Goxhaj: Beteja me serbët në Budakovë, fitore dhe eksperiencë për UÇK-në

Përgatiti: Kujtim Boriçi September 8, 2013 11:52

Goxhaj: Beteja me serbët në Budakovë, fitore dhe eksperiencë për UÇK-në

I nisur si luftëtar i thjeshtë për çlirimin e Kosovës, kolonel Dilaver Goxhaj, ish-ushtarak i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë për shumë vite, atje në frontin e luftës, i jepet një nga detyrat e rëndësishme në këtë luftë, ajo e Zëvendës Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së… Në datën 4 prill të vitit 1999, ai gjendet në një nga përballjet e suksesshme luftarake të njësisë së tij me forcat serbe në zonën Budakovë-Dvoran-Bukogllavë. Detajet e kësaj beteje, Dilaver Goxhaj i ka fiksuar në ditarin e tij të luftës…

 

LUFTIMET NË RETHINAT E BUDAKOVËS

E diel, 4 prill 1999. Forcat serbe, të dislokuara në afërsi të fshatit Budakovë, deri në orët e mesditës nuk patën aktivitete si në ditët e mëparshme. Çuditërisht, deri në këto orë nuk kryen goditje me batare baterish dhe me grupe të tëra artilerie kundër pozicioneve të forcave të UÇK-së dhe fshatrave, që mbrohen nga këto forca. Kjo “heshtje” serbe e rriti më tej vigjilencën e forcave të Br. 123 dhe Br. 125 të UÇK-së. Papritmas, në orën 13:00 del në radio komandanti i batalionit të dytë të Br. 125, Lulzim Kabashi, i cili njofton: “Serbët janë afruar në fshehtësi me ushtarë të shumtë, pa u shoqëruar nga mjetet e motorizuara, dhe po u vënë zjarrin fshatrave të mbi rrugës Suharekë-Prizren: Mushtishtit, Dubravës, Sallograxhës, Sopi, Shirokë, Grekoc e Gjinofc dhe po tentojnë të hyjnë në fshatin Popovlan”. 

Këtu hasën në rezistencën e njësitit të përparuar të UÇK-së. Ata ishin tre luftëtarë, me në krye Besnik Sejdi Muçën. Kjo rezistencë i dha alarmin kompanisë së parë të batalionit dhe i siguroi kohën e nevojshme që ajo të kapte pozicione të reja, në këtë drejtim. Gjatë kësaj qëndrese, prej gati një orë, ra në fushën e nderit luftëtari Besnik Muça. Tre djem shqiptarë po përballonin sulmin e dyzetë policëve specialë serbë, të cilëve u erdhi në ndihmë një autoblindë me armë kundërajrore, (topa kundërajrorë 30 mm, të quajtura “Praga”) dhe dy “Pizgauerë” (xhipa të blinduar) plot me policë, duke u shoqëruar nga një makinë me municion.

 

PËRFORCIMET SERBE

Mbërritja e përforcimeve serbe përkoi me hapjen në vijat mbrojtëse të kompanisë së parë të batalionit të dyte (b2Br125). Më vonë, para pozicioneve të kompanisë u përqendruan shumë forca dhe mjete të tjera serbe, të cilat filluan të mbështeteshin me zjarrin e  disa grupeve të artilerisë: një i vendosur në Biraç, një tjetër në Qafën e Duhlës, një grup tjetër mortajash (minahedhës) i bazuar në fabrikën e gomave “Damper”, (në Suharekë), si dhe prej një baterie mortajash e vendosur në qendër të fshatit Mavlan, i banuar tërësisht me serbë.

Në këto kushte, kompania e jonë, e cila komandohet nga komandanti i batalionit, Lulzim Kabashi, nuk mundet ta përballonte atë sulm për një kohë të gjatë, prandaj kërkoi përforcime. Menjëherë u urdhrua nga Komandanti i Zonës që batalioni i dytë  i Br. 123, i cili porsa kish mbërritur në fshatin Papaz, të shkonte me urgjencë në ndihmë të kompanisë së batalionit të dytë të Br.125, ku ndodhej edhe Shefi i Shtabit i Zonës së Dytë të Pashtrikut, Nexhmedin Kastrati. Batalionit i duhej të kryente marshim të sforcuar, rreth 7 km, nëpër një terren të thyer.

 

MANOVRIMET

Mirëpo, komanda e batalionit si dhe oficerët e shtabit të Brigadës dhe ata të Shtabit të Zonës, që ndodheshin me ta, vendosën që të nisnin për në Papaz vetëm një kompani, e cila ishte më e freskët, ndërsa forcat e tjera vendosën t’i mbanin në gatishmëri (rezervë) për ndonjë të papritur të mundshme. Pas 1 orë e 20 minuta, kompania mbërriti në rajonin e Popovlanit dhe, së bashku me kompaninë e  batalionit të dytë të Br. 123 nuk e lejuan depërtimin e mëtejshëm të forcave serbe.

Në ora 16.00 një kolonë ushtarake serbe, e përbërë nga dhjetë transportues të blinduar, del nga Qyteti i Suharekës, duke lëvizur me një shpejtësi marramendëse dhe, pasi kalon fshatin Bukosh, po me atë shpejtësi, drejtohet për në fshatin Uraniç. Qëllimi i këtij manovrimi nga ana e armikut ishte që, t’u delte dy kompanive tona në krah, nga ana veriore e tyre.

Në këtë drejtim ato forca të armikut u ndeshën me një skuadër të batalionit të dytë i Br.123, e cila e ndali me zjarr të fuqishëm atë kolonë, duke bërë një rezistencë të jashtëzakonshme, me në krye vetë komandantin e kompanisë vëzhguese-diversioniste të kësaj brigade, i cili me shembullin e tij ndërmori kundërsulm vetë i tretë dhe, i mbështetur nga zjarri i pjesës tjetër të skuadrës, bëri të mundur që serbët jo vetëm të mos depërtonin në brendësi të fshatit, por u detyruan të tërhiqeshin deri në fshatin Mavlan. Gjatë kohës që kjo skuadër zhvillonte luftime i erdhën në përforcim disa vullnetarë nga fshati.

 

FORCAT SERBE

Gjatë natës, në fshatin Mavlan dhe Kryshicë e Ulët, armiku grumbulloi 24 tanke e transportues të blinduar si dhe deri një batalion këmbësorie. Në orën 03.00 të ditës së nesërme, 05.04.1999, armiku, me këto forca filloi sulmin në drejtimin: Kryshicë e Ulët-Budakovë, me qëllim që të pushtonte lartësitë e Bukogllavës dhe me këtë rast t’i detyronte forcat e UÇK-së ose të tërhiqeshin në drejtim të veriut, ose të pranonin asgjësimin.

Me këtë situatë kritike u njoh edhe një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, me në krye shefin e Shtabit, Byslim Zyrapin, që ndodheshin në afërsi të zonës ku kryheshin veprimet luftarake, në bjeshkën e malit të Jezercës. Pasi u analizua me kujdes situata, duke vlerësuar armikun dhe forcat që kishim në dispozicion, Shtabi i Përgjithshëm urdhëroi që të bëhej riorganizimi i të gjitha atyre forcave, të cilat urgjentisht të viheshin nën drejtimin e një komande të vetme dhe të ndalohej me çdo kusht përparimi i armikut. Si rrjedhojë, u krijua një shtab operativ.

Pasi u dha ky urdhër në radio, anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, Bislim Zyrapi dhe Ekrem Rexha (komandant Drini), shkuan direkt e në rajonin ku zhvilloheshin luftimet, për të vëzhguar e për t’i ndihmuar nga afër.

Pas krijimit të shtabit operativ u vendos që forcat tona të kalonin menjëherë në mbrojtje, në dy vija transhesh (skalione), duke mbajtur në rezervë forcat e një kompanie.

 

LUFTIMET

Luftimet u zhvilluan të ashpra, duke u mbrojtur me zjarr e kundërsulme të shkurtra, me skuadra e toga. Ato luftime vazhduan deri në ora 20.00. Pas kësaj ore forcat serbe u tërhoqën në rajonet e bazës së nisjes, atje ku kishin zënë pozicionet para se të kalonin në sulm.

Forcat tona ia arritën qëllimit. Armiku nuk mundi të futej në Butakovë, por u përqendrua në pozitat e zëna dhe nuk u tërhoq, sikundër vepronte zakonisht kur binte errësira, edhe pse pati rreth pesë të vrarë e shumë të plagosur.

Forcat tona, të imponuara nga goditjet e pareshtura të artilerisë armike, detyrohen të lënë dy transhetë e para dhe gjatë gjithë natës u bë përmirësimi dhe përforcimi i mbrojtjes, në transhenë e tretë, pasi u pa se armiku nuk do të hiqte dorë nga sulmi. Në këtë vijë mbrojtëse terreni nuk e lejon armikun të vijë me mjetet e blinduara.

Gjithashtu, shtabi operativ merr vendim që gjatë natës të ndërmerret një sulm i befasishëm, që armiku të detyrohet të heqë dorë nga vijimi i sulmeve të mëtejshme. Sulmi ndërmerret me një kompani luftëtarësh, në ora 03.00, të datës 06.04.1999, në krahun verior të forcave armike, dhe zgjati gati një orë; por nuk iu arrit qëllimit, pasi nuk mundëm ta zhvendosim armikun nga pozicionet e zëna.

 

SITUATA

Armiku u mbrojt me tërbim dhe në ora 08.00 kaloi në sulm me forca të shumta, në tre drejtime të ndryshme. Goditjen kryesore e dha në drejtimin: Kryshicë e Ulët-Butakovë, ndërsa goditjet ndihmëse i dha në drejtimet: Mushtisht – Maçetevë dhe fshati Duhël-Grajçec. Qëllimi i armikut ishte që me forcat e dy drejtimeve të para të bënte krahëmarrjen e më vonë rrethimin e forcave të UÇK-së, që mbroheshin në rajonin: Budakovë-Dvoran-Bukogllavë dhe t’i kapnin rob ose t’i asgjësonin ato; ndërsa me forcat që sulmonin në drejtimin Duhël – Grajçec të delte në krah të forcave tona që mbroheshin në drejtimin e goditjes kryesore të armikut, me qëllim që forcat tona të detyroheshin të hiqnin një pjesë të forcave dhe kështu të dobësohej mbrojtja e forcave tona dhe t’u krijonte kushte forcave të veta për realizimin e detyrës së tyre, rrethimin dhe asgjësimin e forcave tona.

Sikundër shihet, ideja e armikut qëndronte në copëtimin në mënyrë të vazhdueshme të mbrojtjes sonë; në ndarjen e kompanive tona njëra nga tjetra, dhe në asgjësimin e tyre një nga një, atje ku t’i jepej mundësia. Këtë strategji armiku e mbështeti kryesisht në fuqinë e blindit, në përqendrimin e zjarrit e të forcave si dhe në befasinë e goditjes. Strategji e drejtë, por me një mangësi, të cilën serbët nuk mund ta eliminojnë: dispropocioni midis fuqisë së tyre ushtarake dhe mungesës së motivit tek ushtarët e tij për të luftuar. Në këtë boshllëk hyri ‘pyka’ e fuqishme e luftëtarëve të UÇK-së: qëndrueshmëria  dhe trimëria e pavdekshme e tyre.

 

PËRFORCIMET TONA

Formacionet e UÇK-së kanë ndërlidhje me radio mes veti dhe me Shtabin e Përgjithshëm. Në drejtimin Duhël-Grajçec armiku u ndal nga forcat e kompanisë së tretë të batalionit autonom vëzhgues-diversionist i Shtabit të Përgjithshëm, nën drejtimin e komandant Gurit (Jetullah Qarri), të cilat kapën me shpejtësi lartësitë e Topillës dhe nuk e lejojnë armikun të depërtojë as edhe një hap në thellësi të mbrojtjes sonë. Forcat armike të këtij drejtimi, pasi dështuan disa herë me sulmet e tyre, u kthyen dhe filluan të djegin fshatrat Stravaçinë, Dragaçinë dhe Vërshec.

Për sa u përket forcave serbe që sulmojnë në drejtimin Mushtisht-Maçetevë, përballen me një kompani të batalionit të dytë të Br. 123, e cila, duke shfrytëzuar me mjeshtëri terrenin, në kuotat që s’mund të arrinin mjetet e motorizuara të armikut, bën një organizim të tillë zjarri, që nuk e lejon armikun të përparojë as edhe një metër më tej.

Sulmet e herë-pas-hershme të armikut vazhduan deri në ora 10.00 dhe ai, pasi u bind se ishte e pamundur të thyente mbrojtjen tonë e të përparonte më tej, edhe pse u mbështet fuqishëm nga zjarri i artilerisë së lartpërmendur dhe zjarri i disa tankeve që i erdhën në përforcim në mëngjesin e datës 6 prill, u u detyrua të tërhiqet, duke u ri grumbulluar në Suharekë e Prizren. Një pjesë tjetër të forcave, armiku e la në fshatin Kryshicë e Ulët, të përforcuara me tanke e transportues të blinduar.

 

BILANCI I LUFTIMEVE

Edhe gjatë kësaj dite armiku pati të vrarë e të plagosur, pasi ambulancat e tij erdhën e u larguan disa herë, si dhe iu dogjën nga zjarri ynë një transportues i blinduar, një kamion dhe një “Pizgauer”.

Forcat tona janë duke përforcuar pozitat dhe po përgatiten për të përballuar veprime luftarake të mëtejshme.

Gjatë atyre luftimeve patëm tre të vrarë: Besnik Muçaj, Zaim Buçaj dhe një vullnetar i fshatit Uraniç, si dhe na u plagosën pesë luftëtarë të UÇK-së dhe tre luftëtarë vullnetarë të forcave të fshatit.

Në ato luftime nuk mund të dalloje se cili luftëtar ishte më trim se tjetri. Njëkohësisht forcat tona e rritën edhe më shumë besimin në forcat e veta dhe, ajo më kryesorja është se u fitua një përvojë e re, nevoja e krijimit të shtabit operativë për zhvillimin e luftimeve të shkallës operative si dhe mënyra e ndarjes dhe e kryerjes së detyrave nga anëtarët e atij shtabi.

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Letër e datës 16 maj 1999 e Kolonel Dilaver Goxhaj nga fronti i luftës në Kosovë për ish-kolegët e tij arsimtarë të shkollës 8-vjeçare të Kodër-Kamzës në Tiranë.

-Marshimi i gjatë me Hashim Thaçin dhe si i shpëtuan nga vdekja qindra gra e fëmijë kosovarë në frontin e luftës.

-Si luftuan djemtë nga Shqipëria për çlirimin e trojeve kosovare të pushtuara nga serbët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përgatiti: Kujtim Boriçi September 8, 2013 11:52
Komento

5 Komente

  1. ylvi lagavajshta September 8, 20:46

    Mjaf na semure o Kujtim “historiani”. Kosoven e liroi Daj Sami e askush tjeter. Nuk e nenvftesoj rolin e UCK-s (e bashku me “srateget” e shkolles se bashkuar E. H), por ta perseris edhe nje here se: – Kosoven e liroi vetem Daj Sami dhe pike! Tung o “historian” !

    Reply to this comment
  2. Sevim September 8, 22:00

    T’u vije turp,qe merreni me keto PACAVURE!!!
    Nga spjegimi,qe u ben ky koloneli lab luftimeve te UCK-se kuptoj se ata nuk kane perdorur TAKTIKAT E LUFTES PARTIZANR,por te LUFTES ME FRONT TE RREGULLT!!!
    UCK-ja kurre nuk mund te bente LUFTE FRONTALE,kur perballe kishin nje nga USHTRITE ME TE PERGATITURA NE EUROPE,me nje ARMATIM TE FUQISHEM,qe vetem NATO mundi ta bente te DOREZOHET vetem pas 6 MUAJSH!!!
    Nuk duhet harruar,se edhe NATO nuk arriti te DEMTOJE ASNJE AERODROM USHTARAK APO TE RREZOJE QOFTE EDHE NJE AVION LUFTARAK SEB!!!
    Koloneli flet per nje kundershtar me qindra ushtare,dhjetra TANKE E ARTILERI TE RENDE,ndersa UCK-ja me armatim te lehte!!!
    Nga spjegimi,qe u ben luftimeve ky kolonel ,del se,o NUK ESHTE I AFTE T’I SPJEGOJE LUFTIMET,O I KA UDHEZUAR GABIM UCK-ne per te perdorur forma te tilla luftimi VET VRASESE!!!
    Nga te gjitha sa thote ky kolonel MENDJEMADH,asnjehere nuk permend SHTABIN E PERGJITHSHEM TE UCK-se PER ORGANIZIMIN DHE DREJTIMIN E KESAJ LUFTE,por vetem ky me ca miq te tij mburren ore e cast sikur keta e paskan bere gjithcka!!!
    VETEM USHTARAK PROFESIONIST NUK MUND TE JETE NJE NJERI SI KY KOLONELI ,QE SHKRUAN
    SIKUR BEN HARTIME TE SHKOLLES FILLORE!!!
    KOSOVEN E CLIROI NATO,ndaj keto ZHGARRAVINAT E KETIJ KOLONELI VETEM SA TURPEROJNE MBESHTETJEN,QE I DHA UCK-ja NATO-s PER TE ARRITUR CLIRIMIN E KOSOVES!!!
    MBYLLENI KETE PACAVURE TURPI!!!
    NE SI USHTARAKE NA VJEN TURP KUR LEXOJME MATERIALE TE TILLA,PA ASNJE VLERE NE PIKPAMJE USHTARAKE!!!

    Reply to this comment
  3. Mimoza September 9, 18:57

    Nuk mendoj se kane te drejte ylviu dhe Sevimi ne opinionet e tyre. Une mendoj se pa ndihmen e SHBA-se nuk mund te clirohej Kosova , por edhe nderhyrja e kesaj fuqie donte mbeshtetje nga populli dhe djemte e UCK-se jane heronj, si dhe shume te tjere qe ishin ne grupime te tjera. Histori tjeter ato grindjet ne mes tyre, madje edhe me viktima. Edhe keto duhen studiuar, por nuk mund te mos i quajme heronj edhe ata djem shqiptare qe shkuan ne ndihme te Kosoves martire dhe nje nga keta edhe Dilaver Goxhaj. Madje mendoj qe nese nuk jane botuar kujtimet e tij, ndonje shtepi botuese te ndihmoje te botohen. I rrit nderin vetes. Edhe nga qeveria shqiptare duhet vemendje, per cunat tane qe luftuan ne Kosove.

    Reply to this comment
  4. rrebeli September 9, 19:24

    Marika Kallamata do ishte krenare po qe se ky pseudokoloneli,do merte persiper emisionin e saj te perrallave,do prehej e qete.

    Reply to this comment
  5. Reagim July 16, 11:20

    I nderuar z.Goxhaj! I lexiva këto pak shënime tuaja për luftën,për UÇK-ës,sidomos në Zonën ku kontrollonin dy Batalione.Batalioni që Komandonte Komandant Guri dhe Batalioni i Dytë,në kuadër të Brig.123.Në bat. e Dytë-brigada 123 unë kam shërbyer si epror ndihmës komandant për punë përsonale dhe mobilizim ose shkurt S/1.Nuk e mohoj angazhimin tuaj.Për ju as që kam dëgjuar,ngase në këtë Zonë ku ju përshkruani unë kamë qëndruar plotë 14 muaj.Nuk daloni mirë Rolin që kemi pasur,ndarjen e Zonave.Ju shkruani pikërisht për pak ngjarje,për pak njerëz që ju i keni si të afërm ,nuk e di arsyen.Shkruani Lulëzim Kabashi ka bërë luftë në Budakovë,ishte komnadant i Bat. Dytë kjo nuk qëndron fare.Se ai i ka bërë betejat në Budakovë është absurde.Lulëzim Kabashi në Budakovë ka qëndruar si i larguar nga Kabashi me gjithë luftëtarët e tij,Ne në Budakovë e kemi pritur mirë, ekemi strehuar,i kemi sihuruar rroba,ushqim deh ai ka qendruar mes nesh kohë të gajtë.Dhe ai ska pasur rolin e një udhëheqësi -kamndant për të dhënë urdhëra mes nesh.Është e vërtetë se kanë marrë pjesë luftëtarët e bat. të Kabashit me luftëtarët tanë ne Beteja ku ti i përshkruan skjashmërisht dhe njëanshëm,pa e përmendur fare Batalionin e Dytë i cili ka luajtur rrolin kryesor.Batalioni i Dytë i brig.123 nuk ka bërë propaganda me fjalë por ka kryer punënë,angazhimin dhe detyrat që ne i kemi projektuar.Ju na dilni si një hero i paparë,mes nesh bashkë me kolegun tuaj Lulin-mikun tuaj .Luli edhe për ne ishte i respektuar.Ama ti shkruaj për Lulin -veprimin e tij në KAbash jo në Budakovë.Luli në Budakovë ka ardhur për ti pushuar dhe rehabilituar luftëtarët e lodhur dhe të raskapitur nga Kabashi.Nëse ti nuk e di e di mië komandant Luli se çfarë shërbimi kemi bërë ne Bat. e Dytë.Ne kemi pasur obligim moral.Ne kryesisht ne i kemi ndihhmuar shumë në gjetjen ,ne sjelljen e lugtëtrëve të vrarë në Kabash ,mes nesh,në xhaaminë e fshatit Budakovë, i kemi ndihhmuar për ti varrosur te ne ,nga pamundësia për ti varrosur atje.Mrë të tha njëri i nderuar se ti ju paske thur hymne kolegëve tu.Bat. i Dytë i Brig.123 i kishte mbi 500 luftëtarë.Emrat e fshtrave që i përmend Ti i nderuar ishin në kontrollin tonë,jo të Lulit e as Gurit…Papazi,Budakove,Krushica e Ulët dhe Epërme,Bukoshi,Vraniqi,Sopia,Savrova,Gjinoci,Greikoci,Mushtishti,Sallagrazhda. Ta them shumë sinqerisht,miku juaj Ramadan Haxhiaj.Për të gjitha miku im i kam shënimet,kam ditarin tim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim