Goxhaj: Mali i Goleshit maj 1999, sulmi dhe asgjësimi i bazës së raketave serbe

Përgatiti: Kujtim Boriçi September 12, 2013 17:08

Goxhaj: Mali i Goleshit maj 1999, sulmi dhe asgjësimi i bazës së raketave serbe

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Mesnatën e 20-21 majit 1999, Dilaver Goxhaj(i njohur në luftë me pseudonimin Shpëtim Golemi) ndodhet në drejtim të forcave të UÇK-së në sulmin e organizuar nga forcat e Zonës Operative të Drenicës dhe të Pashtrikut kundër një baze raketash kundërajrore në shpatin e malit Golesh. Falë befasisë, koordinimit të veprimeve luftarake, forcat e UÇK-së arrijnë të asgjësojnë bazën duke vrarë 4 ushtarë serb, e duke siguruar sasi të konsiderueshme municionesh të artilerisë e të armëve të këmbësorisë…

 

Mali i Berishës, Divjakë, 21 Maj 1999. Në orët e mesnatës të datës 19 për 20 maj 1999, nëpërmjet një sulmi të kombinuar midis forcave të Zonës Operative të Drenicës dhe asaj të Pashtrikut, u sulmua një bazë raketash kundërajrore në shpatin e malit Golesh, ku u asgjësua e gjithë truproja e përbërë nga katër ushtarë dhe u morën nga ana e jonë mbi tre ton municione të ndryshme xheniere si dhe të armëve të këmbësorisë. Për sa u përket municioneve raketë e atyre të artilerisë me larghedhje të madhe, u asgjësuan.

Në shenjë hakmarrjeje, në orët e para të datës 20 maj 1999, forcat serbe ndërmorën një sulm në front të gjerë, duke kaluar në mësymje në tre drejtime: Banjë–Kravasari; Malishevë–Gajre; dhe Dragobil–Morali. Të gjitha forcat mbështeteshin me tanke dhe artileri.

Qysh në minutat e para të fillimit të sulmit nga forcat serbe, ato ranë nën zjarrin e fuqishëm të forcave të Brigadës 123 të Zonës së Dytë Operative. Luftimet zgjatën më shumë se tre orë dhe armiku nuk mundi të përparonte në të tre drejtimet dhe, si rrjedhojë, u detyrua të tërhiqej, duke i grumbulluar të gjitha forcat në qytetin e Rahovecit…

Në fshatin Mihaliç, i cili përfshihet në aktivitetet e Zonës Operative të Shalës, një grup paramilitarësh ish futur dje në atë fshat dhe po bënte plaçkitjen e shtëpive që janë boshatisur qysh para dy muajsh, si rrjedhojë e dhunës së policisë e ushtrisë serbe. Me t’u diktuar nga vrojtuesit e Br. 142, u dërgua një njësit dhe pasi u rrethuan u asgjësuan tërësisht, të cilët ishin rreth 20 vetë…

Në zonën Operative të Dukagjinit, Br.138 sulmoi një kompani të ushtrisë serbe në afërsi të fshatit Batushë, ku u asgjësuan 14 ushtarë serbë, midis të cilëve ishte edhe një kapiten rus, i cili, gjykuar nga dokumentet e kapura, kish qenë edhe në luftën kundër popullit çeçen. Në momentin kur ai u kap ishte i plagosur rëndë. Edhe pse iu dha ndihmë mjekësore, pasi për ne kish interes ta kishim të gjallë, ai vdiq pas një ore. Të gjitha kufomat e të vrarëve  u groposën nga forcat tona, pasi forcat serbe u tërhoqën në panik dhe nuk mundën me i tërheq trupat e të vrarëve të tyre…

Edhe në Zonën Operative të Llapit dje pati disa sulme kundër forcave serbe në fshatin Rep i Ulët, Orllan, Dyz dhe Siçevë, kryesisht nga forcat e Br-153. Si rrjedhojë e sulmit të befasishëm të forcave tona, në këto katër pika, u vranë 19 ushtarë serbë, ndërsa nga forcat tona patëm vetëm një të vrarë dhe një të plagosur.

EDHE KËSHTU NDODH NË LUFTË

(Rrëfim i veçantë i Zymer Arifit. Pjesë nga ditari i luftës, Jezercë, Mëhalla e Sylajve, 15.4.1999)

13 prill 1999. Forcat e Brigadës 123 UÇK, pasi ndaluan në shpinë të forcave serbe, të cilat luftonin në Zonën e Pashtrikut, në vijën: Bllacë-Banjë, filluan të bënin pastrimin e rajonit të Pagarushës nga forcat e ndryshme serbe, që po digjnin fshatrat me radhë. Popullsia ishte zhvendosur në malet e Cërnalevës. Zymer Arifaj, 50  vjeçar dhe Osman Fondaj, të dy efektivë të batalionit të tretë të asaj Brigade, kur mbërritën në fshatin Semetisht gjetën disa kufoma civilësh të vrarë, të cilët edhe i njohën se kush ishin. Njëra prej tyre ishte kufoma e Enver B. Bytyçit nga fshati Peçan. Pasi bënë varrosjen e të vrarëve të fshatit Semetisht, kufomën e Enverit vendosën ta çonin në fshatin e vet, në Peçan, i cili është edhe fshati i tyre. Mirëpo,kur mbërritën, i zuri errësira. Për këtë arsye vendosën që varrimin e tij ta bënin ditën e nesërme.

Me të aguar, filluan kontrollin e fshatit. Në të dalë të tij dëgjuan zëra njerëzish dhe pas pak u bindën se kishin të bënin me ushtarë serbë. Për të mos u ndeshur me ta, futen në oborrin e shtëpisë më të afërt. Edhe aty ishin vendosur ushtarë serbë. Në oborr të dy palët u përballën para njëra-tjetrës. Serbët menjëherë vrapuan tek armët. Osmani, i cili për momentin e kishte armën në dorë, shtiu mbi ta dhe vrau njërin prej tyre. Në çast njëri prej ushtarëve serbë mbërriti te mitralozi dhe filloi të hapi zjarr kundër tyre. Osmani, me shkathtësi del nga porta dhe largohet nga fshati. Zymeri, duke qenë edhe moshë e thyer, vendosi të futej brenda në shtëpi, duke shfrytëzuar faktin që serbët ishin të përqendruar te Osmani dhe nuk e diktuan. Ushtarët serbë dolën në rrugë dhe filluan të shtinin në drejtimin nga iku Osmani.

Ndërkohë, një prej ushtarëve serbë, i cili ndoshta deri atëherë kishte qenë në gjumë, filloi të shtinte me armë në drejtim të portës së oborrit nga ku dolën shokët e tij. Sakaq, njëri prej shokëve të tij u këput në tokë. Porsa shokët e tjerë të tij futen te porta në oborr, e këputi dhe një tjetër. Zymeri i pa të gjitha këto veprime, pasi qe ngrit në katin e dytë të godinës, i cili ishte pjesërisht i djegur dhe i pabanuar. U fsheh pas derës së dhomës ku hyni. Pas pak ngjisin shkallët edhe dy ushtarë serbë dhe futen po në atë dhomë, të cilët bisedonin me njëri-tjetrin se ishin dy “terroristë”, duke shprehur edhe dyshimin se njëri prej tyre mund të ishte futur edhe në atë shtëpi. Filluan kontrollin, duke dalë nga dhoma, të cilën e konsideruan të kontrolluar. Pasi zbritën poshtë dhe u bashkuan me të tjerët, filluan të grinden me njëri-tjetrin se kush i vrau tre shokët e tyre. Zymeri duke dëgjuar, pati vendosur që, po ta diktonin të hapte zjarr dhe të vriste sa mund të vriste prej tyre, pasi veten e llogariste të vrarë.

Çuditërisht, pas disa orësh, tre ushtarë serbë ngjiten përsëri lartë dhe, me të mbërritur në korridorin e katit të dytë e filluan nga e para analizën e ngjarjes, duke pyetur njëri tjetrin se ku shkoi terroristi tjetër, nga hyri, nga doli dhe më në fund dolën në përfundimin dhe ranë dakord që: “Në rast se na pyesin se si u vranë tre ushtarët, do t’u themi se i vranë terroristët. Dogovoreno?” “Dogovoreno!”. Kështu kaloi gjithë dita për Zymerin, në këmbë, prapa derës, pa lëvizur as qepallat.

Sa filloi të bjerë muzgu, ushtarët serbë ndezën motorin e dritave dhe filluan të merreshin me përgatitjen e darkës. Të gjitha veprimet i kryenin në katin e parë. Zyberi, duke përfituar nga zhurma e agregatit, duke shfrytëzuar një vrimë muri të shkaktuar nga goditjet e mëparshme të artilerisë kur u dogj fshati, zbriti nga prapa shtëpisë, kaloi murin e oborrit, doli në rrugicë dhe shkoi tek shtëpia tjetër më e afërt për të pushuar. I kishin shterur të gjitha forcat. U shtri të pushonte ku ende nuk e di as vetë dhe tani. Ndjehej i lodhur e i dërmuar nga të qëndruarit dhjetë orë në këmbë dhe palëvizur vendit.

Ushtarët serbë filluan të shtinin në ajër, veprim të cilin e kryenin metodikisht çdo ditë porsa fillonte errësira. Mirëpo Zymeri kujtoi se e kishin diktuar. Prandaj e la atë shtëpi dhe kaloi në një shtëpi tjetër, duke u fshehur në tavanin e saj. I tërhoqi edhe shkallët lart në tavan, dhe prej plasaritjeve të tjegullave, përpiqej të vrojtonte lëvizjet e serbëve. Këtu qëndroi derisa u bë errësirë e plotë dhe prej andej zbret dhe shkon në shtëpinë e tij, me qëllim që të nxirrte bagëtitë jashtë për të kullotur, ngaqë kishin disa ditë brenda, pa u ushqyer. Pastaj vendosi të pushonte. Pasi e mori pak veten, niset nëpër errësirë dhe vjen në Semetisht, ku na tregoi ngjarjen që i pat përjetuar.

Ne e dinim të vdekur, sipas tregimit që na pat bërë Osmani, i cili ishte kujtuar për të pasi kish dalë nga rrezja e zjarrit të automatikëve të ushtarëve serbë, atëherë kur nuk e pa Zymerin që ta ndiqte pas. Por ja që Zymeri nuk qe diktuar.  “Domethënë ti Zymer i vrave dy serbë”, e ngacmonin shokët me shpoti. “Jo besa, nuk shkreha asnjë plumb. Ata u vranë mes veti. Unë veç u shtina fesatin”, përgjigjet qetë, qetë Zymeri.

 

STALLOVË, MALËSIA E GOLLAKUT

(Plotësim në ditar…)

Stallovë, Malësinë e Gollakut, 2 Maj 2003. Sot, në 2 maj 2003, isha i ftuar të përshëndesja në mitingun ”Ditët e Krenarisë së Gollakut”‘, në Stallovë të asaj Malësie, në emër të ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe vullnetarëve nga Atdheu amë, meqenëse komandanti i Brgadës 153, z. Adem Shehi, vinte po nga shteti amë si dhe unë, e cila ishte kompletuar me bij dhe bija të kësaj malësie. Është kënaqësi shpirtërore kur krahina përkujton dhe feston ditët e fitoreve dhe jo ato të humbjeve, sikundër po veprohet në disa raste.  Kjo është një veçori, që deri tash, e bën vetëm krahina e Malësisë së Golakut.

Meqenëse fjalën përshëndetëse e fillova me veçori, u përpoqa që të paraqisja edhe disa veçori të tjera, që e karakterizojnë Malësinë e Gollakut, nga pjesët e tjera të Kosovë. Nëpërmjet këtyre krahasimeve, nuk kisha për qëllim të futesha në hollësira, në historinë e lashtë të kësaj krahine, por, për ato veçori, që unë i kam përjetuar vetë, gjatë luftës së fundit për çlirim dhe pas saj.

Veçoria e parë ka lidhje me një sekret të periudhës së luftës, në gjysmën e parë të vitit 1999, kur luftohej kundër pushtuesve fashistë serbë. Sekreti qëndronte në atë se, sa herë Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së planëzonte ndarjen e ndihmave logjistike për Zonat Operative dhe Brigadat e tyre, për Brigadën 153 të UÇK-së nuk parashikohej kurrë ndihmë-logjistike. Gjithkush do të bëjë pyetjen logjike: Pse kështu? Atë do të tregoj. Brigadës 153 nuk iu parashikua as edhe një herë ndihmë në armatim e materiale të tjera logjistike, sepse të gjithë e dinim se popullata e kësaj malësie nuk u largua as edhe një herë nga këto male. Ajo vendosi ta ndante fatin e saj me bijtë dhe bijat e saj, që patën rrëmbyer armët për tí dalë zot vetes dhe popullit të malësisë së Gollakut, këtij populli që i rriti e i mëkoi me dashurinë për Kosovën dhe, që kishin formuar Brigadën 153 të UÇK-së.

Kjo ishte arsyeja, që në atë shtab thuhej se, Brigadës 153 nuk ia kemi merakun, pasi atje është i gjithë populli që e ndihmon Brigadën dhe me ndihmën e popullit ajo Brigadë do tí siguroi jo vetëm nevojat e përgjithshme për jetesë, por edhe armatimin e municionin, të cilin do t’ia marrin armikut. Ashtu ishte dhe ashtu ndodhi. Ndodhi ashtu sepse ky popull u ngrit i gjithi në kryengritje nga, që kish vuajtur shumë. Ai që vuan, rritet dhe formohet pa paragjykime. Si të tillë, ky popull rrëmbeu armët, pa pyetur se kush është në krye të asaj Ushtrie Çlirimtare. Vetëm të vuajturit e rrëmbejnë armën, pasi ata nuk kanë se çfarë humbasin nga lufta e armatosur. Vuajtjet u patën krijuan këtij populli bindjen se vetëm me trimëri shtyhet vdekja dhe sigurohet mbijetesa. Kjo bindje e mobilizoi këtë popull që bëri qëndresë të armatosur. Duke bërë atë qëndresë, ky popull bëri heroizëm. Nëpërmjet asaj qëndrese, këta njerëz heroikë i qëruan njëherë e mirë hesapet me frikën, duke u shndërruar në popull trim dhe popull hero. Këtu qëndron shpjegimi i asaj se, pse popullata e Malësisë së Gollakut, nuk u shpërngul për në Shqipëri, sikundër bënë shumë qytete dhe fshatra të Kosovës, ndaj përulemi me respekt para heroizmit të popullsisë së Gollakut.

Një veçori tjetër e popullsisë së malësisë së Gollakut është thjeshtësia e tyre. Këtë thjeshtësi e manifestuan bijtë e tyre, të cilët u drejtuan në luftë. Shihni zëvendësit e komandant Ademit, Fatmir Sopin, Rahman Dinin, (i cili fatkeqësisht u nda nga jeta), Sejdi Veselin e të tjerë, që me thjeshtësinë e tyre u shndërruan në qytetarë simpatikë për tërë popullin e Kosovës. Ata nuk kapardisen, janë njësoj si populli i Malësisë së Gollakut.

Gollaku pati edhe një veçori tjetër, si asnjë krahinë tjetër e Kosovës. Në luftën e tyre të armatosur morën pjesë me armë në dorë edhe pasanikët më të mëdhenj të kësaj malësie, e ndoshta edhe të Kosovës. Njëri prej tyre është Ismet Asllani-Prapashtica, i cili dha edhe jetën për lirinë e Kosovës, si dhe Selim Pacolli, të cilët mund të mjaftoheshin vetëm me ndihma financiare e materiale për luftën dhe përsëri do të ishin të nderuar. Por, Jo. Ata rrëmbyen edhe armën dhe u rreshtuan në vijën e parë të frontit. Këtë heroizëm e gjetëm te popullsia e Malësisë së Gollakut, e cila i bën nder tërë kombit.

Veçoria e fundit që vlen të theksohet për këtë popull, për të cilën më gëzonte shpirti që m’u dha rasti ta përmend para gjithë atij populli, është ajo që, kjo popullsi është e vetmia deri sot, që në  festat e përvitshme, në kujtim dhe nderim të asaj lufte, fton edhe përfaqësuesit e vullnetarëve nga Atdheu Amë, Republika e Shqipërisë, që u rreshtuan me armë në dorë në radhët e UÇK-së. Vetëm trimat i nderojnë trimat. Këtë nderim nuk na e ka bërë, deri në këtë ditë, asnjë forcë politike shqiptare e Kosovës, asnjë institucion shtetëror i Kosovës, asnjë politikan i saj, asnjë ish drejtues i UÇK-së, asnjë shoqatë qeveritare dhe jo qeveritare e Kosovës, as Shoqata e Veteranëve të asaj lufte, përveç luftëtarëve dhe përfaqësuesve të krahinës së Malësisë së Gollakut.

Me këtë veprim ata nderojnë sakrificat e tyre dhe gjakun që derdhën 35 dëshmorët të Brigadës së djemve e vajzave të tyre dhe të mbi njëqind vullnetarëve, që erdhën nga Atdheu amë, me në krye Tahir Sinanin-Tropoja, Indrit Carën-Kavaja, Astrit Sulin-Berati, Skerilajd Llagamin-Tirana, e plot të tjerë. Me këtë veprim ata nderojnë dhe respektojnë sakrificën e atij populli të Atdheut amë, i cili, edhe pse tejet i varfër, priti, strehoi dhe ushqeu rreth 600 mijë shqiptarë të Kosovës, që u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore, që po të krahasohet me numrin e popullsisë së Republikës së Shqipërisë, është njëlloj sikur të priste Republika e pasur Federale Gjermane 29 milionë refugjatë, në një intensitet të ngjeshur kohor brenda dy javëve. Dhe këtë strehim e rregullim në Shqipëri e bëri populli…

Ky respekt që tregon populli i Malësisë së Gollakut ndaj nesh, jo vetëm që i nderon, por njëkohësisht edhe i fisnikëron më tepër, dhe… është mësim për të tjerët. Me këtë veprim ata e lartësojnë edhe më shumë veten, nderojnë tërë popullin shqiptar të Kosovës dhe u tregojnë të tjerëve se ata janë popull mirënjohës dhe jo bukëshkalë si ata që përmenda më lartë.

Prandaj, kushdo që mundohet të hedhë baltë mbi UÇK-në dhe luftëtarët e saj, e ka të kotë, pasi aq sa mund ta zhdukin mjegullat malin, aq mund ta eliminojnë thashethemet dhe shpifjet UÇK-në heroike.

Të gjitha këto çka përmenda, më shtyjnë ta mbyll këtë meditim me fjalët lapidar, që janë shkruar në atë përmendore që u inaugurua sot, në nderim të heroizmit të bijve të atij populli: “Lavdi heroizmit të këtij populli dhe luftëtarëve të Brigadës 153 të UÇK-së, që me sakrificat dhe gjakun e tyre i sollën lirinë Kosovës”.

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimi i kolonel Dilaver Goxhajt: Lufta e forcave të UÇK-së kundër 3 mijë forcave serbe të shoqëruar me tanke më 8 prill 1999 në rajonin e Pagarushës dhe bilanci i saj.

-Si rrethuam dhe asgjësuam 20 persona të repartit paramilitar serb në fshatin Mihaliç, të Zonës Operative të Shalës që kishin djegur të gjitha shtëpitë deh pronat e banorëve.

-Sulmet në zonën e Llapit ku mes 19 të vrarëve serbë, ishte dhe një oficer (kapiten) rus që kishte luftuar dhe në Çeçeni.

 

Përgatiti: Kujtim Boriçi September 12, 2013 17:08
Komento

18 Komente

  1. Mali i gjeshnikoshit September 12, 21:01

    Nderim atyre qe shkuan te luftojne per lirine e kosoves dhe pezmatim per ata që japin mend pa levizur nga vendi dhe pa na treguar se çkane berë,çfarë vlerash personale kane dhe çfare aktesh te rëndesishme kanë kryer. Neqoftese nuk ke kryer akte me te medha se koloneli që shkoi në kosove nuk ke te drejtën morale ta gjykosh ate… Faleminderit.

    Reply to this comment
  2. Mali i gjeshnikoshit September 12, 21:02

    Sos! Nderim atyre qe shkuan te luftojne per lirine e kosoves dhe pezmatim per ata që japin mend pa levizur nga vendi dhe pa na treguar se çkane berë,çfarë vlerash personale kane dhe çfare aktesh te rëndesishme kanë kryer. Neqoftese nuk ke kryer akte me te medha se koloneli që shkoi në kosove nuk ke te drejtën morale ta gjykosh ate… Faleminderit.

    Reply to this comment
  3. Shaqo Bregu September 12, 21:21

    Kush nderon luftetaret, se pari ka nderuar veten! Te gjithe ata qe luftuan ne radhet e UCK-se per lirine e Kosoves, jane te nderuar e te respektuar! Kane ebre detyren si shqiptare e si atdhetare!

    Reply to this comment
  4. zefi September 12, 22:41

    Pse e shkruan “Atdheu ame”,ky kolonel idiot,ne vend,qe ta shkruaj SHQIPERIA????
    Ky kolonel eshte nga Shqiperia,ndaj nuk duhet ta kete per TURP ta shqiptoje me krenari emrin e saj:
    – SHQIPERIA!!!
    Ja si vazhdonme tej MENDJEMADHESIA E TIJ e llaftarisur:
    -“…isha i ftuar të përshëndesja në mitingun ”Ditët e Krenarisë së Gollakut”‘, në Stallovë të asaj Malësie, në emër të ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe vullnetarëve nga Atdheu amë…”!!!
    E kujt i plasi se ti paske qene i ftuar???
    Cfare rendesie politike,ushtarake etj ka,qe ti te na krekosesh ne cdo shkrim:”UNE-UNE-UNE-UNE???
    Mire qe nuk na tregon se ku e hengret dreken,cfare hengret dhe a te vune ne qoshe ty apo dike tjeter!!!
    HYYYYYY,DELIRANT I PESHTIROSUR!!!

    Reply to this comment
    • Peza September 13, 11:11

      Asnjehere nuk e permend SHQIPERINE ky BALLIST I LABERISE,por “Atdheu ame”!!!
      Doemos,ka marre dicka nga MALOKERIA,qe gruas,burri nuk i therret ne emer,por,”NA,OJ TIIII”!!!,ndersa bashkefshataret nuk e therrasin nusen me emer,por :”O E ISMAILIT”,”O E REXHEPIT”!!!
      Dikur,ne borderote e pagesave ne nje kooperative bujqesore ne VERI te Shqiperise vura re se te gjitha grate shenoheshin jo me mbiemra,por si mbiemer u vihej emri i burrit!!!
      Pra nje grua,qe quhej Sheqere Berisha, ne bordero shenohej “Sheqere Saliu”!!!
      E kane patur ne GJAK POSHTERIMIN E GRUAS MALOKERIA,ndersa ky BALLISTI LAB KETE GJE NA E CON DERI TE ATDHEU!!!
      – SHQIPERIA- ESHTE ATDHEU YT,O LAPANGJOZ e jo “Atdheu ame”!!!

      Reply to this comment
      • ximi September 13, 13:07

        o Spiro butka, tash ta mesuem emnin, mor llacifaci antishqiptar qe nuk ka mbet ushtri pa te shporrun, si ajo e Shqipnise, ashtu ene KFOR ashtu ene TMK dhe tash po na ben patriotin tuj perdor gjithfare nofkash. tuj te perxanun tane ushtrite e merret me mend se cfare monstre je.

        Reply to this comment
    • Isuf presheva September 13, 11:12

      Zefi ! E di çfarë kuptimi ka aj komenta jote. Kuptimin e antishqiptorit budall qi prish pun per ton antishqiptarat e tjenë. Ma mir nji anmik se nji mik budall si tyna.

      Reply to this comment
      • zefi September 13, 12:50

        @Isuf Presheva!
        Isuf!
        Ti dhe kosovaret e tjere duhet ta kuptoni mire se kur te SHAN nje njeri edhe sikur ben te lavderoje!!!
        Nuk kam nevoje te te mbush mendjen ty,se aq kupton ose aq te intereson te kuptosh!!
        Se kush eshte ANTISHQIPTARI ketu duket hapur:
        TI MBURR NJE LEGEN SHQIPTAR,QE KREKOSET SI GJELI MAJE PLEHUT DUKE THENE NE CDO CAST:”
        UNE E CLIROVA KOSOVEN”!!!
        Per deri sa ju mbroni ARMIKUN ME TE MADH TE KOSOVAREVE, Sali Berishen,qe FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE,QE JU GJAKOSEN JUVE,atehere nuk ka nevoje me per t’u mbushur mendjen!!
        Sa per ate,qe thua “ME MIRE NJE ARMIK SE NJI MIK BUDALL”,ketu ke te drejte:
        -KUR SHQIPTARET E SHQIPERISE(kryesisht JUGU),LUFTONTE PER CLIRIMIN E VENDIT NGA BISHA NAZISTE,JU KOSOVARET,KRIJUAT DIVIZIONIN NAZIST ME EMRIN “SCANDERBEG”!!!
        Gjeje vete se cdo te thote kjo!!
        Shumica e juaj i kane sherbyer UDB-se duke spiunuar njeri tjetrin,ndaj edhe sot,keni ardhur si HAJDUTE ne Shqiperi per te VOTUAR ILEGALISHT per Sali Berishen!!!
        Ne 23 QERSHOR e moret vesh se sa e URREJME NE KETE BERISHEN TUAJ,ndaj ju me QENDRIMIN TUAJ, keni fituar edhe URREJTJEN TONE!!!
        Kete ta them une,I BIRI I PARTIZANIT TE BRIGADES 22 SULMUESE HEROIKE TE USHTRISE NACIONAL- CLIRIMTARE,QE ME URDHER TE GJENERAL-KOLONEL ENVER HOXHES,LUFTUAN DHE CLIRUAN TROJET SHQIPTARE NE ISH JUGOSLLAVI DUKE DHENE JETEN 650 BIJ E BIJA HEROIKE!!!
        Per ne SHQIPTARET E SHQIPERISE,SALI BERISHA KA BERE NJE MIJE E NJE TE ZEZA!!
        PO PER JU,CFARE KA BERE???
        VETEM SE JU KA VRARE!!!
        QEPE GOJEN DHE MOS FOL ME!!!
        SHKJAU JU KA VRARE E PRERE NDAJ MOS U MBURRNI SE JU E CLIRUAT KOSOVEN!!!
        SHQIPERIA KA TE DREJTE TE MBURRET PER LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,SE NE TERITORIN E SAJ NUK SHKELI KEMBA E ASNJE USHTARI TE HUAJ POER NDIHME!!!
        Kete e beri ENVER HOXHA,ndersa Sali Berisha vetem ju ka vrare pas SHPINE!!!
        Kete kolonelin mendjemadh merreni e mbajeni ne PRISHTINE,me qe e dashkeni kaq shume!!!

        Reply to this comment
        • islami September 13, 13:13

          o spio butka, me fal, bucka, se tash e kena mesu mbiemnin tat te vertete, nuk ti nuk mudesh me fol mire per vullnetaret nga shqipnia ame se nuk ke gjak shqiptari dhe si i tillevetem mutesira e me qit nga goja, pavaresisht se here del me nji emen e here menji emen tjeter, or je vec ty dhe askush tjeten qe flet keq per vullnetaret nga shqipnia, dhe vetem e vetem se je antishqiptar, pavaresisht se kena mare vesht se ata te ambasades sone ne tirane te kan afruar, noshta nga qe te perdorin si spiun kunder shqiptareve se e kena marre vesht se edhe te kanedekoru si luftetar. trp per qevrine tone qe nuk ka reagu ndaj ambsades sone te atjeshme.

          Reply to this comment
    • Isuf presheva September 13, 11:15

      Kushtrim burra Zefi ! E di çfarë kuptimi ka aj komenta jote. Kuptimin e antishqiptorit budall qi prish pun per ton antishqiptarat e tjenë. Ma mir nji anmik se nji mik budall si tyna.

      Reply to this comment
      • Isuf presheva September 13, 13:43

        O zef, qi budallën ban me çef,as t’kam pa e as po m’shef , sdu me t’pa mar burr i mutës,se je kokrra e harbutës,je nji gjasme kamentar,çish ban burra si gomar.shan gjithçka ndër kosovar,veq gomar dhe antishqyptar. Ysha…

        Reply to this comment
  5. ciku September 13, 09:27

    Me falni per injorancen, vetem fitore kishte UCK-ja??? Pse nderhyri NATO kur UCK vetem po fitonte dhe mposhte ushtrine dhe paraushtaraket serb???!!!

    Reply to this comment
    • islami September 13, 13:16

      ti qenke rrot fare. pse si mundesh me e perzen aq kollaj uck serbine? ti ta ka shpjegu zotnia gjate intervistes, nese e ke lexue. mos valle je i njajti person Zefi e Peza? nuk ka si me qene ndryshe.

      Reply to this comment
      • Peza September 13, 20:56

        Ja ne cfare niveli ka shkruar ky koloneli lab,qe po e mbrojne ca INJORANTE DHE COBANE DHISH ME 3 KLASE SHKOLLE,QE AS SHQIP NUK DINE TE SHKRUAJNE!!!
        Keta e TURPEROJNE LUFTEN E UCK-se e jo ta nderojne!!!

        Reply to this comment
  6. Krokodila September 13, 20:13

    Zefa,peza,sevim(femën) t’tan jan spiro buçka ose ma shqip hajn i kfor-s. Kët njeri do e shklyjn do familje n’prishtin se bashk me nj’polic t’shkjaut i kon spiunu te kfor-a. Polices shkja i osht prezantu me mbiemnin buçkoviç. Edhe ky don me e vra. S’dij përse..

    Reply to this comment
    • zefi September 13, 20:52

      O krokodil,leshi!
      Qe je trim,dukesh,nga fjalori prej shpellari,qe perdor!!!
      Ti nuk mund te kuptosh se cfare shkruan ky koloneli,se je injorant ne kete fushe!!!
      Sa per trimerine tende te shpifur,do besh mire ta PROVOSH VETEN DUKE SHKLYER(se kanibal je)serbet qe ju kane vrare mijra kosovare,qe ju kane perdhunuar mijra gra e vajza,qe ju kane zhdukur mijra njerez e qe ju nuk po i gjeni dot varret,si dhe Sali Berishen ketu ne Shqiperi,qe ndihmoi serbet duke i furnizuar me nafte tanket per t’ju SHKLYER juve si popull!!
      A NUK MJAFTOJNE KETO SHEMBUJ,QE PO TE JAP,QE TI DHE TE TJERE SHPELLARE SI TY,TA TREGONI TRIMERINE????
      Boll me se na cate ….!!!

      Reply to this comment
  7. toska September 13, 20:28

    I lutem redaksise se gazetes te na perktheje pak ato turlite e pellazgjishtes qe zoti “krokodila” dhe islamisti me aq shume pasion kane zhgaravitur ne faqen tuaj.
    Ju faleminderit per mirekuptimin.

    Reply to this comment
  8. Redaksia e perkthimeve per shqiptart qe s'din shqip September 14, 09:56

    Ato perkthen keshtu o spiro buçka i ba “toska”/gjith antishqiptart si puna jote duhet me i çu n’sërbi sepse tash e kan plotsue misionin. Pikspari kane zhduk dialektat shqip dhe i kan zvandsue me dialektat e arkanit…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim