca e Serbise eshte nje force qe nuk u tutet cdo lloi ushtrie,pervec se nje shteti Ortodoks qe nuk mundet ti hape kurren e kurres lufte?
    Jane te vetmit ne ballkan Serbet qe jan te prire per te luftuar e leri brockullat me UCK qe iken si minjte po te mos ndihmoheshin nga forca e NATO-s!
    Dikush luftoj vertet per mos diskriminim,por shumica ishin te nxitur nga ndikimi fetar,pra muhexhajdine islamike dhe pik!
    Mos u mundo te besh muhexhajdinet patriote,ajo u tregua kur u dogjen kishat Ortodokse ne kosove!

    Reply to this comment
  7. Mr Edhekuajt Keshtuivrasin September 12, 09:25

    Po me kalin c’paten!

    Reply to this comment
  8. ciku September 12, 14:42

    Po te mos qe nderhyrja e NATO-se, UCK do qe dermuar keq. S’mund te fitonin vetem me lufte guerrilje, kur u perpoqen te mbanin qytetet nga ku qene larguar serbet provizorisht deshtuan.

    Reply to this comment
  9. Psikologu i komenteve September 12, 18:50

    Ka komentues qe kur analizojne kane prirjen te gjejne pika të dobëta qe ata i konsiderojne mendjemadhesi ,ego,kapadaillek etj. Deri këtu s’ka ndonje gje te keqe. Gjykimi si ves ose si virtyt eshte subjektiv… Ajo qe mendoj se ka vlerë ne analizën e nje luftetari siç eshte ky koloneli që intervistohet eshte “akti”. Siç del qartë akti i tij për te shkuar ne kosove eshte i lavderueshem,lufta dhe drejtimi duke rrezikuar koken gjithashtu etj.etj. Keto akte të tij jane kryesore apo jo? Kjo duhet komentuar e para. Sepse nga nje analizë psikologjike e heronjve që bën revista amerikane “war psicology” 2003,rreth 96 perqind e heronjve te luftes ne vietnam,irak etj ishin te mbushur me vese…? Por aktet e tyre dhe jo veset i kishin sunduar cv…të. Akti ishte kuintesenca e vleresimit sepse akti ishte veprimi esencial qe permblidhte gjithe tiparet e nje personaliteti të shendoshë. Prandaj kujdes kur komentoni. Meruni me aktin e këtij kolonelit jo me te tjerat qe janë anêsore. Ai e perballoi me shume burreri proven me te veshtire te jetes se tij ndoshta? Ajo qe e quan beteje apo lufte apo ku di une çfarë eshte pak e rendesishme sepse eshte teorike. Akti eshte provimi i vertete qe edhe strateget me te mire shpesh nuk e kalojne. Faleminderit!

    Reply to this comment
  10. Psikologu i komenteve September 12, 18:55

    Kujtesë. Te mos ndyjmë vetvehten duke ironizuar luftëtarët tanë- Ka komentues qe kur analizojne kane prirjen te gjejne pika të dobëta qe ata i konsiderojne mendjemadhesi ,ego,kapadaillek etj. Deri këtu s’ka ndonje gje te keqe. Gjykimi si ves ose si virtyt eshte subjektiv… Ajo qe mendoj se ka vlerë ne analizën e nje luftetari siç eshte ky koloneli që intervistohet eshte “akti”. Siç del qartë akti i tij për te shkuar ne kosove eshte i lavderueshem,lufta dhe drejtimi duke rrezikuar koken gjithashtu etj.etj. Keto akte të tij jane kryesore apo jo? Kjo duhet komentuar e para. Sepse nga nje analizë psikologjike e heronjve që bën revista amerikane “war psicology” 2003,rreth 96 perqind e heronjve te luftes ne vietnam,irak etj ishin te mbushur me vese…? Por aktet e tyre dhe jo veset i kishin sunduar cv…të. Akti ishte kuintesenca e vleresimit sepse akti ishte veprimi esencial qe permblidhte gjithe tiparet e nje personaliteti të shendoshë. Prandaj kujdes kur komentoni. Meruni me aktin e këtij kolonelit jo me te tjerat qe janë anêsore. Ai e perballoi me shume burreri proven me te veshtire te jetes se tij ndoshta? Ajo qe e quan beteje apo lufte apo ku di une çfarë eshte pak e rendesishme sepse eshte teorike. Akti eshte provimi i vertete qe edhe strateget me te mire shpesh nuk e kalojne. Faleminderit!

    Reply to this comment
    • antonio September 14, 19:00

      @Psikologu i komenteve!
      Se pari edhe ti po na SHET MEND!!!
      Ku e gjete ti kete te drejte,qe te na japesh mend se cfare te shkuajme???
      Ne se duhet shkruar per AKTIN e jo Vesin,bujrum,mbushe shkriminme AKTE E JO ME MBURRJE!!!
      Ne se ky koloneli ka bere HEROIZMA,le ta thone te tjeret,pra kosovaret e jo te na KREKOSET ky si nje OSMAN GAZEPI I ZOGOLLIT!!!
      Se dyti,na hiqet si ushtarak i sprovuar,por ne fakt na shkeuan si FSHATAR REZERVIST ME PUSHKE DRURI!!!
      Une ketu e Une atje!!!
      Si ushtarak e di se detyra e zv,shef i SHTABIT TE PERGJITHSHEM TE UCK-se nuk eshte per te dhene urdhera,por vetem per te dhene mendime e per te zbatuar urdherat e eproreve!!!
      Ne asnje vend nuk del,qe eproret e tij te kene DREJTUAR DHE UDHEHEQUR UCK-ne!!
      Nuk del as THACI,As BISLIMI e as ndonje tjeter vec ketij LABI ME GJYSEM OPINGE!!!

      Reply to this comment
  11. gipa October 27, 00:05

    O beni o gjak sllavi apo jevgi uck nuk kan qen vetem muslman por katolik e ortodoks shqiptar kan qen te gjith mbylle gojen mos rras mut o i poshter.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*