Goxhaj: Lidhja me ish-kolegun Adem Shehu dhe lufta që bëmë në radhët e UÇK-s

Nga Kujtim Boriçi September 5, 2013 09:12

Goxhaj: Lidhja me ish-kolegun Adem Shehu dhe lufta që bëmë në radhët e UÇK-s

Në mungesë të një organizimi të mirëfilltë nga strukturat e shtetit, oficerët nga Shqipëria iu bashkëngjitën vullnetarisht e në mënyrë individuale forcave të UÇK-së që në hapat e para të lindjes së saj e në vazhdim… Ndërsa në një nga përpjekjet e para me forcat serbe, kolonel Dilaver Goxhaj, Zëvendësshef i Shtabit të UÇK-së e koordinator i këtij shtabi me NATO-n, takon dhe ish- kolegun e tij, oficerin nga Tirana, Adem Shehun, komandantin e Br 153. Në intervistën e tij në vazhdim, ai rrëfen se pas kontaktit me Ademin, nuk ka mundur ti përmbaj lotët nga kërkesa e vetme:”O pedagog! Na dërgoni municione!”…..

 

Si ju kundërpërgjigj NATO strategjisë së Milosheviçit?

-Strategjia e NATO-s ishte: Të  dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Serbisë, për ta paaftësuar atë për ta mbajtur Kosovën nën pushtim. Pra, NATO luftonte jo për përfitim territoresh, por për paqen, për lirinë dhe sigurinë e popullsisë që jeton me shekuj në  Kosovë. Domethënë, NATO u bind se populli shqiptar kishte 18 vjet që  po masakrohej, gjë që përbënte kërcënim për tërë rajonin.  NATO ishte e njohur me ekzistencën dhe qëllimet e operacionit “Patkoi”, ndaj dhe u vu para përgjegjësisë morale, ngaqë pat deklaruar se nuk do të   lejonte një ‘Bosnje’ të dytë.

Është folur se me Adem Shehun ju kini shkuar së bashku në Kosovë?

-Jo. Unë kam shkuar së bashku me Bardhyl Tahirin. Ademi, Indrit Cara dhe unë jemi që të tre artiljerë kundërajrorë dhe të tre skënderbegas. Unë e kam mësuar se Ademi ishte në Kosovë, kur në një bisedë telefonike me familjen time, më pyesin se a e kisha takuar Ademin, pasi ai nuk kish mundësi të lidhej me familjen, ngaqë s’kishte as ai dhe as familja e tij telefon. U interesova dhe më në fund, rastësisht, duke komunikuar në telefon me Komandantin e Zonës Operative të Llapit, Muharren Mustafën, ku bënte pjesë edhe brigada që komandonte Adem Shehu. Ai më thotë:’Kam këtu komandantin e Br 153, kolegun tënd nga Shqipëria, Adem Shehun, kërkon të flasë me ty!’. Mua sikur më dhanë sihariqin më të madh. U lumturova, pasi skënderbegasi tjetër më qe vrarë. Nuk i mbajta lotët nga gëzimi. Të dy e ndërprisnim bisedën shpesh herë, sepse nuk na linin emocionet. Pasi mbarova bisedën me Ademin, mora në telefon familjen time dhe i tregova për Ademin dhe ajo shkoi me vrap në familjen e tij, të cilët bënë festë që Ademi ishte gjallë.

Ndonjë detaj të këtij kontakti të parë?

foto-E vetmia kërkesë e Ademit gjatë asaj bisede të parë, dhe që nuk ma përsëriti më kurrë, ishte:’O pedagog, po na dërgoni ndonjë urdhër luftarak dhe municione!’. Dhe unë i thashë:’Adem, ti dhe unë e dimë shumë mirë se në luftën partizane ka iniciativë dhe direktivë, ndërsa përsa i përket furnizimeve me armë e municione, besoj se nuk e ke harruar atë këngën që këndonim kur ishim skënderbegas: Në mos kin armë gjeni/ Ia rrëmbeni atij qeni”. Dhe përgjigja e Ademit ishte:’Faleminderit, e morra vesh. Dhe kjo brigadë nuk i rreshti sulmet. Nga 5-6 sulme bënte çdo ditë dhe të gjitha bazë kompanie dhe toge. Aq i tmerrshëm u bë sa kur Serbia pranoi tërheqjen, rruga më e shkurtër për tërheqjen e tyre ishte ajo përmes Gollakut që dilte në Medvegjë. Por këtë rrugë serbët nuk pranuan ta përdornin. Të tillë tmerr kishin marrë nga brigada që komandonte Ademi, për të cilën thoshin se atë e komandon një oficer prej Shqipërie, ndaj dhe e kanë vënë në listat e tyre si “krye terrorist”.  E tillë ishte edhe Zona e Dytë Operative, me shtrirjen më të madhe territoriale dhe me 7 brigada, të cilën e komandonte Tahir Sinani.

Kur fillon faza e dytë e bombardimeve të NATO-s, me sa dimë u shpall Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Cilat ishin veprimet e saj në këtë periudhë?

-Është e vërtetë që në fillim të fazës së dytë të goditjeve ajrore, në  1 prill 1999, shpallet Qeveria e Përkohshme e Kosovës. Puna e parë që bëri ajo, ishte shpallja e mobilizimit të përgjithshëm, duke mos e theksuar qëllimisht se bëhej fjalë për shqiptarët e Kosovës apo edhe për ata të Shqipërisë, Maqedonisë e Malit të Zi. Ata që e kuptuan për tërë kombin, erdhën vullnetarë nga i gjithë rruzulli tokësor… Të tjerët, ne që ju përgjigjëm asaj thirrje dhe shkuam në atë luftë na shpallën ose aventurierë, ose terroristë, ose enveristë, ose marksistë, ose njerëz që kërkonim shpërblime. Kjo thirrje dhe ai mobilizim, jo vetëm që e fuqizoi luftën, por forcoi besimin në fitore tek luftëtarët e UÇK-së dhe të popullit që ndodhej në  Kosovë. Mirëpo, në këto moment dramatike të  popullit shqiptar, nuk pranoi të  kyçej në këtë qeveri, LDK-ja, edhe pse pati rënë dakord dhe e kish nënshkruar marrëveshjen për krijimin e kësaj Qeverie. Me sa kuptohet, këtu janë vënë interesat partiake dhe personale, mbi ato kombëtare.

Si e konkretizoni ju këtë pohim?

-Këtë, e shprehu fare hapur z. Bujar Bukoshi, i cili tha: “Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së, për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që të shkatërronte institucionet që  kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato gjithëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë ai nuk pranonte, se dëshironte të ngelej kryeministër i përjetshëm.

A mund të na tregoni disa nga arsyet se pse NATO nuk pranoi të furnizonte UÇK-në me armë e municione, ndërkohë që edhe gjenerali Klark e pranon në kujtimet e tij se një gjë e tillë ishte diskutuar midis tij dhe Shefit të Shtabeve të Bashkuara të SHBA?

foto 2-Arsyet janë të shumta, por unë mendoj se më të rëndësishmet duhet të jenë: 1)Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia, Rusia, Kina dhe simpatizantët e tyre, si aleat i UÇK-së . 2)Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së, sepse i është frikësuar qëllimit të saj, pavarësisë së Kosovës, si dhe  tutej nga propaganda Serbe e ndonjë force politike shqiptare, të  cilat e paraqisnin UÇK-në  ideologjike dhe terroriste. Ju e dini që Presidenti Bush përdori veton për Pavarësinë e Kosovës. 3) Nga frika se mos fuqizohej së  tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje. 4) Krijimi i qeverisë gjithëpërfshirëse e frikësoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të luftës civile dhe do të akuzohej ajo si përkrahëse e krahut “marksist”, sikundër na quante edhe Rugova edhe Berisha. 5) Nuk parashikonte futjen në  luftim të  forcave tokësore. 6) Nuk ka pasur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të  ndihmuar luftën e popullit tonë. Këtë  e ka pohuar shumë qartë z. Xhimi Shia:”Në një aleancë, prej 19 demokracive, gjithmonë do të ketë opinione të  ndryshme… Më  duhet të jem i sinqertë, para fillimit të konfliktit jo të gjithë aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së “.(Zëri,23.03.2000). Dhe më qartë akoma, këtë përgjigje na e jep ambasadori pranë  Ministrisë së  Jashtme Gjermane, z. Kristian Pauls, kur thotë:”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë  politike të  UÇK-së”, (Zëri, 03.04.2000), e cila ishte pavarësia e Kosovës. Të gjitha këto sollën trimërimin e Millosheviçit, i cili në kohën e zhvillimit të konferencës të Rambujesë pa se disa politikanë evropianë të bënin deklarata të tilla, të cilat mund të  interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për të vepruar. Atë e trimëroi edhe fakti që NATO nuk e kish ndërmend të përgatitej për të  përdorur forcat tokësore. Po të ish ballafaquar me një kërcënim të  tillë, qysh në fillim të luftës, Millosheviçi me siguri që do të  kishte reaguar ndryshe, lufta me siguri do të  ishte zhvilluar ndryshe dhe Kosova sot me siguri që do të  ishte më ndryshe.

Megjithatë, zoti Klark, por edhe z. Bler, në kujtimet e tyre e pranojnë se ka pasur diskutime të shpeshta për t’u angazhuar NATO me forca tokësore, apo jo?

-Është më se e vërtetë. Në fillim të fazës së tretë, më 1 maj, duke parë se Milloshi po rezistonte fuqishëm, u vlerësua që ishte bërë gabim që qe mohuar publikisht dhe me të madhe mospërdorimi i forcave tokësore. Të paktën të qe deklaruar si variant, pavarësisht se do të ishte deklaratë fiktive. Meqenëse po diskutohej në qarqet e larta futja në luftim e forcave tokësore, Komanda e NATO-s i parapriu, me qëllim që të mos kapej në befasi, prandaj futi në  përdorim avionët e frontit “A-10”, si dhe afroi në Shqipëri helikopterët “Apaç”, të cilët janë të paracaktuar për luftë kundër mjeteve të blinduara dhe forcave të  tjera në tokë. Ata krahasohen nga fuqia e zjarrit me tankun, ndaj dhe u thonë “Tank ajror”. Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më  18 maj, Presidenti Klinton deklaroi:”Ne apo aleanca jonë nuk duhet të  përjashtojmë asnjë mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë”. Dhe u rrit numri i avionëve në 1200 copë. Kjo u shoqërua me deklaratën si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në, përsëri nga z. Klinton, më 23.05.1999: “Millosheviçi nuk e ka eliminuar UÇK-në. Madje radhët e saj po shtohen dita ditës. Ajo ka filluar të ndërmarrë ofensivë kundër forcave Serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë tonë  dhe me këmbënguljen e UÇK-së”.

Cili ishte ndikimi i këtyre deklaratave në luftimet e UÇK-së?

-Këto dy deklarata në një hark kohor brenda 4 ditëve, e detyruan Serbinë t’i bëjë hesapet ndryshe. Milloshi dhe këshilltarët e tij e morën mesazhin: SHBA, edhe nëse nuk angazhojnë forcat e veta tokësore, do të fuqizojnë UÇK-në. Gjithashtu, pas dy ditësh ne shpërthyem operacionin “Shigjeta”, gjë që u përforcua ai dyshim tek Milloshi. Mirëpo, kush e bindte Milloshin se në këtë rast nuk do të angazhohej ushtria shqiptare e veshur me uniformë UÇK-je? Kjo, si dhe izolimi total i Serbisë nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë të sistemit energjitik, burimin bazë  të  ekonomisë së Serbisë, të përziera me friken e futjes në përdorim të  forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë  si Gjermania në fund të Luftës së Dytë Botërore, e detyruan Milloshin të  pranonte kapitullimin pa kushte, më  10 Qershor 1999 në Kumanovë.

Pse UÇK-ja nuk u përfaqësua në Kumanovë, sikundër u përfaqësua në Rambuje, pasi ajo bënte pjesë në palën fituese?

Me Demac e RQ-Këtu fillon kthesa ndaj UÇK-së. Hodha lumin, të dhj…. kalin. Dhe, mesa duket, kjo ishte parashikuar me kohë. Në mesin e muajit Maj, Hashim Thaçi u ftua për të bërë ca vizita kortezie, pa asnjë objekt, nëpër kryeqytetet e Evropës. Fshati digjej, ajo.. krihej. Këtu qëndron edhe një nga manovrat e disa shteteve evropiane pjesëtare në NATO, por miq të Serbisë. Arsyet se pse u abandonua pas kësaj UÇK-ja, më duket se i shpjeguam më lart…

Zoti Dilaver, ju personalisht kini marrë pjesë në bisedimet me NATO-n për demilitarizimin e UÇK-së. Mund të na thoni se si u mor vendimi që ajo të çarmatosej?

-Po. Edhe unë kam qenë prezent, por personi që kish të drejtën të negocionte ishte vetëm Agim Çeku dhe më vonë edhe Jakup Krasniqi. Unë mbaja protokollin. I vetmi kontribut i imi ishte kur, në një moment ndërprerjeje të bisedimeve, i propozova grupit tonë që koka e marrëveshjes të mos ishte vetëm “Demilitarizimi i UÇK-së”, por të shtohej edhe fjala : “dhe transformimi i saj”, pasi kjo na jepte të drejtën që të bisedonim se çfarë do të bëhej me UÇK-në…

U miratua propozimi juaj?

-Po, u miratua. Më vonë diskutuam për formën që do të merrte UÇK-ja, të ishte e ngjashme me Gardën Amerikane. Por, gjithçka ishte vendosur në Rambuje.  Për mendimin tim, eliminimi i ushtrisë sonë është jo i drejtë. Më lejoni t’u citoj se çfarë i thotë pacifisti Sigmund Frojd Albert Ajnshtajnit për një rast të tillë, sikundër ndodhi me ne: “Por që të bëhet kapërcimi nga Dhuna tek e Drejta, duhet plotësuar një kusht psikologjik. Bashkimi i shumicës duhet të jetë i qëndrueshëm dhe jetëgjatë. Vetëm në se do të realizonte qëllimin e tij ky bashkim, pra luftimin dhe mposhtjen e një të plotfuqishmi dhe pastaj të shpërbëhej, kështu prapë nuk do të arrihej asgjë. Dikush tjetër që do të mbahej përsëri për i fortë, do të synonte përsëri sundimin me dhunë, dhe loja do të përsëritej pafundësisht”.  Pra, unë e kuptoj kështu Frojdin: Të bashkohesh për të mposhtur më të fuqishmin, sikundër u bashkuam ne shqiptarët dhe krijuam ushtrinë tonë çlirimtare dhe, pasi e realizon këtë të shpërbëhej, sikundër u shpërbë UÇK-ja, kjo është një hiç.

E them këtë për arsye se nesër nuk përjashtohet mundësia që Serbia, e cila është më e fortë se ne, të përpiqet të na sundoi përsëri me forcë, gjë që neve do të na duhej ta fillonim çdo gjë nga e para, sikundër e filluam në 1997. Që të mos ndodhë kjo, ai bashkim, UÇK-ja, nuk duhej të shpërbëhej, por të riorganizohej më mirë, në përqasje me kushtet konkrete dhe të ekzistonte në mënyrë permanente. Më duket se kështu u veprua me ushtrinë Maqedonase, e cila u armatos dhe u përforcua më shumë pas luftës së atjeshme. Kështu u veprua me ushtrinë afgane këtë vit. UÇK-ja, për mua, duhej të mbetej ushtri e Kosovës.

Sipas jush, kujt i takon merita më e madhe e fitores së asaj luftë në Kosovë?

-Në këtë luftë, barrën më të rëndë e morën mbi shpatulla SHBA, pasi zotëronin një potencial më të  madh për ta mbajtur atë barrë. 80% e aviacionit që mori pjesë në luftë, ishin avionë dhe kontigjente amerikane. Në radhë të dytë, i takon popullit shqiptar në Kosovë, e në  mënyrë të veçantë  UÇK-së. Në radhë të tretë, popullit shqiptar në Republikën e Shqipërisë, i cili jo vetëm që bëri gjithçka për të ndihmuar popullin vëlla të ardhur nga Kosova, por është një fakt shumë interesant: Gjatë gjithë 78 ditëve të angazhimit të NATO-s në atë luftë, policia shqiptare nuk ka as edhe një evidentim për vjedhje, grabitje apo vrasje. Kjo tregon se ne shqiptarët kishim vendosur të përballonim  vështirësitë më ekstreme dhe Kosovën do ta çlironim. Gjithashtu lufta për Çlirimin e Kosovës është lufta e dytë e madhe që  populli dhe kombi shqiptar radhitet me fitimtarët ndërkombëtarë. Dhe çudia qëndron në atë se ato forca që e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në Luftën e II Botërore, po ato forca dolën edhe kundër Luftës Çlirimtare të  Kosovës! Gjë që të bind se ato dirigjohen nga qëllime antikombëtare, pavarësisht se çfarë epitete i vënë vetes.  Ndaj dhe na vjen mirë të citojmë Riçard Hollbrukun, i cili, kur erdhi në Kosovë në 13 prillin e vitit 2000, deklaroi: “Askush nuk kërkon prej shqiptarëve të harrojnë të kaluarën. Por ne presim prej shqiptarëve të preokupohen me të kaluarën, pa nxjerrë prej saj arsyetime për hakmarrje”.

 

(Vijon nesër)

 

 

SOM 1

“Ai më thotë:’Kam këtu komandantin e Br 153, kolegun tënd nga Shqipëria, Adem Shehun, kërkon të flasë me ty!’. Mua sikur më dhanë sihariqin më të madh. U lumturova, pasi skënderbegasi tjetër më qe vrarë. Nuk i mbajta lotët nga gëzimi. Pasi mbarova bisedën me Ademin, mora në telefon familjen time dhe i tregova për Ademin dhe ajo shkoi me vrap në familjen e tij, të cilët bënë festë që Ademi ishte gjallë”

 

SOM 2

“Edhe unë kam qenë prezent në takimin me drejtuesit e NATO-s në luftën e Kosovës, por personi që kish të drejtën të negocionte ishte vetëm Agim Çeku dhe më vonë edhe Jakup Krasniqi. Unë mbaja protokollin. Në një moment, i propozova grupit tonë që koka e marrëveshjes të mos ishte vetëm ‘Demilitarizimi i UÇK-së’, por të shtohej edhe fjala : “dhe transformimi i saj”, pasi kjo na jepte të drejtën që të bisedonim se çfarë do të bëhej me UÇK-në…”

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimi i kolonel Dilaver Goxhajt:Si mbështetën hapur ndër të parët UÇK-në dhe misionin e saj Adem Demaçi e Rexhep Qose, bashkë me partitë e tyre politike.

-Si ndikoi radio ‘Kosova e Lirë’ në shtimin e radhëve të UÇK-së me luftëtarë të rinj, propagandimin e sukseseve në luftë me ushtrinë serbe dhe mobilizimin e ushtarëve në front.

-Si u njoha me Idriz Carën, oficerin trim nga Kavaja, biseda me ‘të para vrasjes në frontin e luftës dhe lotët që derdha kur më raportuan lajmin e vrasjes së tij.

 

Nga Kujtim Boriçi September 5, 2013 09:12
Komento

17 Komente

  1. rrebeli September 5, 10:27

    Ngelem nje jete te tere duke genjyer veten.
    O Dilaver cja fut pordhes kote a i vrare?
    Po pse UCK-ja e cliroi Kosoven?
    Jo mor jo,Ameriqia Po te mos donte Amerika Kosova kur te hipte gomari ne maje te fikut do fitonte lirine. Vojo Kushi u hodh mbi tank,Selam Musai kapi topin nga gryka,Isa Bole-tini,nxori koburen ne konferencen e Londres(ne kohen qe te gjithe pjesetaret e takimit i kishin dorezuar armet te dera,kjo tregon se Isa ishte jo fort i beses)
    Boll me me keto perralla dhe me kete pseudopatriotizem.
    Thoini gjerat ashtu sic jane.Mardheniet Shqiperi-Kosove jane me te kqiat ne rajon,shiko shembullin me doganat,ku biznest shqiptare duhet te paguajne aq shume,sa te mos e marin xhaden e Kombit drejt Kosoves,se nuk ja vlene.
    Ka dy aspekte qe duhen permendur:
    E para lobi serb eshte aq i fuqishem ne politiken kosovare sa arin ti diktoje vullnetin e vete qeverise Thaci dhe akoma me keq akoma islamizmi,i cili eshte nje rrezik shume i madh per te kombin.
    Pyesni shqiptaret qe jetojne ne perendim,pse u duhet te justifikohen,per besimin fetar qe te mos ju hapin probleme vellezerit koqevar.
    Ju kujtoj debati e njohu Kadare-Qosja,per pretendimin e ketij te fundit per identitetin mysliman te shqiptareve.
    Po Qosja u tregua dinak dhe u terhoq nga kjo teze e njohur e mjekercjapeve koqevar.
    Na lini te ecim normalisht duke respektuar zhvillimin normal te dy vendeve tona ,pa nderhyre ne punete enjeri tjetrit dhe pa i dhene mend njeri tjetrit,por duke e respektuar njeri tjetrin,pa Futur hundet ,si Puna e atij depuleshit kosovar qe erdhi ne Kukes dhe votoi ne menyre demostrative per Sali Brek’skishen.
    Faleminderit

    Reply to this comment
    • gzimi September 5, 16:11

      O rrebel, shih se je rrebeluar mbrapsht. Qetsou!

      Reply to this comment
      • Peza September 5, 16:53

        O “gzim”!
        Akoma ti LLAP e LLAP sa po i mbaron HALETE per qente e rruges???
        Lere ca edhe per Dilon dhe Pellumbin,se edhe ata nje pershesh me kos duan!!!

        Reply to this comment
    • dashi October 26, 09:26

      Rrebel te keshilloj te mos identifikohesh dhe kamuflohesh pas keti emri kryengritsi se nuk te rrika mir dhe nuk e meritoke Emri dhe pseudonimi qe ty te rri mir dhe te pershtatet mund te jet ” spurdhjak” ose nje filo grek apo serb se skam si te kuptoj dhe deshifroj ndryshe komentin tend, ne raport me ato çka je shprehur dhe ke vjellur VRER je – jo realist paragjykus denigrus ofendus kundrejt ish uçk-se luftes se saj heroike legjendare e cila luftoj me vetmohim kunder armates-ushtris serbo sllave paramilitare e cila ishte pushtuse okupatore ne kosov,Ti mund te jesh nje djalke mamaje qe je rritur vetem me biskota embelsira dhe me perkeledhiiii kujdestari grash,- dhe ke ngelur ne jet si Makarone zier pa konstrukt Burreror dhe ske si behesh” burrrrr” Kur akoma ti spurdhjak se ke kuptuar -vlersuar luften çlirimtare te ish uçk-se. Ose ndoshta nuk je aq i painformuar e di shum mir realitetin, por je nje ziliqar xheloz intrigant i djallzuar ne shpirtin formimin tend jo njerzor – dinjitoz burreror, dhe ofendon paragjykon me komentet e tua primitive ish luftetaret e uçk-se Vellezerit tan shqiptare te kosoves maqedonis malit te zi cameris.Por ne kete koment tendin ti spurdhjak Ofendon nenvleson sidomos luftetaret vullnetar ne ish uçk-ne nga shqiperija Londineze, ku po te perkujtoj spurdhjak se ne ato fronte te luftes vullnetar nga shqiperija kane dhen jeten duke luftuar kunder ushtris serbo-sllave jo me pak se 71 deshmor ne ish uçk-ne nga shqiperija londineze.Kurse sa per ate se kush e çliroi Kosoven shqiptare ish uçk-ja apo Amerika,- po te ritheksoj i nderuar Spurdhjak, fjalet prononcimet e komandantit suprem te Natos te asaj perjudhe Vesli Klarkut, i cili kur pyetej intervistohej nga kanalet gazetat televizjonet mediumet Botrore se kur Natoja do intervenoj me trupa ushtarake toksore ne Kosov .Ai u eshte pergjigjur i nderuar Spurdhjak, se Natoja i ka tashme trupat toksore NE TEREN ne luftime te drejtperdrejta ne brendesi dhe anekend kosoves dhe ato trupa jane ”Luftetaret e ish ushtris çlirimtare te Kosoves”Ti Makarone e zier,-po te ishe me te vertet kaq rebel kryengrites dhe shqiptar dhe jo pseudoshqiptar,- duhet te kishe shkuar vullnetar ne ish luftrat e vellezerve tan nen pushtimin Sllavo grek, dhe kombi shqiptar ne tersi te tij do te nderonte respektonte dhe vlersonte gucimin atdhedashurin tende te treguar, por ti dhe shum te tjer pasi keni pasur frik nga hija juaj dhe e keni pasur dhe vazhdoni ta keni lepurin ne bark,nga jo burrerija -trimerija juaj, shpifni ofendoni paragjykoni Ajken atdhetare vullnetare te kombit shqiptar qe shkuan vullnetarisht ne ish uçk-ne pa as nje lloj interesi,- dhe e ben realitet e çliruan Kosoven shqiptare, por ju spurdhjak keni koh te reflektoni ta tregoni burrerin trimerin-atdhetarin tuaj ne te ardhmen,sepse siç u çlirua kosova duhet tye çlirohet edhe amerija, atje e tregoni trimerin burrerin oratorin ne frontet e luftes. dhe jo te ulur ne karrije dhe para kompjuterit te shani ofendoni denigroni Ajken atdhetare te kombit shqiptar ish uçk-ne.

      Reply to this comment
      • Drenasi September 17, 23:26

        Kush po hane balte me lopate?Kush po thote se uçk e çliroi Kosoven?Sa per uçk sot dot ishte kembekryq serbi ne kosove.Por fale NATOS dhe topave te Sali Berishes e shkyen kufirin shqiptaro shqiptar dhe uçk ne te gaqme hyri ne kufi ne trollin e kosoves duke hasur ne mercinat e ushtareve serb.Dhe deklaronte se ne i kemi vrare.Pse uçk nuk e mbrojti popullin e vete qe mos ta deboi serbia?Ku ishte uçk kur na dhunonte serbi femrat tona?Ku ishte uçk kur serbi na digjte shtepit tona?Ku ishte uçk kur serbi na plaqkiste ne rende?Sa here uçk i hidheshin armet dhe robet i mbulonin me thonje me dhe!Kush i vrau patriotat?Serbi apo komandantat e uçk es?A mendoni te mjere se kosova eshte shtet sot?Ku eshte veriu i Mitrovices?Ku eshte ushtria e Kosoves?Shpiuna e tradhetar flasin mire per tradhetaret.Sa shume paska pasur tradhetar atedheu im,kete nuk e pata mendue fare.Mallkuar qofshin tradhetaret.

        Reply to this comment
  2. Kuqeziu September 5, 11:41

    Nderim dhe respekt per trimin tiranas adem shehu! Nderim dhe respekt per patriotin dilaver goxhaj! Lavdi dhe emer te arte ne histori per trimin kavajas indrit cara! Turpi i mbulofte ata qe hedhin balte mbi luftetaret e lirise si tre trimat e mesiperm te luftes se kosoves!

    Reply to this comment
  3. Mali i gjeshnikoshit September 5, 11:49

    Perpara djali im patriot dilaver. Hallall qumshti qe ke pire nga lendinat e mija! Nje kodre te lulezuar tek kembet e mija do t’i ve emrin “kosova” dhe shkembit me te madh te golëmit “shkembi i dilaverit” per kujtimin tend o biri im patriot!

    Reply to this comment
  4. Furtuna September 5, 11:54

    Na keni nderuar te gjithe ushtarakeve shqiptare ju pjesemarresit ne luften e kosoves! Ju shenofte me gérma te arta historia e perbashket e shqiptareve kendej dhe andej kufirit shteteror! Faleminderit indrit,dilaver dhe adem!

    Reply to this comment
  5. Wesley clarc September 5, 11:59

    Pa ju ne toke z. Dilaver nato-ja do ta kishte shume te veshtire asgjesimin e shenjestrave tokesore dhe realizimin e misionit perfundimtar. Respekt!

    Reply to this comment
  6. Gramoz September 5, 16:17

    rebeli me vjen keq po mynyra sesi shpreheni le shume per te deshiruar….qofsh ti qe je e kete mbaj ..ky koment kujtdo mund ti sherbeje po ,jo shqipetareve ,ti drejtohesh ne kete mynyre nje njeriu qe rezikoj jeten per nje qellim .kjo eshte fyese dhe denigruse une nuk kam nderment te te bej debat me ju ,,sepse gjuha juaj eshte shume e ashper,,dhe nga ju mund te presesh cdo gje…kete e tregon dhe postemri qe mban e fshihesh mbas tij ,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    Reply to this comment
  7. vetetima September 5, 20:05

    Tani mund te besh komente sipas qefit, ate e dijne dhe vleresojne vetem ata qe e kane vuajtur.Respekt per UCK dhe pjestaret nga shqiperia.Turp per ata qe presin te injorojne shpirtin patriotik te shqiptarve.

    Reply to this comment
  8. Arbër September 5, 20:10

    Peza! Shume frike i paske keta oficerrat qe përmënd. Jam psikolog ne profesion dhe shoh qarte shenjat e frustracionit e te mosrealizimit. Nga urrejtja dhe frustrimi ndodh fenomeni i shperberjes dhe dyzimit te personalitetit. Kujdes. Derivatet e tyre mund te jene shumë te renda?

    Reply to this comment
  9. Arbër September 5, 20:12

    Zoti “Peza”! Shume frike i paske keta oficerrat qe përmënd. Jam psikolog ne profesion dhe shoh qarte shenjat e frustracionit e te mosrealizimit. Nga urrejtja dhe frustrimi ndodh fenomeni i shperberjes dhe dyzimit te personalitetit. Kujdes. Derivatet e tyre mund te jene shumë te renda?

    Reply to this comment
  10. Brryli September 5, 20:26

    Ma prune ‘pezën’ m’ shteg arbër! E njoh por se e kom m’lagje Qysh mar ja marsha tligat nuk ka ftu per kos te jomën e vet qe vdes me hanger kos bo….sh? Gzimo,vdes dhe per tlyn ajona.

    Reply to this comment
  11. tani September 5, 21:04

    U lumte atyre ofixcereve e ushtareve nga Shqiperia qe u radhiten me UCK-ne e luftuan per clirimin e kosoves. Kane nderuar veten dhe Shqiperine. Respekte!

    Reply to this comment
  12. BEXHET October 5, 10:34

    pritja e te debuareve e vellezrive nga kosova ne shqiperi ne 1999 eshte nji prove istorike qe jemi nji komb vetem kur jemi te bashkuar smund tena mposht askush kurse ushtria shqiptare ka merita te jashtzankonshme ne kete lufte pa ndihmen e shtetit shqiptar smund te fillonte lufta e uçk lavdi dshmoreve nga te gjith trojet etnike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim